Horoskopi nga Paolo Fox, çfarë rezervojnë yjet për Daten 7 mars 2022

Dashi:

Hëna është në shenjën tuaj, do të reflektoni për gjërat që ju kanë ndodhur së fundmi, ndërsa mund të keni takime të reja. Kjo është periudha e duhur për të investuar dhe nisur gjëra të reja, por duhet të kërkoni për mundësi të realizimit të tyre.

Demi:

Është një moment i veçantë për ato çifte që kanë qenë në krizë për shkak të disa dyshimeve. Ndërsa në punë, pranoni të udhëhiqeni nga dikush tjetër dhe të mos bëni gjithçka vetë.


Binjakët:

Nuk ka më probleme në dashuri, megjithatë përpiquni të shmangni tensionet. Për beqarët, ky është muaj interesant për takime. Në punë, nëse je i varur, mund të kesh mundësinë që të bësh përpara.

Gaforrja:

Kjo e shtunë do të vijë plot dashuri, por nuk do të mungojnë debatet. Edhe në punë është ditë e mirë, por bëni kujdes të mos humbisni përqendrimin.

Luani:

Nëse marrëdhënia juaj ka nevojë të shërohet, bëni mirë të flisni. Në punë ka zgjedhje të rëndësishme për të bërë, por mund të jetë një proces i vështirë.


Virgjeresha:

Në dashuri duhet të përpiqeni të lini mënjanë vetminë: përpiquni të jeni më pak të turpshëm dhe jo kaq shumë të rezervuar. Në punë po ju kërkojnë të stimuloni kreativitetin.

Peshorja:

Hëna është në anën e kundërt në dashuri, por kjo nuk ju pengon të sqaroni disa probleme në çift. Në punë është e nevojshme të realizohet një projekt ose të merrni një vendim të rëndësishëm.

Akrepi:

Në dashuri duhet të shmangni konfliktet e forta, të paktën deri në fund të muajit. Në punë, takimet e reja janë pozitive, edhe nëse ndonjëherë ju duket sikur personi përballë nuk ju kupton.

Shigjetari:

Kujdes në dashuri. Tradhtia nuk është një zgjedhje e mirë sepse ka pasoja dhe do të pendoheni. Në punë veprimet e këtyre ditëve janë të rëndësishme, por për diçka do të duhet të rishikoni veprimet tuaja.

Bricjapi:

Në dashuri, nëse po jetoni një histori serioze, ka ardhur koha për të bërë plane për të ardhmen. Në punë mund të vijë një ofertë e vogël, madje mund të ketë një telefonatë me rëndësi.


Ujori:

Këtë të shtunë mund të vijë një shenjë nga një histori e kaluar dashurie, ndaj bëni kujdes nëse nuk doni ti riktheheni asaj historie. Në punë keni vendosur që të realizoni gjëra cilësore. Më mirë pak e saktë.

Peshqit:

Në dashuri ky është një moment në të cilin keni shumë besim: një mundësi e shkëlqyer për t’u rikuperuar. Në punë duhet të përpiqeni të zgjidhni çështjet ekonomike. /noa.al

Author: horoscope