Dashi♈ (20 Mars ora 22:18 – 20 Prill ora 10:28)
Në qoftë se ndjeheni të kritikuar në mënyrë të padrejtë nga një bashkëpunues, përpiquni shumë që të mos e merrni personalisht. Kolegu juaj mund të ketë qëllimet më të mira.
Demi♉ (20 Prill ora 10:27 – 21 Maj ora 9:39)
Në qoftë se po dilni me dikë të ri, mund të ketë një barrier e cila kërkon durim për tu kapërcyer. Për këtë person ia vlen të pritet, do e dini.
Binjakët♊ (21 Maj ora 9:40 – 21 Qershor ora 17:33)
Partneri juaj mund të mos bie dakort me shijen, stilin ose sasinë e parave që po shpenzoni në një projekt rinovues. Bëni një pushim tani.
Gaforrja♋ (21 Qershor ora 17:34 – 23 Korrik ora 4:22)
Mund të ndjeheni sikur askush nuk po ju dëgjon sot ose se personi në anën tjetër po ju kritikon shumë ashpër.
Luani♌ (23 Korrik ora 4:23 – 23 Gusht ora 11:20)
Një shpenzim frustrues mund të jetë i pashmangshëm. Pshm, njëri prej fëmijëve tuaj mund të dojë të përfshihet në një aktivitet jashtëshkollor ose në një hobi që është i shtrenjtë për tu ndjekur.
Virgjëresha♍ (23 Gusht ora 11:21 – 23 Shtator ora 8:55)
Një i afërm mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Edhe pse do doni ta ndihmoni, ka mundësi të ndjeheni se jeni tepër të ngarkuar.
Peshorja♎ (23 Shtator ora 8:56 – 23 Tetor ora 17:13)
Në qoftë se partneri juaj ka bërë diçka që ka lënduar ndjenjat tuaja ose ju ka bërë të ndjeheni më pak të sigurt mbi bashkimin tuaj, mund ta ngrini zërin tani.
Akrepi♏ (23 Tetor ora 17:14 – 22 Nëntor ora 14:45)
Në qoftë se njëri prej miqve tuaj ju afrohet sot për t’ju kërkuar para borxh, bëj atë që mund të bësh për ta ndihmuar shokun tuaj duke gjetur një zgjidhje alternative.
Shigjetari♐ (22 Nëntor ora 14:46 – 22 Dhjetor ora 4:05)
Kjo mund të kthehet në një fundjavë pune pavarësisht planit tuaj për tu relaksuar dhe për tu karikuar. Një projekt që shefi juaj ka për ju, kërkon vëmëndjen tuaj.
Bricjapi♑ (22 Dhjetor ora 4:06 – 20 Janar ora 8:59)
Mund të zhvilloni një bisedë me avokatin tuaj mbi një informacion i cili, deri më tani, ka qënë i pazbulueshëm për ju ose ju është mbajtur sekret.
Ujori♒ (20 Janar ora 9:00 – 18 Shkurt ora 23:12)
Nëse doni që të investoni para për të ndihmuar veten me një aspiratë personale, duhet të prisni derisa të keni një mbështetje më të fortë për të siguruar para prej të tjerëve.
Peshqit♓ (18 Shkurt ora 23:13 – 20 Mars ora 22:17)
Në qoftë se jeni përpjekur të fitoni një klient VIP, marrëveshja do realizohet me më shumë mundësi. Fokusohuni në atë që do bëni pas këtij momenti.