Dashi
Ata qe janë ne një lidhje prej disa kohesh do marrin vendime shume te rëndësishme mbi te ardhmen sot. Do i dëgjoni ato qe do iu thotë tjetri dhe ne asnjë mënyrë nuk do vendosni vete. Beqaret do jene me te hapur dhe do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Dielli do ndikoje se tepërmi tek financat dhe situata do filloje te përmirësohet dalëngadalë.
Demi
Me ne fund do dilni nga vështirësitë qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe do jeni me optimiste për te ardhmen se bashku. Mirëkuptimi do jete një pike e forte. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim, por nuk do arrijnë ta gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar nuk do bëni asnjë shpenzim pa qene te sigurte se financat janë te qëndrueshme. Bravo!
Binjaket
Jeta sentimentale do jete prioritet për ju sot. Do dini te kërkoni falje për gabimet qe keni bere dhe toleroni me shume. Edhe ata qe kane pasur probleme serioze do mundohen t’i sqarojnë gjerat. Beqaret nuk do fillojnë histori dashurie pa qene te sigurte pe rate qe duan. Financat do jene delikate kështu qe tregohuni shume te matur. Fatmirësisht do keni një aleat qe quhet Jupiter.
Gaforrja
Jeta juaj ne çift do jete me pasionante sesa mendonit sot. Lidhja juaj do përforcohet ndjeshëm dhe do dëshironi te mos ndaheni për asnjë çast pre atij qe dashuroni. Beqaret do jene viktima te disa personave aspak serioze. Mos bëni gabimin te krijoni menjëherë lidhje. Financat fatmirësisht nuk do jene problematike. Disa familjare do iu japin një shume te konsiderueshme.
Luani
Jeta sentimentale e çifteve nuk do jete aq e qete sa ata mendonin. Urani do ndikoje negativisht dhe do iu shtyje te tregoheni me kokëfortë se kurrë. Beni shume kujdes sepse situata pak nga pak mund te ndërlikohet se tepërmi. Beqaret do kenë flirte me shumice me persona interesante. Ne planin financiar duhet te bëni çmos te stabilizoni situatën.
Virgjeresha
Do ndiheni shume mire pranë atij qe dashuroni sot dhe do flisni qetësisht për te ardhmen. Edhe ai iu do po aq sa ju dhe dëshiron me gjithë zemër te kaloje jetën me ju. Beqaret do kenë disa takime, por do jene te pavendosur te zgjedhin. Për planin financiar do jete dite e qete. Me ato te ardhura qe keni bëni investimet e duhura dhe hiqni disa para mënjanë.
Peshorja
Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do lini asnjë t’ua prishe harmoninë dhe ne mbrëmje do e surprizoni partnerin. Beqaret nuk duhet ta presin sot personin ideal sepse mjedisi yjor nuk ehte fort i përshtatshëm. Beqaret do kryejnë shpenzime te tejskajshme dhe situata mund te përkeqësohet nga momenti ne moment.
Akrepi
Te ndihmuar nga Merkuri do e mahnitni partnerin tuaj sot. Do tregoheni shume me te hapur dhe do e toleroni me tepe rate. Edhe ndjenjat do i shprehni me shume. Beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen te hapur ndaj njohjeve te reja. Ne planin financiar mos i besoni shume intuitës sepse do gaboni rende. Mos jepni as hua sepse situata nuk është aq e qëndrueshme.
Shigjetari
Mos u dekurajoni edhe nëse keni kontradikta me partnerin tuaj sot. Te gjithë çiftet kane debate here pas here, por merita juaj do jete nëse do i kaloni ato sa me shpejt dhe pa u lënduar shume. Beqaret nuk duhet te nxitohen, por t’ia lënë kohës gjithçka. Sektori i financave do jete me fat. Nuk do keni as problemin me te vogël ne këtë plan.
Bricjapi
Nëse doni qe lidhja juaj te shkoje sa me mire duhet te mos e ndërprisni për asnjë moment komunikimin dhe te ndihmoni njeri-tjetrin me tepër. Beqaret nga ana tjetër do kenë një takim shume te rëndësishëm i cili do ua ndryshoje përgjithmonë te ardhmen. Financat do përmirësohen dalëngadalë nëse nuk kryeni shpenzime stratosferike.
Ujori
Asnjë planet nuk do ndikoje gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe gjithçka do varet nga sjellja juaj. Tregohuni pak me te hapur ndaj propozimeve qe do iu beje partneri. Beqaret do jene shume te angazhuar me pune dhe nuk do kenë kohe për t’ia kushtuar jetës sentimentale. Ne planin financiar duhet te bëni me patjetër një riorganizim te situatës.
Peshqit
Dite mjaft e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin tuaj dhe dita do jete akoma me sensuale. Për beqaret do ekzistojnë mundësi reale për te krijuar lidhje, kështu qe ata duhet te përfitojnë sa me shume qe te mundin. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen, por ende duhet te vazhdoni te shpenzoni me kursim.