Dashi – Mos mendoni se çfarë ju pret nesër. Fokusi duhet të jetë rreth të tashmes. Në prag të Vitit të Ri duhet të shmangni dyshimet, frikën apo shqetësimet rreth çështjeve të caktuara. Përpiquni të çliroheni nga tensioni dhe puna e tepërt e më mirë mendoni rreth pushimeve që mund të realizoni.
Demi – Demat mund të marrin një lajm të papritur sot. Ka gjasa t’ju vijë një ofertë në lidhje me punën. Mos u nxitoni të jepni përgjigje menjëherë. Ju duhet patjetër kohë për të kuptuar situatën. Mund të keni surpriza edhe në jetën personale. Ndiqni instinktin tuaj dhe lërini të gjitha opsionet e hapura.
Binjakët – Do të keni ndjesinë sikur ju ka humbur diçka. Por gjithsesi Jupiteri ju këshillon që të relaksoheni, shijojeni jetën. Mos bini në pesimizëm dhe përpiquni të mendoni pozitivisht. Mos u fokusoni vetëm te vetja, por mendoni sesi të ndihmoni edhe njerëzit në nevojë. Tregoni më shumë vëmendje ndaj partnerit/partneres tuaj.
Gaforrja – Gaforret nuk duhet t’u besojnë të panjohurve sot. Propabiliteti për takime të papritura, ku ndërthuren interesat personale me ato profesionale do të rritet. Do të jeni të pranishëm si gjithmonë tek familjarët tuaj, madje do të dhuroni momente lumturie dhe dashurie. Mos shpenzoni kuturu.
Luani – Besoni në një sukses të ri dhe të madh që do t’ju ndodhë gjatë verës: filloni që sot. Po mbyllet një tjetër vit dhe bëni mirë të mbyllni edhe disa biseda të lënë përgjysmë. Sa i përket sferës romantike, do të pësoni disa ndryshime thelbësore. Koha që beqarët të hedhin një hap para.
Virgjëresha – Hënë do të jetë ndikuesi kryesor i ditës sot. Duhet të prisni edhe pak kohë dhe gjithçka do të lulëzojë si në sferën profesionale ashtu edhe atë personale. Në planin financiar do të dini si të silleni me paratë që ju ndodhen dhe situata do të vijë duke u përmirësuar. Do t’i shlyeni edhe disa borxhe.
Peshorja – Sot peshoret do të kenë shumë dëshirë të komunikojnë. Gjatë takimeve apo bisedave telefonike përzgjidhni fjalët dhe bëni shumë kujdes me ato që thoni, pasi dikush mund të ofendohet. Është dita e duhur për të bërë pazare.
Akrepi – Sot gjatë ditës do të ndiheni optimistë, por do ta kaloni cakun duke dalë jashtë realitetit tuaj. Do të humbisni një rast shumë të veçantë, i cili mund t’ju rriste profesionalisht. Rrezikoni të gaboni, ndaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm.
Shigjetari – Do të përfundoni të gjitha punët e lëna përgjysmë për vitin 2021. Gjithashtu, do të keni mundësi për t’u relaksuar dhe për të shpenzuar kohë pranë miqve tuaj të ngushtë. Sa i përket anës romantike, do të zhvilloni një bisedë shumë të rëndësishme me partnerin/partneren tuaj.
Bricjapi – Është më mirë t’i hidhni hapat me ngadalë dhe të siguroheni për ndjenjat. Bricjapët mund të ‘pushtohen’ nga sharmi i dikujt. Do të takoheni rastësisht dhe nuk ka gjasa të takoheni herë tjetër. Do të ndiheni shumë mirë në punë dhe nuk do të ndjeni aspak stres.
Ujori – Do të shënoni sukses në disa fusha. Megjithatë, sot mund të përballeni me situata të vështira, por përpiquni të mos përfshiheni nga paniku, pasi nuk do të mund të zgjidhni asgjë. Rëndësi ka që një projekt në punë, për të cilin keni kohë që punoni, do ta përfundoni plotësisht.
Peshqit – Peshqit do të kalojnë një ditë mjaft të mirë. Nuk do të lodheni, por vetëm do të ndjeni kënaqësi. Kjo do të vijë falë kartolinave dhe dhuratave që do të shkëmbeni me kolegët për Vitin e Ri. Gjithashtu, edhe mbrëmja do të jetë mjaft premtuese për ju.