Horoskopi i muajit shtator: PESHORJA dhe AKREPI

PESHORJA/ “Zbuloni veten”

Ky shtator ju udhëheq drejt një procesi të ngadaltë të zbulimit të vetes: ditët e para të muajit shërbejnë si ditë prove për të rihapur një bisedë me një person, ndoshta duke zgjedhur të hapeni dhe t’i tregoni se si jeni. Në të vërtetë, kalimi i Venusit në Virgjëreshë nga 5 shtatori, tregon për një fazë në të cilën ndiheni më të qetë, jeni në gjendje të kujdeseni për veten dhe mund të zgjidhni të filloni një rrugë psikologjike ose shpirtërore që ju ndihmon në pastrimin e mendjes.




Hëna e Plotë te Peshqit më 10 shtator është koha për të hequr dorë nga zakonet e këqija në favor të një ekuilibri të zgjedhur nga ju. Një pengesë tjetër do të jetë edhe lëvizja e Mërkurit në prapavijë po në të njëjtën ditë: në javët në vijim mund ta gjeni veten duke vënë në dyshim atë që thoni gjithnjë e më shpesh. Po analizoni çdo hap të hedhur për t’u siguruar që po komunikoni informacionin e saktë.




Në mes të muajit do të jeni më të heshtur, por kini kujdes se mos mbylleni në vetvete vetëm për të shmangur keqkuptimet. Datat më konfuze do të jenë 16 dhe 17. Pas datës 23, thuajse do të përjetoni një rilindje të vërtetë. Me Diellin në shenjën tuaj që takohet me Mërkurin, më në fund vjen mundësia për të zhvilluar ide të reja. Hëna e re në shenjën tuaj më datë 25 shënon një fillim të ri. Kush dëshironi të jeni? Për çfarë jeni të interesuar? Cilat janë përparësitë tuaja? Ndihuni të lirë!




AKREPI/ “Reflektoni thellë”

Që në ditët e para të muajit dëshironi të ndryshoni regjimin tuaj duke kuptuar se sa ngushtë lidhet ekuilibri juaj i brendshëm dhe rutina juaj. Dëgjojini më shumë instinktet tuaja. Do të lidheni ndryshe me të tjerët, veçanërisht duke pasur parasysh që nga 5 shtatori, Venusi hyn në Virgjëreshë për t’i dhënë një shtysë jetës suaj shoqërore: bëhuni pjesë e rretheve shoqërore, takoni njerëz të rinj dhe qasuni miqësive në mënyrë më të hapur dhe më të sinqertë.




Kjo mund t’ju bëjë që të shkëputeni nga marrëdhëniet më sipërfaqësore ose të lini mënjanë, të paktën për momentin, idenë se koha e lirë kalohet më mirë vetëm. Kalimi i Mërkurit në prapavijë do të nisë një zhvillim të rëndësishëm brenda jush, një fazë reflektimi të thellë, në të cilën do të identifikoni mekanizmat tuaj të mbrojtjes.




Edhe pse në javët e mesit të muajit duket se ndiheni konfuzë, mes një jete shoqërore të trazuar nga keqkuptimet dhe një jete private të trazuar nga kërkesat e njerëzve të tjerë. Pas datës 23, do të gjeni kthjelltësinë e munguar. Mësoni ta dëgjoni më shumë veten dhe me Hënën e Re në Peshore më 25 shtator, mund të nisni një proces meditimi, që ta shndërroni në rutinë. Kërkoni një ekuilibër në jetën tuaj të përditshme dhe do ta shikoni se si do të venitet kaosi.



Author: horoscope