Horoskopi javor 4-10 Prill sipas astrologut Paolo Fox/ Kjo eshte shenja me FAT e javes ne cdo gje

Dashi

Kjo javë ju sjell njohje të reja. Çiftet që “mbijetuan” pas dy sezoneve të vështira tani kanë filluar të ndihen më mirë. Nuk përjashtohen disa debate me një ish, por do të fitoni. Është gjithashtu një javë e rëndësishme për ata që duan të kompensojnë kohën e humbur, pavarësisht krizës.

Demi

Marsi ka qenë një muaj i ngarkuar për shumë çifte, por më i keqi ka kaluar. Për lidhjet e reja romantike gjërat do të përmirësohen nga e marta dhe aq më tepër nga mesi i prillit. Për çiftet në krizë, kjo javë ofron zgjidhje për disa probleme. Historitë e mbyllura nuk janë më të rikuperueshme, do të jetë më mirë të ktheni faqen dhe të shikoni përpara.

Binjakët

Nëse një histori nuk funksionon ose keni ndonjë dyshim, ky muaj prill do të hedhë pak dritë edhe në anët e errëta të marrëdhënies. Në çift nuk thuhet se mungon dashuria, por ka probleme që shqetësojnë familjen. Kushdo që dëshiron të rikuperojë një marrëdhënie duhet të jetë i kujdesshëm dhe të mos e vështirësojë atë pas një takimi.

Gaforrja

Java e forcës për beqarët. Në tregimet e reja vjen një vitalitet i madh dhe do të mund të harrohet ndonjë ngjarje e trishtë e së shkuarës. Shumë çifte e gjejnë sërish dëshirën për të dashuruar. Gjatë kësaj kohe mund të bëni zgjedhje të mira përkrah personit të duhur.

Luani

Së shpejti Afërdita nuk do të jetë më në kundershtim me shenjen tuaj. Gjithsesi, diçka mund t’ju ketë shqetësuar gjatë javëve të fundit. Jeni distancuar nga një person që nuk eshte treguar besnik. Çiftet që i kanë mbijetuar një periudhe kritike dhe të komplikuar nuk duhet të kenë më telashe të mëdha këtë javë. Kujdes nga të afërmit.

Virgjëresha

Prilli kërkon siguri. Nëse i keni kushtuar shumë vëmendje një personi shumë të paqartë, ka shumë mundësi që të doni të tregoni se çfarë nuk shkon këtë javë. Për shumë çifte, muajt e fundit kanë qenë të rëndë sidomos në planin ekonomik, tani është koha që problemet të rrëshqasin.

Peshorja

Është koha për t’u treguar të gjithëve se sa vleni, por kujdes. Prilli është muaji i fundit që mundëson një pajtim,
sidomos për ata që janë vetëm prej pak kohësh. Nëse marrëdhënia është e fortë, merrni një vendim të rëndësishëm për të ardhmen.

Akrepi

Tensionet e punës nuk duhet të perzihen me dashurine. Para fundit të prillit do të jetë më e lehtë të flisni për ndjenjat. Kthehet dëshira për të dashuruar dhe për të qenë me njerëz që e kuptojnë ndjeshmërinë tuaj të madhe. Për çiftet qe prej kohësh kanë përjetuar momente lodhjeje, gjithçka fillon sërish.

Shigjetari

Duajini njerëzit e vërtetë, të sinqertë dhe urreni tipat ngjitës. Nëse një lidhje e sapolindur është e fiksuar pas xhelozisë, mund ta ndaloni. Në jetën në çift ka ende diçka për të diskutuar dhe me Peshqit dhe Binjakët duhet maturi.

Bricjapi

Ndjenjat tuaja janë të sinqerta, por që në javën e kaluar mund të keni të bëni me një person të pakapshëm. Venusi është kthyer në favor, por ka ende shumë keqkuptime nga ana juaj. Çiftet mund të gjejnë një marrëveshje të mirë për sa kohë që ata përreth jush respektojnë heshtjet tuaja.

Ujori

Revolucionet e mëdha vijnë dhe kështu mund të përjetoni një emocion të ri të bukur me një person të ndryshëm nga ju. Në çift mund të lindin disa momente nervozizmi në fillim të javës, por tashmë nga e mërkura emocionet kthehen më të forta se kurrë.

Peshqit

Së shpejti Afërdita do të jetë në shenjën tuaj të horoskopit dhe deri të enjten do të ndjeni një dëshirë të madhe për të dashuruar. Ju qe shoqëroheni me shumë njerëz, në këtë moment mund të keni edhe një takim romantik. Nëse ka pasur një ndarje, është e kotë të kthehesh. Nëse, nga ana tjetër, keni pranë jush një person të bukur dhe pozitiv, planifikoni diçka të re

Author: horoscope