Java e dytë e korrikut do të sjellë surpriza për këto shenja, ja ç’kanë parashikuar yjet për datat 4-10 korrik

DASHI: Këtë javë planeti Mërkur do të kryejë një transit të pafavorshëm në shenjën tuaj, që mund t’ju sjellë disa pengesa në fushën e punës. Por, nuk është asgjë serioze. Ju jeni të mbrojtur nga Jupiteri në shenjë, i cili ju garanton sukses afatgjatë! Afërdita e favorshme ju dhuron një fundjavë super romantike. Kujdes nga Hëna kundërshtare mes të mërkurës dhe të enjtes.




DEMI: Këtë javë planeti Mars do të hyjë në shenjën tuaj. Duke filluar nga e marta, do të ndjeni një energji të mirë dhe do të fillojë një fazë rikuperimi për ju. Kujdes nga Hëna në prapavijë mes së premtes dhe së shtunës, që do të jenë dy ditë të mbushura me nervozizëm. Mërkuri kthehet nga shenja juaj, duke filluar që nga data 5. Së shpejti mund të merrni lajme të mira nga puna.




BINJAKËT: Ditën e martë planeti Mërkur do të braktisë shenjën tuaj dhe mund të keni më pak mundësi në sferën e punës sesa gjatë sezonit të kaluar, i cili ishte mjaft elektrizues. Megjithatë, planeti Venus do të vazhdojë të jetë në shenjën tuaj, gati për t’ju dhuruar ditë “të nxehta”. E diela nuk do të jetë një ditë e mbarë me Hënën në prapavijë.




GAFORRJA: A jeni gati për të pritur Mërkurin? Duke filluar nga e marta, planeti i komunikimit do të shkëlqejë në shenjën tuaj, duke ju sjellë shumë takime të reja dhe mundësi interesante. Gjithashtu, planeti Mars do të kthehet në pozicion të favorshëm për ju dhe do t’ju sjellë një frymë të re energjie, duke ju bërë të ndjeni më pak stresin e kësaj periudhe. Ditët e hënës së favorshme janë e marta, e premtja dhe e shtuna.




LUANI: Këtë javë planeti Mars do të kryejë një transit të pafavorshëm për shenjën tuaj, i cili mund t’ju shkaktojë më shumë lodhje psikofizike gjatë periudhës në vijim. Për fat të mirë, Venusi do të kujdeset që t’jua ngrejë moralin. Planeti i dashurisë është gati t’ju mbështesë dhe t’ju dhurojë ditë plot emocione. Hëna do t’ju japë më shumë fat të mërkurën, të enjten dhe të dielën dhe më pak fat të premten dhe të  shtunën.




VIRGJËRESHA: Java juaj fillon në mënyrë të shkëlqyer me dy ditë me Hënën në shenjë, përkatësisht të hënën dhe të martën, gjatë të cilave mund të merrni lajme të mira. Për më tepër, duke filluar nga e marta, planeti Mërkuri nuk do t’ju bëhet më pengesë në sferën e punës dhe do të fillojë të veprojë në favorin tuaj, gati për t’ju dhënë mundësi të reja. Afërdita në pozicion të pafavorshëm sjell grindje dhe keqkuptime në jetën tuaj në çift.

PESHORJA: Më në fund një lajm i mirë! Duke filluar nga e marta, planeti Mars nuk do të jetë më kundërshtar i shenjës suaj dhe pak nga pak do të mund të rikuperoni energjitë tuaja pas një muaji mjaft stresues si ky që lamë pas. Për më tepër, mes së mërkurës dhe të enjtes, Hëna e bukur do të shkëlqejë në shenjën tuaj gati për t’ju sjellë fat dhe për t’ju dhuruar momente romantike të mrekullueshme. Venusi është në anën tuaj dhe mbështet marrëdhënien tuaj.




AKREPI: I dashur Akrep, këtë javë për fat të keq planeti Mars do të vendoset në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Do të fillojë për ju një periudhë mjaft stresuese si në planin fizik edhe në atë mendor. Për fat të mirë, do të keni mbështetjen e Mërkurit, i cili do t’ju kthejë buzëqeshjen, dhe nga data 5 e në vazhdim do t’ju dhurojë takime interesante, mundësi të papritura dhe lajme të mira në vendin e punës.

SHIGJETARI: Sërish këtë javë do t’ju duhet të përballeni me kundërshtimin e planetit Venus, i cili e bën jetën tuaj në çift të tensionuar. Ditët me më shumë zënka do të jenë e hëna dhe e marta, me Hënën gjithashtu në një pozicion të pafavorshëm. Por ka një lajm të mirë: duke filluar nga e marta, planetin Mërkur nuk do ta keni më kundërshtar. Një situatë pune që ju shqetëson më në fund do të zhbllokohet.




BRICJAPI: Për fat të keq këtë javë, Mërkuri do të vendoset në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Së bashku me Jupiterin, gjithashtu në një pozicion të pafavorshëm, ky planet mund të shkaktojë bllokime apo ngadalësime në fushën e punës, të cilat fatkeqësisht do të mund të zgjidhen në mënyrë pozitive vetëm gjatë vjeshtës. Marsi, megjithatë, bëhet aktiv në favorin tuaj dhe ju ndihmon të rikuperoni deri diku energjitë.

UJORI: Planeti Mars do të bëjë një transit të pafavorshëm në shenjën tuaj, i cili mund t’jua shterojë energjitë në javët e ardhshme. Por, do të keni fat në dashuri dhe prandaj do të ndiheni më mirë. Afërdita në anën tuaj është gati t’ju dhurojë një javë plot emocione të bukura. Ditët më me fat me Hënën në shenjë do të jenë e mërkura, e enjtja dhe e diela. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë terse.




PESHQIT: Të dashur Peshq, java juaj fillon me dy ditë mjaft të rënda. Që në krye të javës, Hëna në prapavijë mund të theksojë grindjet dhe keqkuptimet. Do të jetë mbi të gjitha sfera sentimentale që t’ju japë shqetësime, për shkak të Venusit në pozicion të pafavorshëm. Një rikuperim i bukur, megjithatë, në planin e punës. Më datë 5 planeti Mërkur do të kthehet për t’ju buzëqeshur, gati për t’ju dhënë mundësi të reja.

Author: horoscope