Horoskopi i muajit Prill sipas astrologut Jorgo Pulla/ Keto jane 3 shenjat me FAT te muajit

Astrologu Jorgo Pulla ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku tregoi se si është parashikimi i yjeve për shenjat e horoskopit për muajin prill.

Pulla thotë se Dashi, Peshorja, Peshqit nuk duhet të bëjnë gabim në asnjë mënyrë këtë muaj se do ta paguajnë shtrenjtë.

Dashi ndikohet shumë në çështjet që lidhen me punën aktuale. Mund t’i bëhen disa padrejtësi, por ndonjëherë ndikojnë. Fokusohen më tepër tek çështjet ekonomike financiare. Nga ana shpirtërore, lidhjet me virgjereshën dhe ujorin kanë ndikim shumë të madh. Nga 15 ditëshi i dytë, priten dhe lajme të mira.

Demi – Janë shumë të ndërlikuar sa i përket kësaj periudhe se lidhen shumë me çështjet ekonomike. Afërdita, planeti i ekonomisë dhe i dashurisë lidhet ngushtë këtë muaj dhe mund të marrë një lajm të mirë nga një çështje dokumentacioni.

Binjakët nuk janë shumë të kënaqur se kanë pasur disa debate. Gjithashtu do të kenë takime të rastësishme për punën. Ky muaj do të ketë ndikim të madh për muajt që do vijnë, prandaj duhet të vendosin tani. Për takimet shpirtërore, duhet të kenë kujdes me çfarë do të bëjnë.

Gaforrja – Është shumë e rëndësishme se çfarë bëni, por jeni në kohë dhe nëse do të keni një kontratë, firmosni tani. Nga data 7 deri më 22 është perfekt ideal për të zgjidhur çështjet ligjore.

Luani – Duket se jeni në kohën e duhur, megjithëse është periudhë që do ju japë mundësi dhe rëndësi për një punë. Do lëvizni nga puna që jeni dhe do bëni diçka të re. Është momenti ideal për riinvestime sepse mundësitë janë të mëdha, sidomos nga data 7 deri më 14. Lidhjet me Dash dhe Shigjetar i keni perfekte.

Virgjeresha – Mundësitë që keni do i fokusoni në lidhjet shpirtërore. Lidhjet me bricjap apo shigjetar, mund ta ktheni njohjen në lidhje serioze. Do ju jepet një punë e dytë për rritje të ardhurash, sidomos nga data 13 deri me 24. Është momenti tani për të bërë dokumente të rëndësishme.

Peshorja- Është e rëndësishme koha dhe momenti kur ndodhi fenomenet. Do bëni kujdes 10 ditëshin e parë të këtij muaji. Juve bëni atë që dini të bëni më mirë, të arrini qëllimin tuaj. Një blerje shtëpie të re ose sendi mund ta realizoni pas datës 17 deri më 26. Nga ana shpirtërore, një lidhje me pengesa me demin ose ujorin do e zgjidhni dhe do shkoni deri në martesë.

Akrepët janë të mërzitur për çështjen e pasurive të paluajtshme. Duket se tani duhet të bëni disa dokumentacione dhe ta realizoni këtë gjë. Koha më e përshtatshme është periudhë shumë e mirë duke pasur parasysh që pas datës 20 do realizoni gjëra që nuk i keni realizuar më parë. Për çështjet shpirtërore, me dem dhe luan po shkon shumë mirë. Nëse doni të zgjeroni familjen, është momenti tani për ta realizuar.

Shigjetari – tani është momenti për të arritur qëllimin dhe për të marrë vendime për punën tuaj aktuale. Nëse doni të merrni një objekt me qera, bëjeni pas datës 12. Mundësitë janë të mëdha. Nga ana sentimentale, bëni kujdes nga peshorja, dashi apo luani, mos u nxitoni.

Bricjapi – Lodheni shumë, keni marrë përsipër gjëra që të tjerët nuk i merrnin dot. Është koha tani të vini pikat mbi i. Duket se të tretët mund t’ju prishin ekuilibrin, por jo nismat që keni marrë. Nga ana shpirtërore, gjërat janë në vijë. Lidhjet me demin, virgjëreshën apo gaforren janë të mira.

Ujori – Deri me datën 9 do të arrini qëllimin tuaj që e keni menduar prej 3 muajsh. Është momenti për të bërë për veten tuaj, boll bëtë për dynjanë. Fokusohuni edhe tek shëndeti. Në çështjet ekonomike, nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Do keni edhe një ofertë pune për të rritur të ardhurat. Në fushën sentimentale, një lidhje është mëse e mundur.

Peshqit – Keni dy gëzime në një kohë. Mund të keni takime të rëndësishme në fushën ekonomike financiare. Mund të merrni disa dokuemente që ju gëzojnë, por pas datës 11, është koha më ideale për punën. Ndërkohë është momenti ideal për të zgjidhur çdo keqkuptim.

 

Author: horoscope