Astrologia Meri Gjini ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për parashikimin e yjeve për muajin e parë të këtij viti. Por gjithashtu u ndal dhe te një panoramë më e përgjithshme rreth asaj se çfarë nga pret në muajt pasues. Si do të jetë 2022?
“Karakteristikë e vitit 2022 është hyrja e planetit të fatit te Peshqit. Në çështje të vështira, në iniciativa të rëndësishme do t’ia dalim mbanë. Duke qenë se Saturni është në familjen e 12-të, nuk do të jenë gjërat në kohën që i presim sepse Saturni është faktori i respektimit të kohës. Por sado i ngadaltë do të jetë ritmi do t’ia dalim shumë mirë.
Në pranverën e 2023, kur Saturni të kalojë të Peshqit, këto iniciativa të rëndësishme, do të kenë mundësi t’i rezistojnë kohës në pafundësi. Saturni do vazhdojë te Ujorët. Për momentin e Covidit, mesa mund ta projektoj nga yjet, tendencën e ka që faza e fundit e vështirë me pjesën e fizikut të jetë 20 dhjetor deri në 20 shkurt 2022. Nga 20 shkurti deri në Mars ka zbehje dhe do të kalojmë në një periudhë që pjesa fizike të mos jetë problem i kohës.
Në ato momente do të fillojë procesi i ciklit ku ndodhemi. Do të kemi ristrukturime të forta të ligjeve, apo ndryshime thelbësore në ligje. Ka të bëjë me ndryshime thelbësore në politikat e ekonomisë. Ata që merren me ekonominë po shkojnë për ndryshime thelbësore në politikat e ekonomisë, që do të jenë boom në pranverën e 2025-ës. Ngelet kryefjala dhe te Toka. Ne e kemi mbyllur hesapin me tërmetet që në fundin e Nëntorit 2019.
Në 2025 lum si ata që kanë tokë, për ta shfrytëzuar sepse politikat dhe mënyra e zhvillimit do të ndihmojë ata që merren me bujqësi, me detin, me peshkimin dhe gjëra të kësaj natyre. Do të kemi lajme të mira sa i përket vendit tonë. Por në përgjithësi e e kemi të zhurmshëm sidomos pjesën e parë derisa të fillojë cikli i ri i diellit deri në 21 të marsit. Politikat do të shoqërohen dhe skandale që mund të jenë dhe nga bota. Do të kemi lajme të forta që mund të jenë politikanë apo figura të mëdha dhe të forta mediatike.” tha ajo.