Horoskopi i muajit shtator: BINJAKËT dhe GAFORRJA

BINJAKËT/ “Ndihuni të qetë me pasionet tuaja”




Ky shtator nis në drejtim të duhur, sepse që në ditët e para të muajit mund të gjeni stimuj dhe frymëzim nga njerëzit që ju rrethojnë, ndaj lëreni veten të përfshiheni në grupet shoqërore dhe çlironi krijimtarinë tuaj.




Venusi hyn në Virgjëreshë më 5 shtator për ta bërë më të këndshme kohën e kaluar në intimitet brenda familjes suaj: ndoshta do të dëshironi të dekoroni nga e para dhomat, ose do të krijoni një marrëdhënie më harmonike me njerëzit me të cilët jetoni. Me Hënën e plotë te Peshqit më datë 10 shtator, do të kuptoni sa i rëndësishëm është ekuilibri mes ambicies, qetësisë, familjes dhe profesionit.




Sigurisht që të gjitha këto nuk vijnë pa disa shqetësime të vogla. Mërkuri kalon në prapavijë më datë 10 duke nisur kështu një fazë të re, gjatë të cilës nuk do të kuptoni dot defektet tuaja. Jepini vetes një mundësi për t’u marrë edhe me interesat tuaja. Në datat 16 dhe 17 do të ndiheni plotësisht të përkushtuar vetëm ndaj punës. Kur Dielli të hyjë në Peshore, do ta keni më të lehtë të identifikoni se cili është pasioni juaj. Mos harroni, dembelizmi nuk ju shkon për shtat!




GAFORRJA/”Gjeni muzën tuaj”

Shtatori do të nisë me një ndryshim të madh në jetën tuaj. Nga ajo faza e qetësisë do të kaloni direkt me nisjen e projekteve të reja. Të gjithë miqtë e vjetër do t’ju ndihmojnë t’ia dilni mbanë dhe të krijoni një këndvështrim të ri. Kalimi i Venusit në Virgjëreshë më datë 5 shtator do t’ju shtyjë të kuptoni se komunikimi është çelësi i suksesit. Hëna e plotë më 10 shtator do të sjellë risi, rrugë të reja për të bërë përpara.




Gjeni stimuj në ambientin që ju rrethon. Kur Mërkuri të kalojë në prapavijë, ju do të ktheni kokën nga e shkuara juaj dhe do të vlerësoni sërish mësimet që keni marrë nga familja juaj. Ndoshta kishit menduar të fillonit një kurs të ri studimi, por tani nuk duket më zgjedhja e duhur; ose ndoshta po planifikonit një udhëtim të gjatë dhe e gjeni veten duke e menduar dy hrë. Përqendrohuni tek ajo që është përparësia juaj. Sidoqoftë, mos u shqetësoni, nga data 23 e më tej do të gjeni kthjelltësinë që ju ka munguar dhe do të kuptoni se çfarë ju bën të ndiheni më të sigurt. Me Hënën e Re në Peshore, përqendrohuni më shumë në marrëdhëniet personale.



Author: horoscope