Horoskopi per daten22 shkurt 2022 nga Astrologja Franceze Christine Haas

Dashi

 

Do jeni shumë pasivë sot dhe do ju mungojë kreativiteti gjithë kohës. Ju të dashuruarit do keni një ditë të zakonshme dhe aspak problematike. Bëni atë që do ndieni pa menduar për të nesërmen. Nëse keni beqarë do keni shumë sukses në dashuri dhe do futeni në një tjetër etapë. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Në punë do jeni shumë korrektë dhe do vazhdoni shtruar atë që keni nisur. Shefat do ju përgëzojnë për çdo gjë që keni arritur dhe mundet t’iu ofrojnë edhe një post të ri. Mendohuni mirë para se të veproni. Financat do dobësohen për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do ju duhet të kryeni.

Demi

 

Hëna do jetë mbrojtësja juaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë edhe shumë më të duruar nga më parë. Jeta juaj sentimentale do jetë shumë e këndshme. Do jeni të sigurt për atë që doni dhe do e arrini pa u sforcuar shumë. Nëse jeni beqarë do jeni sensuale dhe do realizoni një takim euforik. Përfitoni sa më shumë sepse nuk do iu vijë herë tjetër një mundësi kaq e mirë. Në punë intuita nuk do ju lërë të gaboni dhe do keni një kujtesë të shkëlqyer. Më në fund do mund të zgjidhni edhe çështjet më të ndërlikuara. Ditë e vështirë për sa iu përket financave. Mos bëni investime të mëdha sepse do ngeleni pa asnjë lek. Kërkoni ndihmën e familjarëve nëse do iu duhet.


Binjakët

 

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë origjinaliteti dhe me pak mund do arrini t’iu gjeni zgjidhje edhe çështjeve më të ndërlikuara. Nëse keni tashmë një lidhje nuk duhet të tentoni për aventura. Kënaquni me atë që keni në krah sepse në të vërtetë ai iu do jashtë mase. Ju beqarët do jeni shumë të favorizuar në planin sentimental. Mund të ndodhe edhe ndonjë dashuri me shikim të pare dhe emocionet do jenë pafund. Në punë yjet do ju ndihmojnë të zgjidhni rrugën e duhur. Intuita nuk do ju gabojë asnjë moment dhe guximi do shtohet sidomos pas mesdite. Saturni do iu mbështesë në planin financiar dhe buxheti do përmirësohet. Më në fund do bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Gaforrja

 

Të privilegjuar nga Venusi sot do jeni shumë interesantë në çdo fushë dhe askush nuk do mund t’iu refuzojë. Nëse keni një lidhje, asgjë nuk do mund ta prishë harmoninë mbizotëruese. Do përkujdeseni mjaft për njëri-tjetrin dhe momentet pasionante nuk do kenë të ndalur. Beqarëve do iu rëndojë pafundësisht vetmia, megjithatë nuk do e bëjnë veten dhe do i marrin gjërat me optimizëm. Falë Jupiterit në punë nuk do keni probleme. Mund t’iu pranohet edhe një kërkesë e bërë dhe do keni më shumë besim tek vetja. Nëse keni menduar për ndonjë hap të madh sot është momenti i duhur. Te ardhurat do janë goxha të mira, megjithatë nuk është momenti për të eksperimentuar.

Luani

 

Nevoja juaj për të rënë në sy dhe për t’u vlerësuar do jetë e madhe sot. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe për të arritur atje ku doni. Nëse keni një lidhje, sido që t’iu vijnë punët do i jepni prioritet absolut partnerit. Mund të lini çdo gjë tjetër pas dore vetëm për ta mbajtur atmosferën të ngrohtë. Për ju beqarët gjithashtu perspektivat do jenë të mira dhe mund të takoni persona me shumë vlera. Në planin profesional nuk do keni ndonjë arritje të madhe dhe në disa momente mezi do e shtyni. Vetëm paratë do ju mbajnë për të mos hequr dorë nga gjithçka. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi që të mundeni nëse nuk doni të keni më pas probleme serioze.

Virgjëresha

 

Gjatë kësaj dite nuk do i duroni dot kontradiktat dhe do mundoheni të bëni të pamundurën për të ruajtur një ambient sa më të ngrohtë. Jeta juaj ne çift nuk do ketë probleme. Do jeni më të logjikshëm, më të duruar dhe gati për të provuar çdo emocion të ri. Ju beqarët mund të përballeni edhe me disa zhgënjime nëse tregoheni të pamatur. Bëni shumë kujdes me çdo hap që do hidhni. Në punë do jeni më të motivuar dhe do përfitoni pafundësisht nga disa propozime që do iu bëhen. Ju i dini aftësitë që keni dhe jeni të bindur se mund të arrini lart. Me shpenzimet mos spekuloni asnjë moment nëse nuk doni të mbeteni pa para shumë shpejt.

