Donaldi, Einxhel dhe Beniada po bisedonin në oborr rreth ditës së Shën Valentinit e me këtë rast Einxhel e këshilloi Donaldin të bëjë ndonjë gjë për Trixën në mënyrë që të pajtohet.
Duket se banorit nuk i ka pëlqyer që Trixës i ka mbetur hatri për një batutë dhe tha se nuk dëshiron të bëjë diçka e për më tepër është tip që nuk e feston këtë ditë.
Einxhel vazhdoi të këmbëngulte se do ishte e duhur të bënte diçka ndërsa Beniada ishte dakort me mendimin e Donaldit.
Biseda:
Einxhel: Keni akoma dhe një shans të fundit Shën Valentinin, mund ta rregulloni.
Beniada: Jo mos mendo Shën Valentinin se nuk na intereson tani, mos lejo kjo situata të prishi këtë javën këtu brenda.
Donaldi: Kjo gjëja të bëhet kaq e madhe dhe unë të bëj diçka për Shën Valentinin?! Unë s’jam tip Shën Valentini e para.
Einxhel: Po ndoshta pikërisht që s’je tip Shën Valentini mund të bësh diçka.
Donaldi: Jo, jo, nuk…
Beniada: Jam dakort.