Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e merkure, 13 Korrik 2022

Dashi
Duke filluar qe sot nuk do ketë me tabu ne jetën tuaj sentimentale. Do tregoheni me te hapur ndaj risive dhe do e toleroni me tepër partnerin. Beqaret do jene me te disponueshem ndaj ftesave qe do iu bëhen dhe mundësitë për te krijuar lidhje serioze do jene te shumta. Ne planin financiar është dita e duhur për te bere një riorganizim te situatës.




Demi
Marrëdhënia ne çift do jete me e mire sot dhe bashkëpunimi me njeri-tjetrin do shtohet. Nuk do i mbani mëri atij për disa kritika qe iu ka bere sepse do e lini pas te shkuarën. Beqaret do jene me humor shume te mire dhe do përfitojnë nga njohjet e reja. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm dhe do kryeni me lehtësi shpenzimet me te nevojshme.




Binjaket
Ata qe janë ne një lidhje ka rrezik te kalojnë një krize sot. Do debatoni shume ashpër me partnerin dhe do jeni gjithë kohës te tensionuar. Beqaret do jene ne kërkim, por nuk do kenë fat ta gjejnë personin e duhur. Lërjani gjithçka kohës. Sektori i parave nuk do preket nga yjet dhe gjithçka do varet nga sjellja juaj. Shpenzoni me maturi dhe mendoni edhe për te ardhmen.




Gaforrja
Ju qe jeni ne një lidhje do keni një dëshirë te çmendur për te provuar eksperienca te reja me partnerin tuaj sepse doni te përjetoni emocione te mëdha. Flisni me te dhe ai do ua plotësojë këtë dëshirë. Beqaret do kalojnë një dite te zakonshme dhe pa takime impresionuese. Financat do jene delikate kështu qe duhet shmangur shpenzimet e mëdha.




Luani
Për pjesën me te madhe te çifteve dita do jete shume e mire. Komunikimi nuk do reshte për asnjë moment dhe mund te planifikojnë edhe diçka serioze. Beqaret nuk do hedhin asnjë hap pa qene te sigurte se personi qe do njohin është fiks për ta. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe situata do jete goxha me e qëndrueshme se kohet e fundit.




Virgjeresha
Jeta juaj ne çift do kaloje ne plan te pare sot. Do e vlerësoni dhe do e adhuroni tej mase personin qe keni ne krah. Nga ana tjetër do mundoheni ta surprizoni here pas here atë. Beqaret do jene shume joshës dhe do marrin propozime te shumta nga persona me vlere. Financat do i menaxhoni me maturi dhe kujdes. Shmangni edhe dhëniet e huave.




Peshorja
Pas një periudhe te mbushur me debate te forta dhe mosmarrëveshje ne çift, sot do jeni me te qete dhe do mundoheni ta përmirësoni situatën. Beqaret nuk do kenë shume fat ne dashuri, megjithatë nuk duhet ta humbin shpresën për asnjë moment. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Situata do iu lejoje te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.




Akrepi
Klima ne çift do jete shume e ngrohte gjate kësaj dite. Partneri do ua beje qejfin për gjithçka ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me rehat. Beqareve qe iu pëlqejnë aventurat kalimtare do kenë mundësi me shumice. Ata qe janë ne kërkim te një lidhjeje serioze nuk do kenë fat as sot. financat do jene përgjithësisht te stabilizuara, megjithatë shpenzimet duhet te kryeni serish me maturi.

Shigjetari
Do jeni te stresuar sot dhe gjithë nervat qe keni do ia nxirrni partnerin. Mos përfitoni nga durimi i tij sepse gjithçka e ka një kufi i cili po u kalua do sjelle probleme. Jeta e beqareve do ndryshoje njëherë e përgjithmonë fale një takimi te papritur, por impresionues. Ne planin financiar do jeni me largpamës se me pare dhe nuk do nxitoheni me shpenzimet.




Bricjapi
Nëse keni disa mosmarrëveshje te vogla ne jetën tuaj ne çift mundohuni t’i rregulloni ato sa me pare. Pe i late pas dore situata mund te ndërlikohet me tepër. Beqaret me shume gjase do kenë dashuri me shikim te pare dhe jete do iu ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar do arrini te kryeni transaksione me rëndësi. Nëse vazhdoni kështu do keni mjaft përmirësime.




Ujor
Mos debatoni pa asnjë arsye me parterin tuaj sot sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Qëndroni me këmbë ne toke dhe mundohuni te tregoheni me te kuptueshëm. Beqareve ka shume mundësi t’iu plotësohen dëshirat me te zjarrta. Situata financiare do jete e kënaqshme. Vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet dhe menaxhojini me maturi te ardhurat.




Peshqit
Shmangni aventurat kalimtare nëse jeni ne një lidhje dhe nëse doni qe gjithçka te ece mbare. Nëse vërtet nuk i rezistoni dot sharmit te personit qe do takoni rishtazi jepini fund lidhjes qe keni krijuar duke folur hapur me partnerin. Beqareve do iu shkoje çdo gjë ashtu si e kishin ëndërruar. Financat nuk do kenë përmirësime, por situata do vazhdoje te jete e ekuilibruar

Author: horoscope