“Kapini mundësitë dhe dashuritë e reja!”, Paolo Fox tregon shenjën me FAT për javen e parë të Marsit

Të nderuar lexues, gjeni më poshtë
horoskopin për ditën e parë të muajit Mars
2022 nga astrologu italian Paolo Fox

Dashi
Jini të durueshëm dhe kijeni të qartë se
Venusi është në disfavorin tuaj. Ndaj jini
më të qetë. Në dashuri është koha të
merrni një mendim të dytë. Në planin e
punës, mos u shqetësoni: zgjidhjet do të
vijnë deri në fund të vitit, por është larg!

Demi
Përsa i përket punës, mund të
mbështeteni ende te Jupiteri dhe Saturni,
ata janë në anën tuaj. Në dashuri, Afërdita
në këtë 1 Mars do të jetë në disavantazh.
Ndaj, nëse duhet të diskutoni gjëra të
rëndësishme në lidhjen që keni, bëjeni
tani.

Binjakët
Në dashuri, Venusi është i favorshëm dhe
muaji Mars mund të sjellë më shumë
emocione në dashuri, kjo do të duket që
në ditën e parë të muajit. Sa i përket
punës, jini energjik. Po ashtu, përfitoni
nga mundësitë e reja!

Gaforrja
Në dashuri, pjesa e parë e Marsit nuk
premton shumë: nga data 21, megjithatë,
do të rikuperohet. Në planin e punës, bëni
atë që mendoni se është e rëndësishme.
E vërteta është se ju jeni në një mjedis që
nuk e doni dhe nuk është se punoni me
shumë pasion!

Luani
Në dashuri, nëse keni probleme të
pazgjidhura është mirë t’i adresoni deri në
datën 21 Mars. Në planin e punës mund
të vijë një propozim, por kujdes, peshojeni

mirë.
Virgjëresha
Në dashuri, universi ofron diçka
premtuese për ndjenjat: Një lidhje e
rëndësishme mund të lindë. Në frontin e
punës, ju vërtet dëshironi të bëni diçka, të
ecni përpara. Ka njerëz që përpiqen t’ju
pengojnë, por ju jeni të vendosur dhe do
të arrini të kapërceni të gjitha vështirësitë!

Peshorja
Në dashuri, Venusi është në shenjën tuaj
të zodiakut dhe ky është një lajm i mirë
për ndjenjat. Në planin e punës, Saturni
së shpejti do të rikthehet në favorin tuaj
dhe situata do të përmirësohet.

Akrepi
Në dashuri, Venusi është në aspekt të
mirë: situatë në përmirësim të dukshëm
në dashuri. Për sa i përket punës, kjo e
hënë e parë e Marsit është një ditë e
veçantë. Ata që kanë mbetur
vendnumëro, tani do të mund të fillojnë
sërish nga e para, por parashikohen disa
diskutime në orët e kësaj të hëne.

Shigjetari
Në dashuri, Marsi ju sjell në formë të
shkëlqyer: lajme interesante mund të vijnë
në dashuri. Në punë, kushtojini vëmendje
çështjeve ekonomike dhe ligjore.

Bricjapi
Në dashuri përpiquni të mos i trazoni
shumë gjërat. Dhe kjo vlen jo vetëm për të
hënën, por edhe për fundjavën. Afërdita
po fillon një tranzit të veçantë. Në punë ka
ca vështirësi përsa i përket përshtatjes me
vendin e punës.

Author: horoscope