Luani me mundesi te reja, Ujori i pari/ Horoskopi javor 31 Janar-6 Shkurt nga astrologu Jorgo Pulla

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 31 janar deri në 6 shkurt) për të gjitha shenjat. Ndërsa tregoi edhe shenjën që do të favorizohet më shumë nga yjet këtë javë:




“Meqenëse kemi ndikimin e hënës së re këtë javë, është urgjente të mbyllim cështjet me të shkuarën. Kjo është një javë intensive” tha ai.

Ja çfarë duhet të keni parasysh përgjatë kësaj jave:




Dashi- Keni një ndikim shumë të mirë në fushën ekonomiko-finaniare, një lidhje me virgjëreshe apo gaforre mundohuni të bisedoni sepse është koha më perfekte për t’I zgjidhur çështjet. Duke pasur parasysh nga nesër u jep një mundësi më tepër për të zgjidhur problemin që keni pasur në të shkuarën, është koha idelae për cështjet që lidhen me kreditimet.

Demi- keni një ndikim shumë të mirë me akrep dhe ujorë, por mundohuni që në lidhje me shitjen e dickaje ta bëni sot, e keni mundësinë sot jo nesër.




Binjakët- Mundohuni që nëse keni një cështje që ka të bëjë me udhëtimet, mbylleni sot jo nesër sepse është vonë. Është java e ndikimive të mëdha, por në çështjet shpirtërore një çështje me Dash apo me Peshore është diçka shumë e madhe dhe tepër pozitive, mundësi të reja dhe ndikime që kanë të bëjnë me anën ekonomike. Mund të merrni një lajmërim për largim nga puna por është në favorin tuaj.

Gaforrja- Hëna ju jep një mundësi shumë të mirë në zhvillime të reja, në takime me persona kyç. Do vij momenti këtë javë që do të keni shumë mundësi të tjera përsa I përket takimeve të rëndësishme , përsa I përket disa çështejve bankare problematike që keni pasur do ti mbyllni.




Luani- Meqenëse ndikoheni me shenjën e re në ujorë,kjo do të thotë që keni mundësi të realizoni gjithçka. Do bëni disa takime por mos I thoni jo direkt sepse mund të prishni punë. Nëse do shkoni në firma të mëdha apo do ndryshoni punë, lëreni në mëdyshje sepse jep një mundësi. Nga e mërkura dhe e enjtja del në pah që dicka pas krahëve është gatuar për ju. Mos u shqetësoni për cështjet financiare, mundësitë janë të mëdha.




Virjgëresha- Jeni në dilemë për disa cështje pune, një periudhë që do vazhdoj deri në prill. Ai ndikim favorizohet sidomos këtë muaj. Cëshjet që kanë të bëjnë me anën shpirtorëore, nëse doni një shtesë familjare është koha perfekte. Për ju që doni të bëni dicka të re është koha tani. Në cështjet që kanë të bëjnë me punën, me karrierën, është ndikim shumë I mirë. Ka dicka shumë të madhe për ju këtë periudhë.




Peshorja- periudhë pozitive, mundoheni shumë këtë periudhë që të mbyllni një cështje madhore, me takime të rëndësishme këtë periudhë mbyllni gjëra të së shkuarës, Mundësitë janë të mëdha në fushën e ekonomisë. Me cështjet në fushën e zemrës, ndjeheni pak fajtore sepse keni hedhur disa mundësi që keni pasur para një muaji.

Akrepi- Ka një ndikim shumë të madh në lidhje me disa takime që do të bëni sot, jeni me urgjenc, është një dokumentacion që e kërkoni me ngulm. Kini kujdes me shitjet këtë javë, me dheniën e parave para se të bëni blerje. Me cëshjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore një cështje që ka të bëjë me gaforre është idealja por gjithashtu me cështjet ekonomike dhe vazhdimësija e keni mundësinë që t’ia arrini qëllimit tuaj.




Shigjetari- Një javë shumë e mirë në fushën ekonomike-financiare, keni më shumë ndikimin e karrierës. Me cështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, një lidhje me binjakë, virgjëreshë dhe peshk është në rrugë të mbarë, mos e lini pas dore. Ekonomia dhe vazhdimësia është e mbarë.

Bricjapi- Këtë javë është mirë të mbylli çështjet që kanë lidhje me borxhet e së shkuarës ose me bankat ose me tatimet, është një moment perfeket për cëshjet vendimtare sepse në muajt në vazhdim mund tju ndikojnë direkt me ekonominë.Një gabim I vogël mund t’ju prishi gjithë terezinë. në lidhje me cështjet që kanë të bëjnë me cështjet shpirtërore, lidhjet me peshore, dash apo binjakë dhe akrep është një periudhë shumë e mirë si për lidhje dhe për njohje.




Ujori- Keni një ndikim shumë të mirë këtë javë, mundësi të reja përsa I përket ditëve në vijim, me disa cështje që kanë të bëjnë me anën ekonomike , në lidhje me disa vendime që do të merrni jeni në pozicionin më të mirë dhe pozitiv. Cështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore dhe karrierën besoj se është pozicionimi më ideal që nuk ka qenë ndonjëherë.

Peshqit- Duket se do lodheni dhe pak por keni një ndikim shumë të madh në lidhje më gjërat e reja, është një mundësi shumë e mirë tani. Nëse juve do të merrni një kredi për të blerë një shtëpi, është koha ta bisedoni.



Author: horoscope