Nje lajm te mire per te gjithe shenjat e Horoskopit per muajin MARS 2022 !

Nëse jeni të apasionuar pas astrologjisë ose (minimumi) jeni lexues të rregullt të Anabel, me siguri dini diçka për “prapavijën” e frikshme. Edhe pse jo çdo prapavijë planetare është një përvojë e vështirë, disa prej tyre (Mërkuri) – mund të kenë ndikime të dukshme.

Nëse po pyesni se cilët planetë do të jenë në prapavijë gjatë muajit mars, rrini të qetë. Ky muaj nuk ka asnjë prapavijë për të cilën mund të flasim.

Megjithatë, edhe nëse do të kishte, ju s’do kishit pse të shqetësoheshit apo ta merrnit më seriozisht seç duhet. Në fund të fundit, ato janë pjesë e jetës, sepse kështu funksionon astrologjia (dhe astronomia).

Në fakt, shumë herë, një prapavijë mund të jetë një përvojë pozitive. Nëse ndodh në një nga planetët e jashtëm si Saturni, Jupiteri, Urani ose Plutoni – zakonisht nuk është një tranzit i dukshëm, sepse këta planetë janë tashmë në prapavijë rreth gjysmës së kohës.

Sido që të jetë, nuk keni asgjë për t’u shqetësuar, sepse parashikimi astrologjik për muajin mars thotë se nuk keni absolutisht asnjë planet në prapavijë.

Deri më 13 mars, dielli do të bashkojë forcat edhe me Neptunin tek Peshqit, gjë që do të ngjallë emocione “pastrimi” shpirtëror dhe do të rrisë shqisat tuaja psikike. Kjo do t’ju inkurajojë të hiqni dorë nga egoja dhe ta lini dashurinë të udhëheqë rrugën, sepse në fund të ditës, dashuria është fillimi dhe fundi i gjithçkaje. Në thelb të të qenit njerëzor është dëshira për t’u dashuruar, ndaj lëreni mirësinë, dhembshurinë dhe bujarinë të intensifikojnë lidhjen tuaj, me botën që ndani me të tjerët.

Author: horoscope