Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e premte, 3 Qershor 2022

Dashi
Miqësia do luaje një rol shume te rëndësishëm sot ne jetën tuaj. Edhe pse keni një lidhje dhe partneri kërkon me tepër kohe, do e gjeni mundësitë për t’u takuar edhe me miqtë. Beqaret mund te kenë ndonjë takim mbresëlënës gjate ndonjë feste apo ndonjë darke me shoqërinë. Ne planin financiar ka ardhur koha te bëni një riorganizim te situatës. Ju mundeni.

Demi
Jeta ne çift do jete përgjithësisht monotone sot. Do bëni te njëjtat gjera qe keni bere edhe me pare dhe nuk do ketë aspak emocione. Nëse nuk doni te mërziteni dhe nuk doni qe lidhjes pak nga pak t’i vije fundi, shtoni imagjinatën. Beqaret do pëlqejnë shume dike, por do jene te turpshëm. Ne planin financiar duhet ta limitoni sa te mundni shpenzimet.

Binjaket
Mos kërkoni te dominoni ne jetën tuaj ne çift sot sepse mund te lindin mosmarrëveshje te mëdha me partnerin. Barazia dhe mirëkuptimi duhet te jene ato qe te mbizotërojnë. Beqaret nuk do jene aspak te interesuar për aventura kalimtare dhe duke qene se mundësitë për lidhje serioze nuk do ekzistojnë do jene serish te vetmuar. Financat do jene goxha te stabilizuara.

Gaforrja
Saturni këshillon te mos i lini problemet profesionale apo ato financiare te ndikojnë teke jeta juaj ne çift. Dashuria është një pike e forte për te pasur një jete me te bukur dhe te shëndetshme. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te personit ideal, por as sot nuk do kenë sukses. Situata financiare do ketë goxha përmirësime. Mund te kryeni edhe transaksione.

Luani
Do jeni shume posesive ne jetën tuaj ne çift sot dhe kjo do iu shtyje drejt gabimeve te renda. Tolerojeni partnerin tuaj dhe mos këmbëngulni qe te dale gjithmonë e juaja. Beqaret do jene magnetike dhe do arrijnë te bëjnë për vete cilindo qe do iu pëlqejë. Financiarisht do jeni ne gjendje me te mire, por duhet te vazhdoni te shpenzoni me maturi dhe kujdes.

Virgjeresha
Do iu mungoje kthjelltësia ne jetën tuaj ne çift sot dhe ka rrezik te konfliktoheni me partnerin. As ai dhe as ju nuk do hani rruge. Për disa, zhgënjimet do jene shume te mëdha. Beqaret do e dashurojnë lirinë qe kane dhe nuk do duan te dalin neper takime dashurore. Ne planin financiar do iu behet një dhurate e madhe ne te ardhura dhe situata do ndryshoje rrënjësisht.

Peshorja
Nëse jeni ne një lidhje, ndikimi i yjeve do jete përgjithësisht negativ. Marrëdhënia do jete mjaft e tensionuar dhe debatet do duket sikur nuk do kenë mbarim. Për beqaret nga ana tjetër nuk do mungojnë takimet, por ata do jene te pavendosur për te zgjedhur te preferuarin. Situata financiare do jete e ndërlikuar dhe duhet ndihma e një specialisti për t’ia dale mbanë.

Akrepi
Nëse jeni ne çift do kaloni ne një etape te re te jetës suaj sot. Disa mund te mendojnë te bashkëjetojnë, disa te krijojnë familje e disa te tjerë te sjellin ne jete një fëmijë. Beqaret do dëshirojnë vetëm te përjetojnë emocione me shumice, prandaj nuk është e rëndësishme te fillojnë një lidhje serioze. Financat do jete jo shume te mira, prandaj shmangni shpenzimet dhe huat.

Shigjetari
Përgatituni për një surprize shume te madhe sot ne jetën tuaj ne çift. Partneri ka kohe qe e mendon dhe e ka përgatitur atë me shume kujdes. Edhe për beqaret perspektivat janë te mira. Përfitoni nga ftesat qe do iu bëhen për takime. Kombinimi i yjeve do jete negativ për financat, por me pak kujdes mund ta ndalni rrënimin. I keni te gjitha mundësitë për ta bere këtë gjë.

Bricjapi
Sot do mendoni te përgatisni diçka interesante për partnerin tuaj dhe ta ndryshoni njëherë e përgjithmonë rutinën qe po iu mbyste pak nga pak. Ai do e vlerësojë gjithë atë qe po bëni. Nëse ju beqare doni te krijoni një lidhje duhet te bëni me patjetër durim. Çdo gjë do vije hap pas hapi. Financat do jene me te mira se me pare dhe do kryeni investimet e domosdoshme.

Ujori
Jeta juaj ne çift do jete me e bukur dhe me më shume emocione. Do mendoni te përgatisni surpriza te mëdha dhe do tregoheni me tolerante ndaj partnerit. Gabimet qe te dy keni bere dikur do harrohen. Beqaret do kenë shume kërkesa dhe nuk do i pëlqejnë mundësitë qe do iu jepen për takime. Situata financiare do jete përgjithësisht e kënaqshme dhe pa probleme.

Peshqit
Për çiftet, lumturia do jete e garantuar gjate kësaj dite. Nuk do keni nevoje për biseda shume te gjata për t’u kuptuar. Edhe momentet romantike dhe çastet intime do shumëfishohen. Beqaret nuk duhet te tregohen te turpshëm nëse duan te gjejnë te dashur. Ne planin financiar ndikimi i madh i planetëve do jete mjaft pozitiv. Shpenzime te panevojshme mundohuni te mos kryeni.

Author: horoscope