Si e përballon ndarjen, sipas shenjës së horoskopit?

Mund të duket si klishé, por është e vërtetë: Ndarja është proces i vështirë dhe po, asnjë shenjë horoskopi nuk e kalon njësoj.




Dashi

Ti e kalon më shpjejt se të gjithë, i dashur Dash, por gjithnjë do të thuash fjalën e fundit. Plus, ke dhe një zakon tjetër, i shkruan shpesh ish-it, edhe pse e ke harruar.




Demi

Demi e urren ndryshimin, ndaj edhe ndarjen e kalon pak me vështirësi. Ç’bën zakonisht? Del, ose gërmon në rrjetet sociale derisa takon dikë të ri, i/e cili/a shërben si shpërqendrim.




Binjakët

Ti e tregon me detaaaje gjithçka ndodhi, përditëson grupin e bisedës me shoqet dhe më pas, do pak kohë ta kuptosh se pjesa e shërimit të përket ty. Problemi? Kështu vepron në çdo ndarje.




Gaforrja

Si një shenjë klasike uji, emocionet e tua duhet të zhyten derisa të harrohen. Një Gaforre del, shijon mbrëmjen, provon kokteje, lë zërin në karaoke dhe kur përqafon jastëkun, qan me dënesë.

Luani

Ca gjëra nuk ndryshojnë kurrë dhe Luani blen diçka luksoze për veten, bën një udhëtim, sepse më mirë të qajë në avion se në autobus.




Virgjëresha

Virgjëresha e ka prioritet kujdesin për veten. Maska, produkte kozmetike, masazh, një takim tek estetistja…po, këto janë mënyrat.

Peshorja




E ke parasysh atë shprehjen e Big Mamës: “Unë kam gjet’ tjetrin, do qaj për të vjetrin”? Nuk gjejmë një shprehje që e përshkruan më mirë gjendjen pas ndarjes për një Peshore.

Akrepi

Emocione të tensionuara dhe shumë lot, palestër dhe djersë! Gjithsesi, ndarja të shërben si motivim për të ngritur pesha dhe për të bërë sa më shumë kardio.




Shigjetari

Gjen gjithnjë një pasion të ri, i cili të largon mendjen nga dhimbja që po kalon.

Bricjapi




Pas ndarjes, përqendrohesh vetëm te vetja dhe mundohesh të gjesh gabimet e tua, në mënyrë që kur të lidhesh sërish, të dish ç’të bësh më mirë. Se mos harrojmë: patjetër që edhe te karriera. Nëse merr rritje në detyrë, falendero ish-in.

Ujori




Kur një lidhje merr fund, për ty mbaron në të gjitha kuptimet. I bën block në jetën sociale dhe në të vërtetë dhe nuk e lejon veten që të mendosh më për të. Edhe kur e sheh, e injoron totalisht.

Peshqit

Kur ndahesh, kthen sytë te mistikja. Leximi i yjeve, letrave tarot, meditim me kristale…të gjitha këto të ndihmojnë të mos humbasësh besimin në dashuri.

Author: horoscope