Çfarë ju pret në vitin 2022? Një parashikim i përmbledhur për çdo shenjë nga astrologia e famshme botërore Susan Miller

Çfarë ju pret në vitin 2022?

Dashi

Pas disa vitesh të vështira, viti 2022 përfaqëson një kohë zgjerimi dhe optimizmi. Jupiteri vjen vetëm çdo 12 vjet, kështu që ju po filloni një kapitull të ri në jetën tuaj, duke prekur shumë fusha. Do të takoni njerëz të nivelit të lartë dhe do të krijoni kontakte të reja të shkëlqyera, duke përfshirë, ndoshta, një interes romantik që mund të jetë çfarë keni kërkuar prej kohësh. Jupiteri në shenjën e Dashit konsiderohet si aspekti më i mirë i mundshëm për të gjetur dashurinë e vërtetë dhe të qëndrueshme.

Demi

Teksa fillon viti 2022, Jupiteri është zhvendosur te Peshqit dhe ky është një lajm i mirë që do të sjellë fitime nga puna e bërë një vit më parë, veçanërisht nëse jeni të vetëpunësuar. Jupiteri te Peshqit do të zgjerojë shumë rrethin e miqve, kontakteve dhe kolegëve. Si sundimtari natyror i shtëpisë së parave të njerëzve të tjerë, këta miq dhe kontakte të reja do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë tuaj për të fituar para. Për mundësinë më të mirë për të takuar dikë të ri, kini parasysh Hënën e re të 27 gushtit te Virgjëresha. Mes miqve të rinj që do të bëni, nëse jeni beqarë, dikush mund të kthehet në një interes serioz romantik. Është një vit i bukur! Bëhuni gati!

Binjakët

Viti i ardhshëm do të jetë një nga vitet më të mira për karrierën në më shumë se një dekadë, me një mori mundësish profesionale për të cilat vetëm keni ëndërruar. Muajt më të mirë për arritjet profesionale do të jenë nga 28 dhjetori 2021 deri më 10 maj 2022 dhe më pas nga 27 tetori deri më 20 dhjetor. Çështjet e zemrës do të vendosen në plan të dytë, por sapo Jupiteri të zhvendoset te Dashi, nga 10 maji deri më 27 tetor, do të keni shumë më tepër kohë për dashuri dhe një jetë personale të cilën e ëndërroni prej kohësh. Ky do të jetë një vit me ritme të shpejta ndaj bëni pushime për t’u çlodhur me miqtë gjatë fundjavave ose për darkë. Po ngjiteni goxha lart i dashur Binjak dhe askush nuk mund t’ju ndalë tani.

Gaforrja

Ju pret një vit i lumtur përpara. Për herë të parë në 12 vjet, Jupiteri fatsjellës do të jetë te Peshqit, një shenjë uji që përzihet në mënyrë të përkryer me tuajën. Momenti më i mirë për karrierën do të vijë në Hënën e re te Dashi më 31 mars, në shtëpinë e dhjetë të përparimit dhe prestigjit në karrierë. Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj më 17 korrik për të qëndruar deri më 11 gusht. Kjo është koha për t’u shoqëruar, për të blerë rroba të reja dhe për t’u përqendruar te pamja. Pasi të keni disa gjëra të reja, dilni jashtë – vështirë se do t’ju rezistojnë.

Luani

Këtë vit, i dashur Luan, gjërat do të marrin një kthesë. Në planin financiar do ia dilni mirë, me përparime potencialisht emocionuese në karrierë. Kjo është veçanërisht e vërtetë në javët pas Hënës së re të 2 marsit, duke shënuar një muaj të rëndësishëm për përfitime financiare. Kur bëhet fjalë për romancën, do të shkëlqeni duke filluar nga Hëna e re më 23 nëntor, në shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë. Jeni të emocionuar? E kuptueshme.

Virgjëresha

Dy vitet e fundit mund të kenë sjellë ndryshime të vështira në jetën tuaj për shkak të pandemisë, por më e keqja duket se ka mbaruar. Ju pret një vit i lumtur, një angazhim i mundshëm në dashuri (bashkëjetesë, martesë), një shans për t’u rritur shumë në karrierë, shumë bujare parash dhe metoda të përmirësuara të punës që ju bëjnë më efikas dhe më produktiv. Sa për informacion, nëse jeni beqar, priten ndodhi të mundshme romantike. Në gjysmën e dytë të vitit 2022, shumë energji do t’i drejtohen karrierës në zhvillim dhe në rritje , sidomos në shtator. Synoni sa më lart, ju e meritoni!

