Më thuaj shenjën, të të them marrëdhënien që ke me varësitë

Dashi




Për Dashin impulsiv, çdo gjë është një aventurë dhe çdo gjë në jetë duhet të provohet. Shenja e parë e horoskopit mund të hasë probleme me varësinë ndaj cigares, një ves në dukje jo i rrezikshëm për Dashin që priret të provojë çdo gjë, vetëm për adrenalinë. Por cigarja është një zakon tejmase i rrezikshëm, ndonëse pasojat mund të mos ndihen menjëherë. Sa herë ndez një cigare, me tymin e saj çlirohen 6,000 kimikate, nga të cilat 100 janë të vërtetuara se shkaktojnë sëmundje. Prandaj Dashi bën mirë ta lërë cigaren njëherë e mirë ose të paktën, ta zëvendësojë me alternativa me risk të reduktuar, si produktet me ngrohje, të cilat çlirojnë deri në 95% më pak kimikate të dëmshme në krahasim me cigaren.




Demi

Demi ka dy gjendje: ose krejtësisht i painteresuar, ose plotësisht i varur. Duke qenë një shenjë e pasionuar pas ushqimit dhe rehatisë së shtëpisë, Demi mund të krijojë fare thjesht varësi ndaj të ngrënit me tepri apo edhe veprimtarive hedoniste, si të pirit alkool. Nga ana tjetër, përsëri duke qenë një shenjë shumë “shqisore”, Demi po ashtu mund të krijojë varësi ndaj cigares, shpesh si një mënyrë për të zëvendësuar ushqimin. Megjithatë, Demat janë ndër shenjat që po aq sa janë të prirur të krijojnë varësi, aq edhe mund të largohen shpejt prej saj, në mënyrë drastike. Duke patur po ashtu një logjikë të zhvilluar, Demat mund të bëjnë zgjedhje të mençura edhe kur nuk heqin dot dorë, si psh. mund ta zëvendësojnë cigaren me alternativa më pak të dëmshme, si pajisjet me ngrohje që paraqesin risk shumë të reduktuar në krahasim me cigaret.




Binjakët

Kjo shenjë e dyanshme e horoskopit sa e ftohtë mund të jetë për një çast, aq mund të bëhet deri e fiksuar në tjetrin. Për Binjakët, gjërat varen shumë nga momenti në të cilin ndodhen, duke qenë se janë të aftë të ndryshojnë krejtësisht mendim për diçka brenda orës. Megjithatë, kjo dyanshmëri nuk i lejon Binjakët që të krijojnë varësi shumë lehtë, duke qenë se për ta çdo gjë është  pjesë e një përvoje të momentit, një kostante lehtësisht e ndryshueshme.




Gaforrja

Sa e ndjeshme aq edhe e fortë. Gaforrja nuk është aq e ndjeshme kur kupton se po e tepron. Në përgjithësi, Gaforret janë pre e lehtë e varësive të ndryshme, veçanërisht ndaj cigares. Megjithatë, një pjesë e Gaforreve janë shumë të kujdesshme në këtë aspekt, duke u qëndruar larg të gjitha llojeve të veseve.




Nga ana tjetër, nëse një Gaforre bie pre e një vesi është e prirur që të abuzojë deri në një pikë kur kupton se po i shkakton dëme të pakthyeshme. Në këtë çast, Gaforrja heq dorë përfundimisht, duke u kthyer në guaskën e vet të vetmuar derisa të jetë e aftë të vazhdojë jetën si më parë. Megjithatë, ka disa varësi- kryesisht cigarja- ndaj të cilave Gaforrja mund të mos shkëputet kurrë. Gaforrja ka një lidhje gati-gati shpirtërore me ushqimin, ndaj edhe është e prirur ndaj cigares. Në këtë rast, Gaforrja përpiqet ta lërë cigaren duke e zëvendësuar me çamçakëzë, ose alternativa me risk të reduktuar, si pajisjet me ngrohje, ose duke ngrënë akoma më shumë.




Luani

Luani krenar nuk mund ta pranojë që të jetë i varur ndaj asnjë lloj gjëje. Për Luanin varësitë janë për të dobëtit. Mbreti i horoskopit është i aftë ta shijojë jetën, të hajë e të pijë, por vetëm deri në masën që i bën ata të ndihen mirë. Kështu, Luani mund ta teprojë shpeshherë me alkoolin dhe mund të ndezë edhe ndonjë cigare, por të nesërmen do të zgjohet përsëri njeriu i përmbajtur dhe kryelartë i një dite më parë.




Virgjëresha

Kur vjen fjala për Virgjëreshën, nuk është e pazakontë të thuash se është e varur ndaj përsosmërisë. E kujdesshme për detajet më të vogla, korrekte në orare, e vendosur dhe e qartë për atë se çfarë i pëlqen dhe çfarë jo, nuk është çudi nëse Virgjëresha të zgjedhë të mos pijë cigare dhe alkool vetëm sepse nuk i pëlqen dehidratimi i lëkurës apo aroma e cigares. Virgjëreshat mund t’i shikoni shpesh duke përdorur produkte me ngrohje, vetëm ngaqë këto të fundit nuk çlirojnë tym dhe nuk lëshojnë hi, gjithashtu nuk lënë aromë tek rrobat.




