Horoskopi javor Paolo Fox 5 deri 11 shtator 2022: parashikimet për të 12 shenjat e zodiakut

Ky është takimi më i shumëpritur i javës, horoskopi javor i Paolo Fox, astrologut më të dashur në Itali dhe për shqiptarët po ashtu. Studiuesi i zodiakut do të zbulojë se çfarë parashikojnë yjet në ditët në vijim. Pra, le të shohim se çfarë na pret, përmes parashikimeve shenjë pas shenje të publikuara në të përjavshmen DiPiù Tv dhe të përkthyera nga noa.al.




Horoskopi i Dashit

Katër yje për Dashin. Jeni më në formë dhe më shumë në humor, të paktën në dukje, por edhe pak i trishtuar nga pikëpamja sentimentale sepse ndiheni të lënë mënjanë. Mundohuni të shmangni diskutimet, nuk mund të zemëroheni për dhe të merrni majë më majë gjithçka: zgjidhjet vijnë me qetësi dhe pa nxitim.

Në punë, idetë tuaja janë të mira: keni pasur kaq shumë vështirësi, por tani frytet janë gati të vijnë sepse Marsi dhe Jupiteri janë me ju dhe do të sjellin ca lajme të mira!




Horoskopi Paolo Fox Demi

Katër yje për Demin. Në dashuri nuk doni më të humbni kohë, sidomos tani që Venusi është në anën tuaj. E hëna dhe e marta janë ditë rikuperimi: përpiquni të flisni, dëgjoni zemrën tuaj dhe veproni me zemër.




Në punë shfaqen disa mundësi: thjesht duhet të përfshiheni sepse duhet t’i shfrytëzoni këto oportunitet, janë në ‘fluturim’ dhe e dini atë shprehjen “një herl bie pulë e pjekur nga qielli, kape!”.

Horoskopi i Binjakëve

Katër yje për Binjakët. Venusi është kundër të lindurve në shenjën tuaj, ndaj kini kujdes nga debatet në çështjet sentimentale. Jeni si të shpërndarë, e keni mendjen diku tjetër: shumë mendime po ju ziejnë në kokë dhe shumë përgjegjësi ndjenj se keni. E njëkohësisht po ndjeni nevojën të keni pranë një person që t’ju përqafojë, t’ju ngushëllojë.




Në punë, gjërat duken më mirë, fitoret janë thuajse në të arritur: të mira materiale duket të keni gjatë gjithë javës, marrëdhëniet në punë, disi të tendosura të shtunën dhe të dielën!

Horoskopi i Gaforres

Katër yje për shenjën e Gaforres. Afërdita kthehet në krahun tuaj, por kini kujdes nga luhatjet e papritura të humorit. Duhet të mendoheni mirë përpara se të hidheni me kokë në marrëdhënie të tjera. Dhe lind pyetja, a jeni i interesuar për dikë? Mos e humbisni pra!




Në punë favorizohen ndryshimet, por kujdes nga e marta, ajo ditë mund të bartë me vete një pështjellim. Bëni kujdes!

Horoskopi i Luanit

Katër yje për Luanin. Nëse jeni beqarë duhet të riktheheni në lojë sepse Marsi është në anën tuaj. Po sikur të takoni njerëz të rinj, pse jo, edhe të shkoni në vende të reja? Ju gjithashtu keni Jupiterin në anën tuaj. Në punë, mundësitë sigurisht që nuk mungojnë dhe ata që e gjejnë veten duke u përballur me një kontratë në skadim e sipër, nuk duhet të kenë frikë: ajo do të rinovohet!




Horoskopi i Virgjëreshës

Pesë yje për shenjën e Virgjëreshës. Afërdita është në anën tuaj, jeni plot gaz e haré dhe sidomos të martën e të mërkurën qielli premton për gjëra të mira në dashuri. Jeni energjik, dëshironi të vendosni veten në plan të parë dhe të lini pas përvojat negative.

Në punë, favorizohen personat që kanë një rol të rëndësishëm. Mendoni se ka shumë vështirësi? Jo, nuk mund të dorëzoheni tani!




Horoskopi i Peshores

Katër yje për shenjën e Peshores. Jo të gjithë janë në gjendje të të kuptojnë, të gërmojnë brenda asaj që ju keni në mendje dhe në zemër. Jeni pak kritik ndaj dashurisë, i ftohtë dhe disi i shkëputur. Dhe do të jeni veçanërisht të tillë të hënën dhe të martën.

Në punë, përpiquni të mos nxitoheni: keni shumë angazhime, por duhet edhe të pushoni sepse keni nevojë!




Horoskopi i Akrepit

Tre yje për shenjën e Akrepit. Në dashuri duhet ta lini veten të fokusohet tek emocionet e bukura: yjet janë në anën tuaj, ndaj në sulm. Çdo gjë mund të ndodhë: do të ndjeni një tërheqje me të lindurit në shenjën e Virgjëreshës ose Bricjapit.

Në punë keni shumë përgjegjësi dhe po e ndjeni se jeni duke përjetuar shqetësim. Meqë ra fjala, keni nisur një projekt të ri dhe keni shumë gjëra që po ju ziejnë në kokë!




Horoskopi i Shigjetarit

Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Në dashuri jeni paksa dyshues. Dhe ajo që çudit më shumë është se askush nuk e pret këtë nga ju. Situata është e komplikuar, veçanërisht nëse keni pasur të bëni me një partner të shenjës së Binjakëve ose Peshqve. Përpiquni të shmangni debatet. E shtuna dhe e diela janë ditë të veçanta.

Në punë Jupiteri është me ju: sukseset do të vijnë, por përpiquni të largoni tensionet!




Horoskopi i Bricjapit

Katër yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Në dashuri, kushtojini vëmendje problemeve, përpiquni të mos bëheni shkak për momente të vështira sepse të hënën nis një tranzit interesant. Intriga e kësaj jave qëndron në idenë që të rrish në vendet e duhura dhe të bësh miq të rinj!

Në punë dini të qëndroni të qetë: por kujdes me paratë dhe me një çështje ligjore. Ndërmerrni veprime, por, mos u nxitoni!




Parashikimet për Ujorin

Pesë yje për Ujorin. Lajm i mirë për dashurinë: Afërdita nuk është më në anën e kundërt, ndaj përpiquni të argëtoheni dhe të festoni. Disa njerëz që gjenden rreth jush e dinë se mund të mbështeten tek ju. Sepse ju jeni të sinqertë dhe të ndershëm.

Në punë, përpiquni të futeni në projekte të reja, në funksion të vitit 2023. Hëna është në anën tuaj dhe ajo që do të ndodhë nga e premtja do të jetë interesante!




Horoskopi i Peshqve

Tre yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Në dashuri ka diçka që nuk shkon: Afërdita bart me vete pasiguri, ndaj përpiquni të mos ju shkojë mendja për sherr dhe të mos debatoni për gjithçka. Ndihesh paksa i mënjanuar, i keqkuptuar: këshilla është që të bëni kujdes të dielën.

Në punë, disa njerëz do të testojnë durimin tuaj: përpiquni të bëni gjithçka vetë, mund të mbështeteni në forcat tuaja. Do t’ia dilni! /noa.al

Author: horoscope