Peshorja

Diçka e veçantë do të ndodhë në vitin 2022. Neptuni do të takohet me Jupiterin te Peshqit më 12 prill për të vetmen herë në jetën tuaj, duke i shtuar bukuri çdo projekti profesional. Do të ketë gjithashtu një kohë të bukur në shkurt dhe mars për argëtim dhe dashuri dhe për të takuar dikë të veçantë nëse jeni beqar. Më 6 mars, Marsi dhe Afërdita do të bashkohen me Ujorin në shtëpinë e dashurisë së vërtetë – një ditë që sigurisht duhet të ndezë shkëndijat e një kimie të madhe mes jush dhe dikujt të veçantë. Nuk ka dyshim, ka shumë hapësirë për përparim këtë vit. Kjo është diçka për të festuar!

Akrepi

Megjithëse ka disa ulje dhe ngritje, keni një vit të mrekullueshëm para! Me Jupiterin befasues dhe me fat që hyn te Peshqit nga 28 dhjetori 2021 deri më 10 maj 2022 dhe përsëri në fund të vitit, do të shijoni një nga vitet më të lavdishme për romancë, argëtim, kreativitet dhe për fëmijë. Absolutisht asgjë nuk do ta kalojë lumturinë që do të ndjeni në mars. Dita më me fat e vitit është 5 marsi. Kjo ndodh vetëm një herë në vit dhe do të kalojnë 12 vjet derisa të ndodhë përsëri në shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Lajme të mira do të keni edhe në aspektin financiar.

Shigjetari

Viti i ardhshëm do të jetë i shkëlqyer. Shigjetarët aventurierë mund të jenë pak ngurrues për idenë e përkushtimit, por nëse gjeni dikë që i do udhëtimet po aq sa ju, mund të formoni një çift të përkryer. Nëse e keni gjetur tashmë atë person që ju frymëzon dhe e doni, do të keni mundësi që të kaloni më shumë kohë së bashku. Edhe pse ky vit do të jetë më i përqendruar në anën tuaj të brendshme, do të keni mundësi të rrisni reputacionin në karrierë. Pjesa më e madhe e asaj që keni bërë në të kaluarën e afërt tani do të shpërblehet. Keni shumë arsye për të qenë të emocionuar për për vitin e ardhshëm!

Bricjapi

Viti 2022 ka potencialin të jetë një vit i rëndësishëm për ju, i dashur Bricjap. Do të përballeni me veprime të shumta kur bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm pune, por Jupiteri (planeti i fatit) do të kujdeset për aftësitë në mënyrë që të negocioni siç duhet. Disa data me fat janë: 4 shkurt dhe lidhet me mundësinë për të vënë në veprim një plan dhe për të marrë përfitimet fitimprurëse, dhe 25 shtator, kur Hëna e re në shtëpinë e dhjetë prestigjioze të famës dhe ndereve mund të sjellë një ofertë profesionale shumë të mirë. Dashuria gjithashtu do të shkëlqejë këtë vit, duke përfshirë 16 shkurtin kur Afërdita dhe Marsi, dy planetët e dashurisë, bashkohen në Bricjap. Kjo është fantastike për jetën romantike.

Ujori

Jini të emocionuar për vitin 2022, një vit i bukur dhe me shumë shpërblime. Nën udhëheqjen e Saturnit, ju kërkohet të merreni me diçka të re që kërkon përqendrim dhe përkushtim: mund të jetë martesa, lindja e një fëmije, fillimi i një biznesi, blerja e shtëpisë suaj të parë ose fillimi i shkollës pasuniversitare. Gjithashtu do të keni një mundësi të përjetoni dashurinë dhe romancën në gjysmën e dytë të vitit. Falë Afërditës, planetit të dashurisë dhe marrëdhënieve, 5 marsi do të jetë një ditë veçanërisht me fat për ju e cila mund të ndezë një shkëndijë romantike, ose nëse jeni të lidhur, do të riktheni llojin e pasionit që keni shijuar kur jeni takuar për herë të parë.

Peshqit

Do të keni një vit mjaft të shkëlqyeshëm në 2022-shin, të dashur Peshq. Jeni në prag të hyrjes në vitin më të mirë financiar të dekadës – ndoshta të gjithë jetës. Do të duhet të tregoheni të kujdesshëm në lidhje me mundësitë e karrierës që pranoni. Edhe shëndeti do të përmirësohet dhe në fund të vitit do të ndiheni më të fortë. Dita më e mirë për të gjetur dashurinë ose për të blerë gjëra të reja, do të jetë 30 prilli, sepse në atë ditë, Jupiteri dhe Afërdita do të takohen për herë të parë në shenjën tuaj në një dekadë. Nëse jeni të lidhur, do të përqendroheni te njëri-tjetri – t’i kushtoni vëmendje të plotë dikujt është një nga dhuratat më të përzemërta që mund të bëni.

Author: horoscope