Horoskopi i muajit dhjetor: UJORI dhe PESHQIT Nga PAOLO FOX

UJORI:

Muaji i fundit do të jetë më i qetë në aspektin profesional. Diçka ka ndryshuar që prej tetorit, ndoshta një projekt i ri apo një eksperiment që po bëni. Situata financiare është e qëndrueshme momentalisht dhe pa dyshim që keni fituar më shumë të ardhura se vitin e kaluar.

Marsi nis një kalim të bukur në shenjën tuaj në datën 13, i cili do t’ju japë forca dhe kurajë. Me kujdesin e duhur, rezultatet do të jenë fantastike. Nëse keni një propozim të ri, më mirë prisni gjysmën e dytë të muajit. Do të kapërceni të gjitha problemet ligjore. Urani i largët inkurajon Ujorët që ndryshojnë “binarët” dhe të marrin vendime të mëdha. Qëndroni më pranë natyrës. Shumë prej jush janë në kërkim të një shtëpie larg kaosit dhe zhurmës.

Dashuria juaj është ëndërrimtare, por njëherazi edhe konkrete. Fundviti do të sjellë përballje me ish-partnerët dhe peshorja do të anojë nga ju. Jeni çliruar nga një barrë e madhe dhe ndiheni më mirë vetëm. Ujorët nuk kërkojnë thjesht një të dashur, por edhe një mik. Kërkojnë një raport, në të cilin nuk flitet vetëm për seks, xhelozi, përgjegjësi në çift, por edhe plane për një të ardhme të bukur. Çiftet e konsoliduara apo të martuarit do të kenë disa debate që lidhen me probleme ekonomike, por viti do të mbyllet shumë shpresëdhënës.

Dhjetori do të nisë disi problematik për shkak të Marsit, por pas datës 13, gjërat do të shkojnë më mirë. Pas datës 29 do të nisë edhe një rikuperim fizik, financiar dhe profesional. Pas kësaj date do të ndiheni më të qetë mendërisht, por edhe trupi do t’ju falënderojë.

PESHQIT: Kalimi i Venusit do të jetë pozitiv gjatë gjithë muajit për të lindurit e kësaj shenje. Pas tij, vjen Mërkuri më datën 13, i cili do t’ju ndihmojë me të gjitha problematikat profesionale. Një telefonatë e rëndësishme do të sjellë një projekt të ri. Do t’ju jepet mundësia të hiqni një barrë të madhe që mbanit mbi shpatulla. Nëse dy javët e para të dhjetorit ju këshillojmë të tregoheni të matur me paratë, gjatë gjysmës tjetër do të ndiheni më të lirshëm. Ndiheni ende disi të nervozuar, dhe pikërisht ky nervozizëm do t’ju nxitë të thoni apo bëni gjëra që do të vënë në dyshim rolin tuaj në punë. Kujdes në datat 3, 4, 17 dhe 18, pasi mund të shkatërroni gjithçka në aspektin profesional. Keni përshtypjen se të tjerët nuk ju dëgjojnë, por a është vërtet kështu? Ndonjëherë i bëni filmat në kokën tuaj, lërini gjërat të rrjedhin vetë.

Sigurisht që dashuria do të jetë një pikë referimi gjatë dhjetorit, edhe pse puna ju merr pjesën më të madhe të kohës. Yjet ju japin një sërë zgjidhjesh. Çiftet në krizë do t’i japin fund, ndërsa të vetmuarit do të përpiqen të gjejnë partnerë goxha më të mëdhenj në moshë pasi kërkojë siguri. Marsi mund të ngacmojë paksa xhelozinë në çift dhe mund të sjellë polemika. Shumë çifte po planifikojnë blerjen e një shtëpie të re që prej vitit të shkuar. Mezi prisni të ndërtoni një të ardhme së bashku. Beqarët nga ana tjetër duhet të kenë parasysh se dashuria ndonjëherë nuk duket sheshit, por fshihet te detajet e vogla. Mjaft të keni guximin t’i zbuloni. Yjet favorizojnë të gjithë ata që po mendojnë për martesë.

Bëni kujdes me shëndetin në datat 17 dhe 24, pasi Marsi mund të provokojë disa probleme. Mos flisni vetëm për paratë dhe punën, sepse ndonjëherë vlen më shumë mendja. Sa herë që keni një problem, mendoni vetëm për të dhe asgjë tjetër s’ekziston. Këtë fundvit do të doni t’i kaloni festat në mënyrë sa më intime, larg kaosit.

Author: horoscope