Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e marte, 14 Qershor 2022

Dashi
Sektori i dashurisë do jete mjaft i privilegjuar gjate kësaj dite. Partneri do iu kushtoje me shume vëmendje se kurrë dhe pasioni do shtohet mjaft. Beqaret do jene shume entuziaste nga takimet qe do kryejnë dhe kjo mund t’i shtyje drejt disa gabimeve. Ne planin financiar nuk duhet te neglizhoni as gabimin me te vogël. Mundohuni te bëni një riorganizim tërësor te situatës.

Demi
Plutoni do jete i pozicionuar mire sot ne jetën tuaj ne çift dhe dita do jete me e bukur. Do iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe iu kane dale. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri nuk do jete i duhuri. Mos u trishtoni sepse mundësitë me te mira do iu jepen pas pak ditësh. Financat do jene te privilegjuara. Do i shlyeni edhe borxhet dhe do arrini te hiqni disa lek mënjanë.

Binjaket
Dashuria do shkoje me mire sesa ju e kishit menduar gjate kësaj dite. Harmonia do mbizotërojë gjithë kohës dhe bashkëpunimi gjithashtu. Beqareve nuk do iu mungojnë mundësitë për te joshur, por ata duhet te zgjedhin personin qe iu peshtafet me tepër. Financat do kenë përmirësime te vogla, megjithatë kjo nuk do te thotë te shpenzoni pa menduar.

Gaforrja
Do keni me te vërtetë nevoje ta ndryshoni rrjedhën e jetës suaj ne çift sot dhe me pak mundim do ia arrini. Partneri do iu mbështesë për gjithçka dhe do iu beje te ndiheni me mire. Beqaret nuk do realizojnë dot takimet e shumëpritura dhe kjo do i merite pa mase. Financat do jene përgjithësisht te mira. Shfrytëzojeni rastin për te bere investimet me te nevojshme.

Luani
Ne përgjithësi jeta ne çift parashikohet te jete e qete. Nuk do ketë as mosmarrëveshje dhe as debate te zjarrta. Ata qe kane kohe bashke do mendojnë t’i çojnë gjerat me tej. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do iu ndryshoje tërësisht. Neptuni do ua mbroje financat dhe o iu nxite te tregoheni te matur me shpenzimet. Kjo ehte ajo qe duhet te bënit prej kohesh.

Virgjeresha
Kritikat e partnerit tuaj apo te afërmve te tij do iu mërzitin pa mase dhe do iu acarojnë. Lidhja juaj nuk do jete aspak e mire dhe disa mund te mendojnë për një ndarje. Kujdes! Beqaret do joshin pa pushim, por jo te grithe do e gjejnë atë qe kane menduar. Fatmirësisht financat do jene te qëndrueshme dhe te paktën ne këtë sektor nuk keni për çfarë te shqetësoheni.

Peshorja
Do e kritikoni te dashurin tuaj për mungese vëmendjeje ndaj jush dhe kjo do sjelle debate ne çift. Beqaret do kenë takime te shumta, por do refuzojnë çdo lloj angazhimi. Ne fakt nëse nuk ndiheni gati kjo është gjeja me e mire qe mund te bëni. Financat nuk do jene te qëndrueshme, prandaj do iu duhet te merrni masa strikte për ta ndryshuar situatën.

Akrepi
Dialogu ne çift do favorizohet gjate kësaj dite dhe do arrini t’i sqaroni debatet qe keni pasur. Ne fakt si ju ashtu edhe partneri juaj do tregoheni me tolerante. beqaret do kenë me shume fat se kurrë ne dashuri dhe do e bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Ne planin financiar nuk do jene aspak te favorizuara transaksionet kështu qe lërini për me vone ato.

Shigjetari
Nëse jeni ne një lidhje çdo gjë do shkoje për mrekulli sot. Entuziazmi do iu pushtoje gjate gjithë kohës dhe do përjetoni emocione te mëdha. Beqaret do lëvizin çdo gur për ta gjetur personin e duhur, por e vështirë do jete t’ia dalin mbanë. Situata financiare do jete konfuze. Me mire prisni edhe pak te për kryer shpenzimet e menduara qe te mos keni vështirësi.

Bricjapi
Ndryshimet do jene te shumta ne jetën tuaj ne çift sot. Disa do marrin vendime te rëndësishme për te ardhmen qofshin këto pozitive apo negative për lidhjen qe kane aktualisht. Beqaret do kenë një takim te çuditshme me një person qe do i tërheqë mjaft fizikisht. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe nuk do dorëzoheni para vështirësive.

Ujori
Sot do ia tregoni ne shume mënyra dashurinë atij qe keni ne krah dhe kjo do e beje te ndihet me se miri. Nga ana tjetër ai do iu qëndrojë besnik edhe pse tundimi do jete i madh. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri dhe do jene serish te vetmuar. Situata financiare mund te ndërlikohet nga momenti ne moment. Shpenzimet qe keni bere deri me sot kane qene te paimagjinueshme.

Peshqit
Jeta juaj ne çift do jete goxha e mire gjate kësaj dite. Do filloni te bëni projekte te rëndësishme dhe çdo gjë do shkoje sipas parashikimeve. Beqaret nuk do mërziten edhe pse nuk do e gjejnë shpirtin binjak. Jeta e tyre është emocionuese edhe pa te. Financat do jene delikate kështu qe bëni kujdes me çdo hap qe do hidhni. Shmangni edhe dhëniet e huave.

Author: horoscope