SHIGJETARI:
Ky vit i ri do të nisë në mënyrën më të shfrenuar të mundshme, pasi jeni ende plot e përplot me angazhime të pazgjidhura nga dy vitet e kaluara. Rruga do të hapet disi me ardhjen e pranverës, periudhë kur do të shijoni ato arritjet e para.
Gjatë këtij viti do të realizoni një dëshirë që e keni shumë për zemër. Ju jeni gjithnjë të vetëdijshëm për vlerat tuaja dhe kurrsesi nuk pranoni më pak nga sa meritoni. Kjo vlen edhe në fushën e ndjenjave. Ai/ajo që keni në krah duhet t’ju meritojë dhe të bëj çmos për të qenë në nivelin tuaj. Nuk e keni aspak të lehtë të menaxhoni energjitë tuaja për periudha të gjata kohore, pasi jeni persona që pasionoheni shumë shpejt, por entuziazmi ju bie shumë shpejt nëse gjërat bëhen të vështira.
Aty jashtë ka kaq shumë gjëra për të eksploruar, por nëse veproni me qetësi, do të vlerësoni çdo detaj të vogël duke zbuluar më të mirat te njerëzit që ju rrinë afër. Këtë vit do të vlerësoni më shumë detajet, gjëra që më përpara as që i vinit re. Edhe pse ndonjëherë në pamje shumë të ftohtë dhe të vrazhdë, shpirti juaj bujar nuk ju braktis asnjëherë. Shigjetarët shpeshherë kanë dilema ekzistenciale, por mos e gjykoni si diçka të gabuar. Shikimi juaj i sigurt që ju karakterizon gjithmonë ndonjëherë interpretohet si kërkesë për të tjerët. Zakonisht, jeni ju lokomotiva që tërheqë vagonët nga mbrapa, por këtë vit mos e tejkaloni shpejtësinë.=
BRICJAPI:
Këtë vit do të gjendeni përballë shumë zgjedhjeve, por për fat të mirë jeni aq të zotë sa të merrni vendime të qëndrueshme dhe të mos ktheni kokën pas. Plutoni do të qëndrojë në shenjën tuaj dhe ofron garancinë e vendosmërisë dhe këmbënguljes. Periudha maj-tetor do të jetë disi e lëkundur, e mbushur me dyshime, ndaj nëse keni gjëra me rëndësi për të realizuar, shtyjini për më vonë. Vera është periudha më e favorshme për dashurinë: takime të reja, dashuri të vjetra, histori që do të bëhen më serioze, do të ndieni një dëshirë të madhe për të formuar familje. E nëse e keni një të tillë, do të doni të qëndroni më afër.
Një pjesë juaja është e bindur se kureshtja mund t’ju futë në telashe, pasi ju shtyn përtej kufijve që ju njihni. Por, mos harroni se kureshtja është një nga mënyrat më të mira për të mësuar gjëra të reja, për t’i parë gjërat nga këndvështrime të reja, për të krijuar një ekuilibër të ri dhe më dinamik. Këtë vit rrëmbehuni pikërisht nga kureshtja dhe do të zbulosh gjëra të reja te vetja, të cilat s’i ke njohur. Shumë shpesh pyesni veten “Se çfarë do të kishte ndodhur nëse…”. Atëherë, këtë vit rrezikoni pak më shumë, pasi yjet do të jenë me ju gjatë pjesës më të madhe të 2022-shit. Do të ndieni se e meritoni këtë fat, se duhet ta shijoni dhe doni t’i tregoni botës se kush jeni. Ne ju këshillojmë ta përdorni më pak telefonin këtë vit dhe të shijoni më shumë frytet e punës suaj.