Luani me realizim deshire, Gaforrja konfuze/ Astrologia Susan Miller paralajmeron kete shenje

Dashi: Më në fund, Hëna kthehet në shenjën tuaj. Sot do të jetë një ditë plot pasion për të dashuruarit. Ndërsa një punë, ka ende pengesa që lidhen me të kaluarën.




Demi: Bëni mirë që të përfitoni nga ndikimi i Hënës dhe të shfrytëzoni të gjithë energjinë e mirë që keni për të dhuruar çaste të lumtura për të dashurit tuaj. Në punë, historitë e së shkuarës duhen trajtuar dhe zgjidhur në kohë.




Binjakët: Sot mund të ndiheni të trishtuar për një cështje me një person të dashur ose partnerin tuaj. Më në fund jeni mësuar me një fazë të vështirë në punë, por ka ende disa gjëra që nuk ju pëlqejnë.

Gaforrja: Ende jeni konfuz për dashurinë dhe ndjenjat për shkak të një dyshimi që ju mundon prej kohësh. Në punë, prej disa kohësh po ndodhin disa ndryshime që ndikojnë në të ardhmen tuaj.




Luani: Për dashurinë, dita është absolutisht premtuese. Ka një dëshirë të madhe për të kompensuar kohën e humbur. Pasdite do të ketë përmirësime në punë, ndaj fshini të shkuarën e errët.

Virgjëresha: Për të paktën dy ditë përpiquni të mos e merrni gjithçka seriozisht, lërini gjërat të ecin në rrjedhën e vet. Në punë, nëse në të kaluarën keni bërë disa zgjedhje të mira, tani po vijnë shpërblimet që keni kërkuar prej kohësh.




Peshorja: Sot do të jetë një ditë e lodhshme, ndaj bëni mirë të qetësoheni për të shmangur cdo diskutim me partnerin/partneren. Jeni në një fazë të rëndësishme në punë, përpiquni të mos e humbni fokusin.

Akrepi: Sot është një ditë emocionuese dhe do të keni takime të reja. Kjo gjendje pozitive do ju shoqërojë deri në fillim të shkurtit. Nëse jeni në një proces gjyqësor, yjet do t’ju ndihmojnë t’i jepni fund.




Shigjetari: Ditën e sotme do të keni mundësinë për t’i dhënë një tjetër shans romancës tuaj. Në punë nuk ka nevojë të humbisni asnjë mundësi, thjesht shtyni takimin nëse nuk jeni në gjendje për të folur sot.

Bricjapi:  Sot një ditë interesante për takime, favorizoni marrëdhëniet rastësore. Papritur, mund të merrni një telefonatë të rëndësishme që lidhet me biznesin apo punën tuaj.




Ujori: Do të keni ndjenja pozitive dhe do të ndiheni të lumtur deri më 30. Dielli në shenjë garanton edhe sukses në karrierë.

Peshqit: Ky është një moment shumë i favorshëm në marrëdhëniet me të tjerët, mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Në punë sot do ju duhet të ndihmoni dikë ose të riparoni dëmet.

Author: horoscope