1.Ngrihet për veten e saj. Nuk lejon asnjë që t’i shkelë të drejtat dhe sa herë që ndodh diçka e tillë, është mësuar të ngrejë zërin për të mos u përsëritur sërish e njëjta situatë.
2.E nis me pozitivitet çdo ditë. Një femër e fortë përpiqet ta harrojë të shkuarën dhe të shohë me optimizëm përpara, ndaj çdo mëngjes zgjohet me energji pozitive për ditën që e pret.
3.Dëgjon trupin e saj. Sa herë që diçka nuk shkon me trupin e saj, siguron kohën e duhur dhe shkon për vizitë. Kujdeset që çdo gjë të funksionojë më së miri me trupin e saj.
4.E lë celularin mënjanë, kur është me miq. Një gjë të tillë duhet ta bëjë kushdo, ndërsa një femër e fortë e ka zakon të përhershëm. Ajo e di se diçka e tillë është mungesë e theksuar edukate, ndaj përpiqet ta shmangë.
5.Pi shumë lëngje frutash. Një gjë e tillë do të thotë marrje e vlerave të shumta ushqimore dhe një femër e zgjuar e di rëndësinë e tyre, ndaj përpiqet t’i marrë në sasinë e duhur.
6.Qëndron aktive. I pëlqen të merret gjithë kohës me aktivitet fizik. Nuk ka rëndësi lloji i aktivitetit, mjafton të mos rrijë kot. Jeta sedentare nuk i pëlqen aspak.
7.Nuk e tepron as me dietat dhe as me mbiushqyerjen. Është kusht që një femër e fortë ia vendos vetes së saj. Nuk i pëlqen as ta ekzagjerojë me dietat drastike dhe as ta teprojë me ngrënien e tepërt.
8.I pranon kritikat. Nëse shumë personave kritikat iu duketn si shprehi negative, për një femër të fortë ato janë një mundësi vetëpërmirësimi. Nëse dikush nuk i kritikon, ato nuk do e dinë se çfarë të ndryshojnë për mirë tek vetja.
9.E bën shtëpinë një vend të bukur për të jetuar. Thuhet se shtëpia është vendi ku është dhe zemra jonë, gjë që një femër e zgjuar e di më së miri. Ajo bën gjithçka për ta zbukuruar dhe për ta bërë shtëpinë një ambient më të ngrohtë për veten dhe të ftuarit e saj.
10.Pi sasinë e duhur të ujit në ditë. Duhet të hidratohet. Përderisa uji është element mjaft i rëndësishëm, një femër e zgjuar e zgjedh atë për një jetesë të shëndetshme.
11.Lexon kudo tabelat dhe shënimet. Nëse të tjerët shpesh nuk u kushtojnë atyre, ajo lexon çdo etiketë të mundshme në ushqime dhe çdo tabelë kudo, në rrugë, në shkollë, në punë etj.
12.Nuk e lejon stresin të fitojë. Stresi është armiku kryesor i lumturisë, ndaj ato përpiqen ta reduktojnë me mendime pozitive duke mos e lejuar atë të fitojë.
13.Ha shumë fruta. Mbartëse të vitaminave dhe plot vlerave të tjera ushqyese, frutat janë elementi kryesor i vaktit të një femre të zgjuar që kujdeset për shëndetin e saj në mënyrë maksimale.
14.Buzëqesh më tepër. Një femër e zgjuar e di se buzëqeshja është elementi kryesor për të mposhtur trishtimin. Ajo e di gjithashtu se buzëqeshja është ngjitëse, ndaj përpiqet ta vërë atë sa më tepër në praktikë.
15.I kushton kohën e duhur gjumit. Pas një dite të zgjuar, asaj i duhet të punojë sa më mirë, në mënyrë që të marrë energjitë e nevojshme për ditën e nesërme, ndaj përpiqet të mos e ndryshojë orarin e saj të gjumit.