Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e shtune, 23 Korrik 2022

Dashi




Mos bëni çmenduri gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse nuk është momenti me i përshtatshëm. Merrini gjerat shtruar dhe qëndroni me këmbë ne toke. Beqaret do mund te realizojnë takime pa fund, por asnjeri nuk do i emocionoje sa duhet. Financat do jene te kënaqshme. Mund te përfitoni nga kjo për te kryer ndonjë shpenzim me tepër.




Demi

Priten ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift pas një periudhe delikate dhe problematike. Do bashkëpunonin çdo moment me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një jete sociale mjaft aktive dhe do kenë njohje te shumta. Financiarisht nuk do keni probleme serioze, megjithatë mire është qe çdo lloj shpenzimi ta kryeni me përkujdes dhe maturi.




Binjaket

Klima për jetën tuaj ne çift do përmirësohet ndjeshëm gjate kësaj dite. Do kaloni çaste te ngrohta me partnerin tuaj dhe do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini. Beqaret nuk do dini çfarë zgjedhjeje te bëjnë duke qene se mundësitë për një lidhje do jene te shumta. Ne planin financiar do keni energjinë e duhur për t’u përballur me vështirësitë.




Gaforrja

Çifteve do iu realizohet çdo ëndërr dhe çdo dëshira. Dita e sotme do jete fantastike kështu qe mund ta shfrytëzojnë sa te duan. Për beqaret priten takime nga me te bukurat dhe me te veçantat, mjafton qe ata ta hapin zemrën. Ne planin financiar Saturni do ndikoje negativisht. Mundohuni te ruani sa me shume ekuilibrin sepse përndryshe do keni vështirësi.




Luani

Kjo dite do jete një nga me te bukurat për jetën sentimentale te çifteve. Do dashuroheni plot pasion dhe energji dhe do ndiheni si mbi re. Beqaret do e kenë te vështire te bëjnë për vete një person qe kane kohe qe e pëlqejnë. Dëgjojini ndonjëherë edhe këshillat e miqve. Gjendja e te ardhurave do jete goxha e mire. Përfitoni për te kryer investime te rëndësishme.




Virgjeresha

Dite shume e turbullt dhe here pas here e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret nuk duhet ta humbin shpresën deri ne momentin e fundit. Gjithçka mund te ndodhe sot. Për financat do përkujdeseni mjaft dhe do arrini te ruani një gjendje goxha te qëndrueshme.




Peshorja

Sjellja juaj e mire do zgjoje admirim dhe me shume dashuri nga ana e partnerit. Gjithçka do shkoje si e kishit menduar. Beqaret do takojnë persona me shumice, por asnjeri nuk do i beje te ëndërrojnë. Me mire prisni edhe pak kohe sepse përndryshe mund te zhgënjeheni. Financat nuk do jene aspak shqetësuese. Do shpenzoni me kujdes dhe gjendja do jete e qëndrueshme.




Akrepi

Ambienti i ngrohte do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do kuptoheni mire me partnerin dhe do bashkëpunoni fort me te. Beqaret do jene te bindur për atë qe duan te bëjnë dhe nuk do ndalen derisa t’ia arrijnë qëllimit. Gjendja e financave do përmirësohet dalëngadalë. Gjithsesi duhet te vazhdoni ende te shpenzoni me kujdes.

Shigjetari

Rutina do mbizotërojë gjate gjithë ditës se sotme ne jetën tuaj sentimentale dhe asgjë nuk ka për te shkuar siç mund ta kishit imagjinuar. Beqaret do i shprehini dëshirat e tyre dhe ndjenjat ndaj dikujt. Ka mundësi qe te filloje një etape e re sot për ta. Ne planin financiar mundohuni te mos gaboni sepse përndryshe do keni goxha vështirësi.




Bricjapi

Dite me shume fat kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni edhe me vështrime me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret duhet te shohin ngado qe shkojnë sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund ta gjejnë personin e ëndrrave. Gjendja e financave nuk do jete aq e mire sa mendohej. Beni shume kujdes!

Ujori

Tregohuni sa me te arsyeshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Për beqaret do jete dite pozitive dhe e mbushur me emocione te mëdha. Do realizoni takimet qe keni ëndërruar. Ne planin financiar do përballeni me vështirësi goxha te mëdha. Asgjë nuk do ece sipas parashikimeve.




Peshqit

Atmosfera konfliktuale do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do merreni vesh me atë qe keni ne krah dhe nga ana tjetër do këmbëngulni te dale gjithmonë e juaja. Beqaret do realizojnë takimin e ëndrrave te tyre dhe do fillojnë një tjetër etape. Gjendja e financave do filloje dalëngadalë te ketë përmirësime, Gjithsesi vazhdoni te shpenzoni me maturi.

Author: horoscope