Parashikim i yjeve për vitin 2022: UJORI dhe PESHQIT

UJORI: 

Energjitë tuaja duhet t’i përdorni më mirë gjatë vitit 2022. Nuk lejohen shpërdorimet e kota, si të kohës ashtu edhe të aftësive tuaja. Mos u ktheni pas në të shkuarën me histori që tanimë u keni vënë kapakun. Shikoni drejt së ardhmes: gjërat më të bukura janë përpara jush, jo pas.

Saturni në shenjën tuaj ju nxit të reflektoni më shumë. Hapuni më shumë me miqtë tuaj. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë apo të kërkoni falje, sidomos nëse bëhet fjalë për persona që i keni pranë zemrës. Të gjitha raportet tuaja kanë më shumë vlerë nëse tregoheni pak më të ndjeshëm. Luftoni për gjërat që besoni. Të qenit të pakënaqur është pjesë e natyrës suaj. Sigurisht, që gjithçka mund të bëhet më mirë se kaq, por ndonjëherë duhet të ndaloni dhe të vlerësoni gjithçka që është bërë.

Përgëzoni veten dhe të tjerët për punën e kryer. I kërkoni me zë të lartë gjërat që doni, të bindur se i meritoni, por nëse merreni me dy-tri punë njëkohësisht, pakënaqësia është e sigurt. Merrini gjërat më shtruar. Nëse keni një çështje ligjore, vera do të jetë periudha e duhur për ta zgjidhur. Viti 2022 do të jetë viti i konkretizimit, një fjalë që ju nuk e doni shumë, madje keni frikë të konkretizoni ëndrrat tuaja. Raporti me paratë çalon gjithmonë. Nëse keni në plan një udhëtim, adrenalinën jua dhuron më shumë pritja e udhëtimit sesa vetë udhëtimi.

PESHQIT:

Jupiteri do të qëndrojë në shenjën tuaj gjatë gjysmës së parë të vitit, ndaj nisni të mendoni për gjëra të mëdha. Por mos u kufizoni vetëm te mendimet, sepse ky është viti i duhur për t’i bërë ëndrrat realitet. Ju keni vërtet diçka më shumë sesa të tjerët në lidhje me intuitën e saktë, e cila ju ndihmon t’i kuptoni gjërat në ajër. Në dashuri parapëlqeni t’i ndani të drejtat dhe detyrat në barazi të plotë. Kujdesuni për veten, për trupin dhe mirëqenien tuaj.

Nëse lejoni që dyshimet t’ju zmbrapsin, atëherë do t’ju pushtojë ankthi dhe frika. Përpiquni të mendoni se jeni të sigurt, të mbrojtur dhe të aftë të mbroni me kurajë çka është juaja. Ngrijeni zërin dhe qëndroni afër me njerëz që besojnë te vlerat tuaja. Këtë vit do të keni veçanërisht fat në fushën e ndjenjave. Do të konkretizoni marrëdhëniet tuaja. Mërkuri shpeshherë do t’ju bëjë paksa konfuzë në lidhje me partnerët dhe do t’ju duket sikur flisni dy gjuhë të ndryshme. Meqë Jupiteri është nxitësi më i madh i çështjeve praktike, projektet që keni pasur në mendje do t’i realizoni brenda një kohe të shkurtër.

Author: horoscope