Dhjetori do t’ju ngrohë zemrat këtyre shenjave, ja kush do të gjejë dashurinë e vërtetë këtë muaj

DASHI:

Venusi këtë muaj nuk ju favorizon si muajin e kaluar. Çiftet e martuara do të përpiqen të flasin më shtruar për të shmangur zënka të tjera dhe këtë periudhë të lodhshme në fushën e ndjenjave. A mungon vërtet dashuria apo problemet ekonomike dhe ato në punë po ndikojnë në marrëdhënie? Kjo e fundit, sidomos nëse është në vështirësi do të vihet në provë nga një faktor i jashtëm.

Këshillat jo dhe aq të sinqerta nuk do t’jua lehtësojnë gjërat. Faza më e mirë e muajit do të nisë pas datës 13, kur Marsi do të kalojë në shenjën tuaj. Viti i Ri do të jetë i shkëlqyer për beqarët. Edhe pse takimet e dhjetorit nuk do të jenë shumë emocionuese, prapë diçka mund të arrihet. Të dielat e muajit do të shoqërohen nga debate të shumta, sidomos nëse partnerët jetojnë larg njëri-tjetrit fizikisht. Janari do të nisë më mirë në aspektin sentimental.

DEMI: Do të keni më shumë besim në dashuri dhe uroj vërtet që çiftet në krizë apo që jetojnë larg njëri-tjetrit të kenë gjetur mirëkuptimin e duhur. Nëse jeni të ndarë, data 25 do të jetë shumë e mirë për njohje të reja falë Venusit dhe Hënës. Gjatë Vitit të Ri mund të lindë një emocion më shumë. Shumë nga ju do ta mbyllin vitin me dyshime për shtëpinë, shpenzimet apo blerjet që duan të bëjnë. Nga kjo situatë apatie do të dilni shumë shpejt. Kush është në kërkim të aventurave, nuk do t’i mungojnë rastet.

BINJAKËT: Marsi do t’ju nervozojë disi në dhjetor dhe duhet të bëni shumë kujdes nëse partnerët tuaj janë të shenjës së Demit, Luani dhe Akrepit. Përgjegjësitë që keni në shtëpi nuk janë të vogla dhe do të kaloni ditë të lodhshme. Gjatë periudhës së festave do të reflektoni dhe do të vendosni se me kë doni të rrini, sidomos nëse bëhet fjalë për familjarë. Mos u pushtoni nga pesimizmi, pasi do të kalojë shumë shpejt.

GAFORRJA: Çiftet që kanë përballuar stuhitë e javëve të fundit, nuk duhet të gënjehen nga ndikimi negativ i Venusit. Miqësitë do të bëhen vërtet të forta. Shumë nga ju janë ndikuar nga familjarë të jashtëm që nuk kanë pasur lidhje me problemet tuaja. Këto ndërhyrje nga jashtë kanë hapur më shumë telashe. Duhet të gjeni ekuilibrin në çift, sidomos nëse njëri nga partnerët ka pasur edhe probleme në punë.

LUANI: Nuk mund të themi se kjo do të jetë një periudhë e qetë. Bëni mirë të shmangni konfliktet me një ish-partner. Kush nga ju është ndarë në muajt e parë të vitit, tani kërkon vetëm qëndrueshmëri. Po beqarët? Jeni disi dyshues ndaj njohjeve të reja, sidomos pas ndarjes së fundit. Nëse një lidhje nuk funksionon, bëjani të qartë dhe pikë. Në janar do të merrni vendime përfundimtare. Gjatë pjesës së parë të vitit bëni mirë të shmangni kompromiset dhe të bëni çka ju pëlqen më shumë. Viti i Ri do të sjellë energji të reja pozitive, do të keni dëshirë të argëtoheni apo të bëni ndonjë çmenduri. Pas një periudhe të lodhshme, keni të drejtë të ndiheni i dashur nga të tjerët.

VIRGJËRESHA: Venusi do të konfirmojë dëshirën tuaj për të qartësuar ndjenjat. Ata që janë në dilemë mes dy dashurish, duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre. Edhe ata që nuk kanë besim te partnerët, duhet t’ia thonë hapur. Zgjedhjet tuaja do të ndikohen pa dyshim nga Venusi dhe Mërkuri që ju vjen në ndihmë gjysmën e dytë të muajit. Atmosfera e festave do të shërbejë për t’u pajtuar, sidomos me disa familjarë që keni pasur probleme të hershme. Është e vërtetë që keni kapërcyer vështirësi të mëdha financiare në familje, por edhe 2022 do të sjellë shpenzime të paparashikuara për fëmijët apo për shtëpinë. Çiftet e konsoliduara nuk duhet të kenë frikë nga Jupiteri që kalon në shenjën tuaj pas datës 29. Ata që i kanë partnerët larg, duket se do të marrin një vendim përfundimtar. Shfrytëzoni festat për t’u afruar.

