Jemi zyrtarisht në sezonin e Bricjapit dhe do të qëndrojmë aty deri në 20 janar, prandaj bëhuni gati të dëgjoni më shumë prej tyre. Sot specifikisht është momenti i gruas Bricjap. Çfarë ka ajo ndryshe nga të tjerat?
Ka një personalitet të pazakontë.
Bricjapët janë shenjë e tokës dhe i tërheqin njerëzit që janë vetvetja. Ajo është një projektuese e lindur, e mban veten gjithmonë të organizuar dhe është gati për të qenë një lidere. Ajo e ka të lehtë të gjejë rrugën e duhur. Disa femra të kësaj shenje duken si pa emocione, por në fakt janë thjesht, të turpshme. Ajo vishet sipas rasteve, por ka aftësinë ta bëjë dhe një qese plastike të duket si një çantë Versace. Ajo nuk ka nevojë për të qenë qendra e vëmendjes që ju ta njihni.
Është shumë punëtore, por nuk të lë pas dore për arritjet e saj.
Femra e Bricjapit është e fokusuar tek karriera. Kjo nuk lidhet vetëm me punën sepse ajo ka pasion për çdo gjë që bën. Mirëpo një nga kritikat më të mëdha është se ajo është perfeksioniste. Ato janë të përulura për arritjet e tyre në jetë. Nuk duhet domosdoshmërisht të jeni në nivelin e tyre, por duhet patjetër t’i respektoni.
Ajo nuk shpenzon kurrë më tepër seç duhet.
Një femër e Bricjapit i ka qëllimet e saj të qarta. Megjithëse ajo punon shumë, nuk emocionohet shumë për sukseset e saj dhe i shpenzon në mënyrë të pamenduar të ardhurat që fiton nga kjo punë. Çdo qindarkë e fituar ruhet me kujdes për të ardhmen e saj.
Ajo është shumë besnike, por nuk mund ta merrni atë si të garantuar.
Nëse vjen fjala tek marrëdhënia, një femër bricjap do jetë gjithmonë besnike. Mirëpo ajo nuk ja hap zemrën kujtdo. Ajo ka nevojë për dikë që nuk frikësohet nga sukseset e saj. Për Bricjapin gjithçka është si punë në grup. Ajo ka nevojë për një njeri që ka sens humori dhe që është i vërtetë. Sado që ajo i ruan emocionet e veta, ajo do t’ju dojë përjetësisht dhe do presë nga ju të njëjtën gjë. Një bricjap mund të falë, por rifitimi i besimit tek ajo mund të jetë shumë i vështirë për një femër të kësaj shenje.
Ajo di t’ju kënaqë në shtrat dhe kërkon që ju të bëni të njëjtën gjë.
Në shtrat emri i saj është ‘kënaqësi’. Ajo është e etur të kuptojë mënyrat se si mund të tërheqë partnerin e saj. Por gjithsesi ajo nuk do t’ju jap më shumë nga sa merr. Ajo është një vajzë e thjeshtë që i mban mend edhe gjërat e vogla dhe në fund të ditës ajo udhëhiqet nga basioni dhe dashuria.
Burimi: Elite Daily