Hëna e Plotë është gjithmonë e bukur (sidomos në shkurt, kur qielli duket se është më i afërt dhe më i qartë se zakonisht), por ajo që do të mund të admironi në mbrëmjen e 16 shkurtit 2022, është gjithashtu shumë speciale.
Nëse jeni Dem, Akrep dhe Bricjap do t’i merrni gjërat jo drejtpërdrejt, por përmes palëve të treta. Ndërsa nëse i përkisni Luanit, Dashit, Ujorit, Shigjetarit ose Peshores do ta keni të qartë distancën që ju mban larg gjërave që shpresoni, nga një situatë që doni ta konkretizoni, por nuk po i afroheni dot.
Pasiguria e madhe e Mërkurit (që tani është i palëvizshëm) këshillon Binjakët, Virgjëreshën dhe Peshqit që të evitojnë vendimet e rëndësishme, debatet e mëdha. Gaforrja do të jetë ndoshta shenja më pak e përfshirë, që nuk do ta ndjejë shumë këtë fenomen.