PESHORJA: Yjet nuk do të dhurojnë shumë pasion këtë muaj, por kjo nuk do të thotë se dashuria do të mungojë. Çiftet do të përjetojnë debate, polemika, do të nxjerrin në pah inate të vjetra, por në marrëdhënie nuk ndryshon asgjë. Mos u fshihni pas fjalëve të kota, justifikimeve apo gënjeshtrave. Problemet në çift vijnë pikërisht se një nga ju nuk është treguar i sinqertë. Debatet do të kenë në thelb problemet financiare apo dhe çështje që lidhen me fëmijët. Mos përsëritni disa herë të njëjtat gabime duke u shtirur sikur nuk kuptoni. Qetësia juaj do të vihet në provë në datat 19 dhe 20. Marrëdhëniet në distancë e vuajnë shumë largësinë nga ana psikologjike. Mendoni më shumë për ndjenjat tuaja, për arsyet themelore të ekzistencës suaj. Takime të reja për beqarët, takime që do të lënë gjurmë. Mos hezitoni nga frika se mos gaboni.

AKREPI: Gjatë dhjetorit do të jeni më mirëkuptues ndaj partnerëve. Projektet në çift janë më të realizueshëm. Kush nga ju kërkon një dashuri të re, yjet janë pa dyshim në favorin tuaj. Me partnerin e duhur në krah, jeni duke menduar për një ndryshim radikal jetese, qoftë edhe një shpërngulje të mundur. Jupiteri në fundvit do t’ju bëjë më krijues. Nëse po mendoni për një fëmijë, kjo është periudha e duhur. Çiftet në krizë s’duhet të bllokohen nga histori që tanimë i përkasin së shkuarës

SHIGJETARI: Në aspektin sentimental ka mbizotëruar kaosi, ja përse tani duhet t’i qartësoni gjërat. Kush është i martuar dhe ka një familje po kujton problemet e së shkuarës. Dhjetori sjell pasion, ndaj uroj të keni në krah personin e duhur, përndryshe do të shkoni ta kërkoni tjetërkund. Shumë planetë ushtrojnë ndikimin e tyre pas datës 22. Gjeni sensualitetin tuaj, i cili është pika juaj e fortë. Raportet me prindërit kërkojnë përgjegjësi maksimale. Nëse keni çështje ligjore të hapura me ish-partnerët, jepuni fund sa më shpejt. Viti 2022 do të shquhet për një ngadalësim të procedurave të tilla. Në janar do ta ngrini më shumë zërin.

BRICJAPI: Venusi vazhdon me ndikimin e tij të mirë në shenjën tuaj. Do të ndieni nevojë të flisni pa pushim për dashurinë. Edhe pse zakonisht jeni njerëz shumë racionalë, papritur mund të lini kokën për dikë që as nuk e kishit menduar. Raportet me fëmijët do të jenë të shkëlqyera. Ditë të favorshme edhe për martesat. Çiftet në krizë do të gjejnë një zgjidhje që do t’i kënaqë të dyja palët. Yjet do të mbështesin edhe ata që duan të bëhen me fëmijë.  Dashuria do t’jua ngrohë zemrat këtë dhjetor.

UJORI: Dashuria juaj është ëndërrimtare, por njëherazi edhe konkrete. Fundviti do të sjellë përballje me ish-partnerët dhe peshorja do të anojë nga ju. Jeni çliruar nga një barrë e madhe dhe ndiheni më mirë vetëm. Ujorët nuk kërkojnë thjesht një të dashur, por edhe një mik. Kërkojnë një raport, në të cilin nuk flitet vetëm për seks, xhelozi, përgjegjësi në çift, por edhe plane për një të ardhme të bukur. Çiftet e konsoliduara apo të martuarit do të kenë disa debate që lidhen me probleme ekonomike, por viti do të mbyllet shumë shpresëdhënës.

PESHQIT: Sigurisht që dashuria do të jetë një pikë referimi gjatë dhjetorit, edhe pse puna ju merr pjesën më të madhe të kohës. Yjet ju japin një sërë zgjidhjesh. Çiftet në krizë do t’i japin fund, ndërsa të vetmuarit do të përpiqen të gjejnë partnerë goxha më të mëdhenj në moshë pasi kërkojë siguri. Marsi mund të ngacmojë paksa xhelozinë në çift dhe mund të sjellë polemika. Shumë çifte po planifikojnë blerjen e një shtëpie të re që prej vitit të shkuar. Mezi prisni të ndërtoni një të ardhme së bashku. Beqarët nga ana tjetër duhet të kenë parasysh se dashuria ndonjëherë nuk duket sheshit, por fshihet te detajet e vogla. Mjaft të keni guximin t’i zbuloni. Yjet favorizojnë të gjithë ata që po mendojnë për martesë.

Author: horoscope