Horoskopi javor 5-12 Nentor/ Keto jane 4 shenjat qe do kene 7 ditet me te mira te muajit

Dashi

Jeta juaj në çift do jetë e mbushur me emocione të forta këtë javë, por ato do jenë si pozitive ashtu edhe negative. Përgatituni shpirtërisht. Beqarët do kenë më shumë fat se asnjëherë me parë dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak orësh. Edhe në planin financiar do jeni me fat. Do arrini t’i kryeni një e nga një të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Demi

Kjo do jetë një javë e mrekullueshme për të dashuruarit. Çdo ditë do përjetoni ndjesi të reja dhe do ju duket shpesh sikur jeni nëpër ëndrra. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Sektori i financave nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Prej pak kohësh po ecni vetëm me plane dhe kjo është gjeja më e mirë. Gjendja shëndetësore herë do jetë e mirë dhe herë do lërë për të dëshiruar.

Binjakët

Kjo do jetë një javë vendimtare për ata që janë në një lidhje. Nëse keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje në çift që nga fillimi kësaj periudhe gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Beqarët duhet të jenë më të kujdesshëm dhe nuk duhet të besojnë verbërisht tek fjalët e bukura që do ju thonë disa persona. Në punë klima do jetë e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Në familje do jeni më të organizuar.

Gaforrja

Nëse nuk doni të keni debate dhe probleme me partnerin tuaj, duhet te tregoheni me tolerantë dhe më të kuptueshëm këtë javë. Nëse i kaloni edhe këto sfida që do ju dalin këtë periudhe gjendja do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga i ftohti. Në punë do ecni me plane dhe kjo do ju çojë shpejt në rrugën e duhur. Jeta familjare do jetë e mbrojtur.

Luani

Këtë javë do mundoheni të vendosni ekuilibrin dhe qetësinë në jetën tuaj ne çift, por nëse partneri është autoritar do e keni paksa me te vështirë. Beqarët do kenë gjithë kohës njohje të reja, por takimi vendimtar do ndihet ditën e enjte.Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mjaftueshëm për gjërat që do ju nevojiten më tepër. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk do jetë aspak e keqe.

Virgjëresha

Do jepni maksimumin gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe do e ndryshoni për mirë atmosferën e jetës në çift. Edhe ata që kanë pasur probleme serioze do ndihen shumë më të qetë. Beqarët nuk do jene në humorin duhur për te filluar menjëherë një lidhje. Në punë nuk do i keni gjërat aq të thjeshta, por në fund do ja arrini qëllimit tuaj përfundimtar.

Peshorja

Javë e mbushur me sensualitet dhe emocione të forta do jetë kjo për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mirë dhe nuk do mbeteni vetëm asnjë çast. Beqarët do ëndërrojnë më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket shumë i trishtë. Ata duhet të kthehen sa më parë me këmbë ne toke. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe për këtë duhet te falënderoni yjet.

Akrepi

Këtë javë do jeni më pozitive dhe me optimistë ju të dashuruarit. Edhe kur t’iu dalin vështirësi ju do dini si t’i kaloni shpejt dhe me buzëqeshje. Beqarët me shumë gjasë do afrohen pranë disa personave interesante dhe mund të fillojnë shpejt një lidhje jetëgjatë. Në punë do jeni ambiciozë dhe nuk do ndaleni përballë sfidave që do ju dalin. Jeta familjare do jetë tejet delikate.

Shigjetari

Venusi do bëjë që kjo javë të jetë një prej më të bukurave të jetës suaj në çift. Do ketë përmirësime të dukshme në marrëdhënien tuaj dhe gjatë gjithë kohës do mbizotërojë buzëqeshja. Bëqaret nuk duhet te pranojnë çdo lloj ftese vetëm që të ndryshojnë statusin sepse do lëndohen shume. Në punë pranojini sugjerimet dhe idetë sepse ato do ju çojnë në drejtimin e duhur. Familja goxha e qetë.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave do kaloni ditë të bukura dhe të mbushura me çaste të lumtura ju të dashuruarit. Secili do bëjë më të mirën që emocionet të jenë të forta. Beqarët nuk duhet të fillojnë menjëherë një lidhje me persona që thjesht i tërheqin fizikisht Në punë bëni më të mirën dhe çdo gjë do ju ecë për mrekulli.

Ujori

Klima yjore do ju nxitë të tregoheni të pakujdesshëm gjatë kësaj jave dhe ka rrezik të flirtoni me të tërë dhe kur të keni partnerin pranë. Për financat do jetë një javë me fat dhe mund të hiqni edhe para mënjanë për të siguruar të ardhmen. Shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm dhe do keni energjinë qe keni dëshiruar gjithmonë. Në punë do kaloni sfida të vështira dhe do ju duhet sa më shumë durim. Në familje klima do jetë elektrizuese.

Peshqit

Këtë javë ambienti në çift pritet të jetë shumë më i qetë se më parë. Do e keni më të lehtë komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Të ardhurat do përmirësohen tej mase edhe falë menaxhimit të mirë që keni bërë së fundmi. Për punën do jetë një jave plot shkëlqim.

Author: horoscope