Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e marte, 31 Maj 2022

Dashi

Marrëdhënia juaj ne çift le shume për te dëshiruar prandaj mundohuni te ndryshoni rutinën ne mënyrë qe situata te ndryshoje. Urani do iu mbështesë gjate gjithë kohës. Beqaret do kenë takime te shumta, por atyre do iu pëlqejë te luajnë me ndjenjat e te tjerëve. Financat do jene paksa me te ekuilibruara, por ne fund te ditës nuk do i rezistoni dot dëshirës për një blerje marramendëse.

Demi
Kësaj here do keni nevoje për me shume ngrohtësi dhe dashuri nga partneri juaj. Do ndiheni paksa te vetmuar e te mërzitur dhe duhet te flisni me atë qe keni ne krah dhe t’ia tregoni situatën. Beqaret as qe e kishin menduar atë qe do iu ndodhe. Përgatituni për emocione te njëpasnjëshme. Ne planin financiar do ndërmerrni disa rreziqe për ta përmirësuar situatën dhe do ia dilni.

Binjaket
Jeta intime do jete mjaft e favorizuar gjate kësaj dite. Ai qe keni ne krah do iu përkëdhele mjaft dhe do iu mbaje ne pëllëmbë te dorës. Beqaret do zgjohen me mendimi për te gjetur personin e duhur, por me kalimin e orëve do e shohin se edhe vete ndihen mire. Ne planin financiar duhet te rishikoni edhe njëherë strategjinë qe po ndiqni për riorganizimin e këtij sektori.

Gaforrja
Nëse lidhja juaj është me te vërtet e forte atëherë askush dhe asgjë nuk mund ta dëmtojë sot. Ne fakt shume persona do mundohen t’ua prishin lumturinë, por do mbeten te zhgënjyer. Beqaret do kenë shume miq pranë vetes, por serish do e ndiejnë mungesën e nje personi te veçante. Beni durim! Ne planin financiar Plutoni do iu ndihmoje t’iu gjeni zgjidhje problemeve.

Luani
Nëse keni një lidhje harmonike, sot surprizat dhe emocionet do shumëfishohen. Bashkëpunimi nga ana tjetër do thellohet dhe do jeni te gatshëm te bëni projekte afatgjata. Beqaret nuk do kenë as sot fat ne dashuri, prandaj duhet te presin ende. Financat do jene shume te mira. Përfitoni për te bere investime te rëndësishme dhe te domosdoshme.

Virgjeresha
Kombinimi i yjeve do jete i favorshëm për jetën sentimentale te çifteve. Do kaloni momente mjaft romantike dhe do ndiheni te plotësuar me shume se kurrë. Beqaret duhet te përfitojnë nga ftesat qe do iu behe për te dale dhe t’i njohin sa me mire personat qe do takojnë. Situata financiare do jete goxha e turbullt prandaj do ishte mire te kujdeseshit me tepër për shpenzimet.

Peshorja
Pas një periudhe te mbushur me zënka dhe debate ne çift, sot do mendoni te pajtoheni me partnerin. Ne fakt nuk ia vlen te mbani mëri për disa gjera jo aq te rëndësishme. Beqaret papritur do tregohen te gatshëm te krijojnë lidhje serioze e te qëndrueshme. Kjo gjë do i habisë miqtë dhe familjaret. Financat do jene te dobëta sepse ju do shpenzoni me shume sesa duhet.

Akrepi
Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje, dita do jete e qëndrueshme dhe aspak problematike. Bashkëpunimi ne çift është aq i madh saqë te gjithë iu kane zili. Beqareve nuk do iu mungojnë mundësitë aq për te joshur dhe as te joshen. Shfrytëzojini sa te dëshironi! Plutoni do ua mbroje financat gjate kësaj dite dhe nuk do keni probleme.

Shigjetari
Jeta ne çift do jete përgjithësisht e qete dhe pa probleme te mëdha. Mundohuni ta ruani sa te mundni komunikimin dhe te mos iu besoni fjalëve qe do iu thonë disa persona. Beqaret do fillojnë një romance shume te bukur dhe emocionuese. Dite e shkëlqyer kjo e sotmja edhe për financat. Do e dini mire si te veproni për çdo problem qe do iu dale dhe do shpenzoni me maturi.
Bricjapi

Partneri juaj do jete aq i ngrohte dhe aq pasionant me ju saqë here herë do iu duket sikur jeni ne qiell te shtate. As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se dita do ishte kaq emocionuese. Beqaret do jene tërheqës dhe do shkëlqejnë gjate gjithë kohës. Problemet financiare do jene te vogla dhe me pak durim e maturi mund t’i zgjidhni shpejt.

Ujori
Dita e sotme do jete me te vërtetë mjaft e zymte për ata qe janë ne një lidhje. Debatet ne çift duket se nuk do kenë te mbaruar dhe trishtimi do iu pushtoje. Beqaret do kërkojnë vetëm te argëtohen sepse një lidhje serioze iu duhet ende e frikshme dhe me mjaft përgjegjësi. Situata financiare nuk do ketë probleme serioze megjithatë kujdesi duhet pasur ende.

Peshqit
Dita do filloje e vrullshme dhe e mbushur me debate sot, por me kalimin e orëve çdo gjë do sqarohet dhe do ndiheni me te qete. Humori do iu ndryshoje here pas here. Beqaret duhet te jene me te kujdesshëm dhe te mos pranojnë te gjitha ftesat qe mund t’iu bëhen. Ne planin financiar do kryeni investime te rëndësishme dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Author: horoscope