Peshorja

Si një shenjë që simbolizohet nga peshorja e drejtësisë, Peshorja nuk është edhe shumë e ekuilibruar. Problemi për Peshoren është beson se gjithçka duhet të jetë e drejtë. Kjo e bën që të zhgënjehet shpesh, kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç kishin planifikuar. Kjo bën që Peshorja të jetë e prirur të krijojë varësi në një moshë disi më të rritur, pasi jeta u ka dhënë disa mësime të hidhura dhe kësisoj, mund të bëhen burra e gra të varur ndaj alkoolit dhe ndaj cigares.

Akrepi




Akrepat kanë një nam të keq se janë të prirur të abuzojnë me kënaqësitë e jetës. Qoftë alkool, seks, apo diçka tjetër; Akrepi ka një tendencë ndaj varësisë dhe vetë-shkatërrimit për shkak të natyrës së tij obsesive dhe kompulsive.

Kur kjo ndodh, gjetja e burimit të problemit është e vetmja zgjidhje. Akrepat kanë një pamje të jashtme të vështirë, por thellë brenda janë të ndjeshëm dhe shumë emocionalë, prandaj janë të lehtë për t’u lënduar, dhe kur e bëjnë, vuajnë thellë.




Një plagë mund të marrë shumë kohë për t’u shëruar për ta, por për fat të mirë, asnjë shenjë tjetër nuk përputhet me aftësinë e tyre për t’u shëruar dhe për t’u rilindur. Akrepi është në fund të fundit, shenja e rigjenerimit, rilindjes dhe mbijetuesja e horoskopit.

Shigjetari

I udhëhequr prej Jupiterit, Shigjetari optimist shijon çdo gjë dhe nuk para bëhet i varur. Shigjetarët kanë shumë besim tek vetja, ndaj nuk e lënë veten që të bien pre e ndonjë lloj varësie.  Megjithatë, Shigjetarët kanë edhe aspektin tjetër të rëndësishëm të tyrin, që janë natyra shumë të shoqërueshme ndaj edhe mund të krijojnë ndonjë varësi ndaj alkoolit apo cigares, si një mënyrë për t’u bërë bashkë me të tjerë. Në këtë rast, Shigjetari mund të përpiqet të zëvendësojë alkoolin me analkoolik apo cigaren me alternativa pa tym me risk të reduktuar si produktet me ngrohje, nëse nuk arrin që të heqë dorë përfundimisht prej varësive të veta me prejardhje sociale.




Bricjapi

Bricjapët janë më pak të prirur ndaj varësisë nga droga ose alkooli sesa shenjat e tjera, por ata mund të jenë jashtëzakonisht të vetëdijshëm për pamjen e tyre fizike. Kjo mund të çojë në pirjen e cigares në përpjekje për të qëndruar i dobët, në varësi ndaj stërvitjes ose çrregullime të të ngrënit si anoreksia ose bulimia.

Ujori

Ujori është një shenjë që ka një tendencë për të intelektualizuar emocionet e veta, në vend që të merret me thelbin e tyre. Ndaj, mund të ndodhë të jenë të varur ndaj lojërave duke qenë se këto i kanalizojnë emocionet në dukje inekzistente të Ujorit në një fantazi që nuk përfshin njerëz të vërtetë me emocione të vërteta.




Edhe kur nuk heqin dot dorë nga cigarja, përshembull, Ujori është i aftë ta racionalizojë varësinë e vet duke menduar se ndryshe nga të tjerët, së paku tregohen të kujdesshëm duke mos e ndezur cigaren në ambiente të mbyllura. Megjithatë, natyra kurioze i shtyn Ujorët që të gjejnë mëyra alternative për të zëvendësuar veset e tyre, si përshembull pajisje me ngrohje në vend të cigares, për të shmangur mijëra kimikatet e dëmshme të cigares, për të cilat Ujori mund të kalojë orë të tëra duke Google-uar derisa të jetë plotësisht i informuar mbi përfitimet.

Peshqit

Peshqit janë shenja më e ndjeshme dhe empatike në horoskop. Peshqit i marrin vendimet bazuar tek emocionet. Të qenit kaq empatik e bën botën një vend rraskapitës për ta. Kjo i bën Peshqit të jenë të prirur ndaj varësive. Alkooli dhe cigarja nuk janë aspak të rralla mes Peshqve tipikë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk ka Peshq të cilët janë të aftë për të kontrolluar veten, përkundrazi: mund të njihni Peshq që janë shumë të përmbajtur, megjithatë, disa prej tyre janë bërë tejmase të kujdesshëm pasi kanë “hequr” me varësitë.



Author: horoscope