Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e shtune, 18 Qershor 2022

Dashi
Ka shume mundësi qe duke filluar qe sot, jeta juaj ne çift te stabilizohet. Do tregoheni me te kuptueshëm me partnerin dhe nuk do i mbani mëri për ndonjë kritike te vogël. Beqaret do kenë shume besim tek vetja dhe nuk do ndalen derisa ta joshin personin qe pëlqejnë. Financat do jene te mira, por nuk duhet te entuziazmoheni dhe te bëni shpenzime marramendëse.

Demi
Mos e helmoni jetën tuaj ne çift me dyshimet mbi partnerin sepse as ju as ai nuk do ndihet mire. Beqaret do jene ne humor te mire dhe do pranojnë çdo ftese qe do iu behet. Ne fakt do takoni dike i cili do iu pëlqejë jashtë mase. Për sa iu përket financave do jeni mjaft te vendosur ta përmirësoni situatën dhe do ia dilni mbanë. Do mund te kryeni edhe transaksionet e duhura.

Binjaket
Te shumte do jene planetët qe do ndikojnë tek jeta juaj ne çift dhe do e bëjnë atë me te bukur se me pare. Te dy do jeni te gatshëm te toleroni nga pak ne mënyrë qe te mos linde asnjë konflikt. Beqaret do jene shume te zënë me pune dhe nuk do arrijnë te gjejnë kohen per te kërkuar dashurinë. Ne planin financiar besojini instinktit për njëherë te vetme.

Gaforrja
Dite jo shume e mire kjo e sotmja për te dashuruarit. Do vuani shume nga mungesa e ngrohtësisë se atij qe keni ne krah dhe do jeni gjithë ditës te mërzitur. Beqaret do jene te vendosur te kërkojnë personin ideal dhe do e gjejnë shume shpejt atë. Për sa iu përket financave, ato do jene mjaft te stabilizuara dhe çdo gjë do behet sipas një rregulli strikt.

Luani
Jeta juaj ne çift do shkoje mjaft mire sot. Partneri do iu flasë sinqerisht dhe nuk do iu mbaje asgjë te fshehte. As qe do iu shkoje ne mendje ta tradhtoni apo ta shani. Beqaret serish do ngelen vetëm sepse mundësitë qe do iu jepen nuk do jene te përshtatshme për to. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Virgjeresha
Konfliktet me partnerin do jene te shumta sot. Asnjeri prej jush nuk do hape rruge dhe situata do vije duke u vështirësuar gjithnjë e me shume. Beqaret do kenë shume sukses ne dashuri gjate kësaj dite dhe me ne fund do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar mos hidhni asnjë hap pa qene te sigurte. Nëse iu duhet te nënshkruani kontrata lexojini paraprakisht.

Peshorja
Do kërkoni shume pavarësi gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kjo mund te sjelle disa debate me partnerin. Ne fakt për çdo gjë duhet te flisni me pare me te dashurin tuaj sepse ne çift jeni dy, jo një. Beqaret nuk duhet t’i lëne pas dore mundësitë qe do iu jepen për takime. Njeri prej tyre mund te jete edhe ai qe keni ëndërruar. Financat nuk do jene problematike.

Akrepi

Dëshira seksuale do shtohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Nëse flisni me partnerin për këtë mund te kaloni momente te mrekullueshme dhe mjaft emocionuese. Beqaret do njohin dike interesant gjate një takimi pune. Shfrytëzojeni këtë mundësi. ne planin financiar do i zgjidhni te gjitha problemet qe iu kishin dale dhe do ndiheni me te qete për këtë fakt.

Shigjetari
Te dashuruarit do i pushtoje rutina. Dialogu gjithashtu do jete mjaft problematik. Beqaret do ndiejnë një dëshirë te zjarrte për te ndare gëzimet dhe mërzitjen me një person qe t’i kuptoje dhe t’i mbështesë. Mundësitë për ta njohur atë do ekzistojnë sot. Situata financiare do ketë përmirësime te ndjeshme. Do arrini te kryeni investime dhe transaksione te rëndësishme.

Bricjapi
Pasioni nuk do mungoje aspak gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, por ne disa momente mund te debatoni ashpër me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet te tregohen te vëmendshëm dhe te shohin ngado. Ne fakt është dikush qe po i vrojton ata prej kohesh. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme dhe situata do përmirësohet akoma me shume.

Ujor
Venusi do jete i pozicionuar keq gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe debatet do jene te mëdha me partnerin. Do i kushtoni me shume kohe karrierës sesa atij qe doni. Beqaret do kenë një dite te bukur edhe pse nuk do gjane dashurinë e shumëpritur. Financat do jene te paqëndrueshme për shkak te shpenzimeve shume te mëdha qe keni kryer kohet e fundit.

Peshqit
Jeta juaj ne çift do marre kthesën e duhur gjate kësaj dite. Do e përforconi bashkëpunimin dhe komunikimi do jete akoma me i mire. Disa mund te marrin edhe një vendim te rëndësishëm për te ardhmen e tyre. Beqaret do kenë takime pa fund, por do ekzistojnë vetëm mundësitë per aventura kalimtare. Financat do jene ne përgjithësi te qëndrueshme

Author: horoscope