Horoskopi për datën 16 qershor 2022 nga Russell Grant

Dashi

Një mënyrë për të shfrytëzuar sa më shumë kohën tuaj është duke inkurajuar miqtë dhe kolegët të braktisin rutinat e zakonshme në mënyrë që të provojnë diçka shumë të ndryshme. Nuk do ta keni të vështirë për t`i bindur njerëzit e tjerë që të bashkohen me idetë tuaja. Shumë do të kërkojnë nga ju për t`u udhëhequr rrugën.

Demi

Një mik apo koleg i njohur për imagjinatën idealiste do të përpiqet t’ju çojë në rrugë të gabuar. Nuk do të ndikoheni nga këto ide jopraktike. U besoni më shumë mendimeve tuaja se sa të të tjerëve.

Binjakët

Bashkimi i forcave me një mik apo koleg do të jetë një mënyrë e mirë për t’i bërë gjërat. Ndërsa mund të shpërqendroheni lehtësisht, ata do të jenë të vendosur të fokusohen tek puna. Një përpjekje grupi do të shkojë më mirë nga sa mendonit.

Gaforrja

Nuk keni kohë për të ëndërruar me sy hapur, por ka mënyra më të mira për ta përdorur imagjinatën tuaj. Askush nuk mund t’ju akuzojë se po i bëni petullat me ujë, kur nuk do t`ju duhet edhe shumë kohë për t’i kthyer idetë në realitet. Jeni shumë serioz, pasi doni t’i dëshmoni dikujt që dyshon tek ju se sa praktik mund të jeni.

Luani

Një mik apo partner i turpshëm po bën gjithçka që mundet për t’ju mbajtur prapa skene. Ju preferoni të jeni në mes të gjithçkaje që po ndodh. Më mirë akoma, ju pëlqen të jeni në krye. Ndërsa dikush po ju shpërqendron, do të mungojnë mundësitë që normalisht do të kishit shijuar. Shkoni atje ku dëshironi të shkoni dhe injoroni këdo që përpiqet t’ju lërë prapa.

Virgjëresha

Kolegët po mbështeten tek ju, tek njohuritë dhe kontributi juaj në një projekt në grup. Ju nuk keni zgjidhje tjetër veçse të vazhdoni me këto përgjegjësi. Angazhimet e vështira kanë filluar t’ju lodhin, por nuk mund të merrni pushim nga puna kur keni fatura për të paguar.

Peshorja

Keni vendosur se çfarë doni të bëni për ndryshimet e propozuara nga dikush në fillim të muajit. Ju është dashur pak kohë për të arritur këtë vendim dhe e dini se është një vendim që disa njerëz nuk do të duan ta dëgjojnë. Megjithatë, tani që e keni marrë vendimin, duhet të mbështeteni mbi këmbët tuaja.

Akrepi

Nuk keni shumë kohë për t’u shoqëruar apo edhe për t’u argëtuar. Puna dhe çështjet personale kërkojnë vëmendjen tuaj më të madhe. Kur të jeni duke u bashkuar me të tjerët, gjasat janë që do të përfshiheni në aktivitete rutinë dhe jo në ndonjë gjë të jashtëzakonshme.

Shigjetari

Marrja e një roli drejtues do t’ju vijë natyrshëm dhe do t’ju mbajë të zënë. Ndryshimi është në ajër dhe ju jeni duke shpresuar dhe synoni që gjithçka të funksionojë mirë. Një mënyrë për ta siguruar këtë është të bëni më të mirën tuaj për të ndihmuar ata që janë nervozë të përshtaten me këto rrethana të reja.

Bricjapi

Ju do të jeni i vetmi person që duket se dini si të përballeni me një situatë që nuk është planifikuar apo pritur. Ju mund të befasoni veten duke bërë lëvizjet më të mira. Një përzierje e intuitës dhe prakticitetit do t’ju ndihmojë që t`u jepni një dorë edhe të tjerëve në këto kohë konfuze.

Ujori

Një partner apo mik nuk është aq i vëmendshëm apo i kujdesshëm sa kur u takuat për herë të parë. Ata janë aq të mbështjellë në shqetësimet e tyre sa duket se nuk kanë kohë për ju. Nuk ju pëlqen ta pranoni, por ndiheni mjaft të lënë pas dore, veçanërisht sepse ata nuk arrijnë ta ndiejnë zhgënjimin tuaj.

Peshqit

Ju keni një zgjedhje të rëndësishme për të bërë dhe çfarëdo që të vendosni, do të ketë ndikim edhe në jetën e partnerit, mikut tuaj më të mirë apo të një të afërmi. Kjo është arsyeja pse ju do të merrni kohën tuaj për të marrë një vendim. Ju dëshironi të bëni atë që është më e mira për të gjithë. Të tjerët e respektojnë këtë.

Author: horoscope