Horoskopi për datën 9 qershor 2022 nga Russell Grant

Dashi

Një ftesë për një ngjarje të veçantë do të jetë e këndshme. Ky është shansi juaj për të takuar dikë që e keni admiruar gjithmonë. Udhëtimi do të vijë fiks kur keni nevojë për një ndryshim të ambientit. Konfirmohet një datë për një test, takim ose intervistë. Nëse kjo shkon ashtu siç shpresoni, rezultati mund të ndryshojë jetën tuaj.

Demi

Ndonjëherë ju duhet të prisni derisa disa çështje të zgjidhen vetë në kohën e tyre dhe kjo është një nga ato ditë. Nxitimi i gjërave ose gjetja e rrugës së shkurtër nuk do të zgjidhë asnjë problem. Nëse e vini në punë mendjen tuaj, një çështje familjare do të arrijë në një zgjidhje brenda ditës së sotme.

Binjakët

Një element dyshimi po ju pengon. Jeni përpjekur të jeni pozitiv dhe shpresëdhënës për një projekt apo aktivitet në grup, por nuk mund të injoroni ndjenjën se diçka nuk po shkon siç duhet. Pyeteni veten pse ndiheni kështu. Injoroni atë që njerëzit e tjerë mund të thonë, besojini gjykimit tuaj.

Gaforrja

Një grumbullim i përgjegjësive rutinë ju tërheq vëmendjen, por ju nuk jeni në humor për t’u marrë me këto. Nëse dikush tjetër ofrohet t`ju ndihmojë, ju do t’i lini me kënaqësi. Një formë e lehtë e ushtrimit fizik do të ndihmojë në frenimin e çdo ndjenje shqetësimi. Bëni një shëtitje, not ose regjistrohuni në një klasë joge.

Luani

Nuk do të hezitoni nëse mund të shihni një mënyrë për të ndihmuar dikë që është në vështirësi. Nuk do t’ju habitë të gjeni veten duke ndihmuar dikë që është më pak me fat. Këshillat që mund t’i ofroni një të afërmi do t’jua lehtësojnë shumë jetën. Mos mendoni se po ndërhyni pasi ata janë mirënjohës për ndihmën tuaj.

Virgjëresha

Ju rrallë veproni me impuls dhe megjithatë do të tundoheni ta bëni këtë sot. Kjo mund të jetë një ide e keqe. Një lëvizje impulsive mund t’ju kushtojë shumë në kohë, shpenzime dhe përpjekje për të riparuar dëmin. Gabimet mund të shmangen duke i dhënë vetes një bisedë të mirë dhe duke i kujtuar vetes vlerën e kujdesit.

Peshorja

Do të ketë pak tension, por që nuk do të ndikojë pjesën tjetër të ditës. Do të përmirësohet veçanërisht nëse jeni të gatshëm të lini pas vetes një debat ose zhgënjim. Një ofertë e çuditshme dhe e papritur më vonë duhet të konsiderohet me kujdes. A ka diçka nën rreshta? Dikush në familje shpreson të shohë më shumë përmes jush.

Akrepi

Marrëdhëniet me bankat dhe institucionet e tjera financiare do të rezultojnë më të suksesshme nga sa pritej. Çështjet e parave dhe pronës kanë përparësi. Edhe nëse nuk do të ishte qëllimi juaj, mund të përfshiheni thellë në disa transaksione të rëndësishme ligjore. Kontrolloni mirë çdo gjë përpara se të lidhni një kontratë afatgjatë.

Shigjetari

Një projekt i përbashkët mund të jetë gjithashtu i vetëm kur të zbuloni se përsëri jeni vetëm ju në këtë. Dikush që supozohej se do t’ju ndihmonte do t’ju zhgënjejë në minutën e fundit. Ju nuk do ta lejoni këtë t’ju pengojë nga qëllimet tuaja, por do të mërziteni që duket se keni besuar tek personi i gabuar.

Bricjapi

Ka shumë gjëra që mund të mësoni duke parë njerëzit e tjerë teksa bëjnë punën e tyre dhe duke dëgjuar idetë e tyre. Miqtë dhe kolegët mund të përfitojnë. Jeni beqar? Një raport mund të lulëzojë.

Ujori

Ka disa ndryshime interesante që po diskutohen në vendin e punës. Nuk jeni ende të sigurt se si këto mund të ndikojnë tek ju. Një dhuratë bujare e shoqërisë do t’ju mbajë të zënë dhe aktivë, ashtu siç ju pëlqen. Jeni beqar? Një romancë e re është pikërisht ajo që ju nevojitet për t’ju bërë ta shikoni gotën gjysmë plot.

Peshqit

Rreth jush po ndodhin ndryshime. Ju e dini se disa njerëz kanë pritshmëri që presin që ju t’i përmbushni dhe ju nuk doni t’i zhgënjeheni. Njëlloj do të dëshironit të mendoni më shumë për pozicionin tuaj në gjithë këtë. Mbani një profil të ulët derisa të jeni më të sigurt për ndjenjat tuaja.

Author: horoscope