Peshorja

 

Gjatë kësaj dite do keni energji dhe vullnet për të bërë çdo gjë. Do ecni përpara me shpejtësi dhe shumë do ju adhurojnë. Edhe pse puna do ketë rëndësinë më të madhe ju që keni një lidhje do kaloni momente të këndshme dhe do keni dëshirë të qëndroni pranë partnerit e të dashuroheni pa i vënë vetes limite. Ju beqarët do ndiheni goxha mirë pranë personave që do takoni dhe nuk do nguroni as të hidhni hapa. Në punë vërtet do e keni pak të vështirë të ndiqni disa rregulla të reja që janë vendosur, por kjo nuk do të thotë që nuk do arrini atje ku doni. Buxheti do mbetet i kënaqshëm sepse kohët e fundit keni marrë masa dhe i keni menaxhuar paratë me kujdes.

Akrepi

 

Hëna do ju bëjë të mos i duroni dot padrejtësitë sot dhe do kërkoni me çdo kusht drejtësi. Nëse keni një lidhje pasioni do të rindizet në momentin më të papritur. Partneri juaj do jetë i gatshëm t’ua plotësojë të gjitha dëshirat vetëm e vetëm që ju të ndiheni sa më mirë. Ju beqarët nuk duhet të rrezikoni shumë për të gjetur personin e duhur. Lërini gjërat të rrjedhin vetë. Në punë do inatoseni në disa momente sepse disa kolegë padrejtësisht do vlerësohen më shumë se ju. Kujdes me zërin dhe gjeni mënyrën për të folur me shefat. Kujdes edhe me shpenzimet e tejskajshme. Mos harxhoni shumë sepse do ngeleni me xhepat bosh dhe s’ka kush t’iu ndihmojë.


Shigjetari

 

Vendosmëria do jetë e nevojshme për të arritur ambiciet që i keni vënë vetes. Herë pas here duhet të bëni edhe disa lëshime. Merkuri do krijoje kushtet e përshtatshme për ju të dashuruarit bë mënyrë që të kaloni momente të lumtura në praninë e partnerit. Shfrytëzojeni çdo moment deri në maksimum dhe tregohuni më tolerantë. Ju beqarët edhe sot do jeni vetëm. Mos bini në pesimizëm, por mendoni pozitivisht. Në punë do jetë Saturni që do ju bëjë më të logjikshëm dhe do ju bëjë të gatshëm edhe për sakrifica për t’ia dalë mbanë. Do qëndroni edhe orë shtesë pa asnjë përfitim ngaqë çdo gjë do e bëni me dëshirë. Intuita nuk do iu çojë në rrugë të gabuar në planin financiar. Bëni vetëm kujdes me marrjet e huave.

Bricjapi

 

Saturni do ndikojë pozitivisht sot. Do reflektoni më shumë nga më parë dhe do jeni më të çliruar për gjithçka. Marrëdhënia në çift do jetë më e ngrohtë. Do merreni vesh shumë mirë me atë që dashuroni dhe nuk do mërziteni për asnjë çast së bashku. Ju beqarët gjithashtu do keni një nga ditët tuaja më të lumtura sepse do takoni princin e kaltër. Në punë do iu ofrohet një post i ri, por duhet të bëheni të duruar dhe të ecni me ngadalë. Çdo gabim do jetë në dëmin tuaj dhe në të mirë të atyre që ju kanë inat. Në planin financiar do ju mundojë përkujdesi dhe mund t’iu dalin edhe disa vështirësi të vogla. Gjithsesi po morët masa situata do stabilizohet shpejt.

Ujori

 

Do jeni karizmatikë sot dhe mjaft të vendosur. Çdo gjë do e merrni me optimizëm. Për ju që keni një lidhje, kjo e sotmja nuk do jetë një ditë shumë e lehte. Do keni kontradikta të vazhdueshme me partnerin dhe nuk do arrini të bini dakord për asgjë. Ju beqarët do jeni më të gatshëm për të provuar emocione të reja dhe mund të dilni me personat që do iu ftojnë. Në punë do e keni të vështirë të dëgjoni ato që do iu thonë sepse do jeni të zënë me detyrat e dhëna. Mos reagoni ashpër sepse mund të merrni kritika. Me shpenzimet mirë është të mos e teproni sepse keni për t’u futur në situata pa rrugëdalje.


Peshqit

 

Marsi do ju bëjë shumë energjikë dhe të motivuar, por nga ana tjetër paksa të paduruar. Shmangni me çdo kusht impulsivitetin. Nëse keni një lidhje dita e sotme do jetë mjaft e bukur. Do ndiheni gati për të provuar çdo emocion të ri me atë që dashuroni dhe nuk do ndiheni aspak të brengosur. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni. Miqtë do iu ftojnë diku dhe do argëtoheni pambarimisht. Në punë do e keni të vështirë ta ruani postin që keni sepse gjendja do jetë goxha e tensionuar dhe shumë do ju sulmojnë në pikat ë dobëta. Për financat nuk ka për të qenë një ditë aspak e favorshme. Matuni disa herë para se të hidhni çdo hap sepse do futeni në probleme shumë serioze.

Author: horoscope