Nëse i përkisni kësaj shenje horoskopi, këto janë sekretet tuaja të thella

Në momentin që një vajzë e shenjës së virgjëreshës kupton se po e dashuron vërtet dikë, vendos dashurinë mbi gjithçka tjetër. Është e vetmja shenjë e aftë të jetë tmerrësisht praktike dhe ekstremisht romantike.

Nuk i pëlqejnë aventurat, të jetë në qendër tëvëmendjes, apo të bëjë ndryshime të papritura. Ajo dashuron qetësinë, marrëdhëniet e qëndrueshme dhe gjithçka që është e planifikuar. Në punë, përkushtohet tërësisht për të dhënë maksimumin dhe për t’i kryer punët në formën më të mirë të mundshme.

Nuk arrin asnjëherë të qetësohet plotësisht, edhe pse të jep përshtypjen e një personi të qetë. Ka shumë vetëkontroll, saqë edhe në momentet kur ndjen më tepër ankth, sërish nuk e jep veten as te miqtë e saj më të mirë.

E ka shumë të vështirë t’i pranojë ato. Për të është më e lehtë të kritikojë defektet tek të tjerët, se sa të pranojë të sajat.

Në një marrëdhënie, një vajzë e shenjës së virgjëreshës kërkon harmoninë dhe qetësinë. Nuk është e zakonshme ta shohësh një femër të kësaj shenje të qajë për një histori të shkuar dashurie, apo të vuajë për një dashuri platonike. Gjithçka e kaluar për të, i përket së shkuarës dhe ajo di ta shfrytëzojë një vend bosh në jetën e saj, për dikë që ia vlen realisht.

Author: horoscope