Dashi
Këshilla e yjeve për këtë dite është ruajtja e qetësisë dhe maturia ne jetën tuaj ne çift. Duke mos u nxituar do arrini te ruani një klime harmonike dhe te qëndrueshme. Për beqaret do jete një dite si gjithë te tjerët. Do takoni persona interesante, por qe nuk do iu tërheqin aq shume sa te mendoni për një lidhje. Financat duhen mbrojtur sa me shume qe te mos keni vështirësi me vone.
Demi
Konfigurimi i yjeve do jete mjaft i favorshëm për te dashuruarit. Pritet te kaloni momente entuziazmuese dhe zemra do iu rrahe shume fort. Edhe beqaret do kenë një dite me te bukur e me fat. Gjithçka do realizohet ashtu si ju e keni menduar prej kohesh. Ekuilibri buxhetor do filloje pak nga pak te stabilizohet. Do ndiheni me te qete ne këtë plan.
Binjaket
Dëshira për me shume qëndrueshmëri do jete e madhe sot, por gjithçka do varet nga sjellja juaj. Mos kërkoni te vendosni vete për gjithçka dhe dëgjojeni mendimin e tjetrit. Beqaret do jene shume te turbullt ne lidhje me jetën sentimentale dhe do ngurrojnë te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar duhet te tregoheni me vigjilente dhe te kursyer.
Gaforrja
Beqaret do jene me fatlumet e kësaj dite. Jo vetëm qe do takojnë personin duhur, por do fillojnë një histori dashurie pasionante dhe emocionuese. Çiftet nga ana tjetër nuk do kenë as probleme, por as surpriza te mëdha. Mundohuni qe edhe vështirësitë t’i merrni me qetësi. Ne planin financiar yjet do iu sjellin goxha përmirësime. Shfrytëzojeni ditën!
Luani
Jeta juaj sentimentale do shkoje me se miri sot. Do kuptoheni shume mire me njeri-tjetrin dhe do përgatisni një darke te veçante. Disa do kujtojnë me nostalgji gjithë kohen qe kane kaluar bashke. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë dashurinë e madhe, e cila nuk ka për ta ardhur as sot. Influenca e planetëve do jete pozitive ne planin financiar, por nuk duhet te përfitoni për te bere shpenzime.
Virgjeresha
Rutina dhe zymtësia do e pushtojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni gjithë kohës te mërzitur dhe nuk do dini çfarë te bëni për ta ndryshuar situatën. Për beqaret do jene te shumta mundësitë për takime, vetëm se ata duhet te tregohen sa me te hapur. Qe gjerat te shkojnë mire ne planin financiar duhet te merrni sa me shpejt masa dhe te bëni një riorganizim te situatës.
Peshorja
Duhet t’i bëni sytë katër sot nëse jeni ne një lidhje sepse te shumte do jene ata qe do kërkojnë t’ua prishin harmoninë qe keni me partnerin. Zilia e tyre është aq e madhe saqë nuk i kushtojnë rëndësi dhimbjes qe ju mund te kaloni. Beqaret do kalojnë një dite te bukur pranë miqve. Financat nuk do jene te këqija prandaj mund te bëni ndonjë shpenzim me tepër.
Akrepi
Ne planin sentimental do jeni shume dyshues sot. Edhe pse ai qe keni ne krah do ua shprehe ndjenjat dhe do mundohet t’iu beje te ndiheni sa me mire, ju nuk do i besoni. Beqaret duhet te veprojnë me maturi nëse iu bëhen ftesa. Ka disa persona qe do kërkojnë thjesht te luajnë me ju. Për financat mos u shqetësoni aspak sepse ato do jene te mira.
Shigjetari
Fale mbështetjes qe do iu japë Urani marrëdhënia juaj me partnerin do jete e shkëlqyer. Pasioni do rindizet serish dhe do ndiheni si mbi re. Shfrytëzojeni ditën! Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri, por miqtë nuk do i lënë për asnjë moment te mërziten. ne planin financiar duhet te bëni pak durim për ta përmirësuar situatën. Ne fund do merrni frytet e dëshiruara.
Bricjapi
Edhe pse ndjenjat pe rate qe keni ne krah ane te sinqerta, ai do e ketë te vështire t’iu besoje plotësisht sot. Beni çfarë te mundni për t’ia mbushur mendjen. Beqaret edhe pse do iu pëlqejë shume një takim qe do kryejnë nuk duhet ta lënë entuziazmin t’i verboje. Financat nuk do jete te stabilizuara se[pse do vazhdoni te kryeni shpenzime marramendëse.
Ujori
Do keni disa vështirësi gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kjo do iu trishtoje mjaft. Ka disa kohe qe dialogu ndërmjet jush dhe partnerit nuk është si me pare. Edhe beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm. Jo te gjitha ato qe do iu thonë do jene te vërteta. Ne planin financiar do jeni stratege te vërtetë dhe do e dini mire si t’i menaxhoni te ardhurat qe keni.
Peshqit
Lërini dëshirat dhe emocionet t’iu udhëheqin gjate kësaj dite. Vetëm ne këtë mënyrë do ndiheni mire dhe te çliruar. Partneri po mendon për një surprize te madhe. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa takime sentimentale. Beni ende durim sepse shume shpejt do vije edhe dita juaj. Ne sektorin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe te mëdha.