Sipas astrologëve mamatë më të forta dhe të zonjat i përkasin kësaj shenje të horoskopit

Dashi




Një mama Dash mund të jetë shumë konkurruese, gjë që e përçon edhe tek fëmijët. Nënat e shenjës së Dashit nuk pëlqejnë të humbasin dhe mund të ndryshojnë humor nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet.

Demi




Mamatë Dem pëlqejnë rutinën dhe e dinë çfarë është më e mira për familjen e tyre. Kjo lloj nëne rrit fëmijë me moral dhe me këmbë në tokë.

Binjakët

Mamatë Binjakë janë gjithmonë në ritmin e fëmijëve. Njohin teknologjinë dhe fëmijët e dashurojnë natyrën e tyre argëtuese.




Gaforrja

Mamatë Gaforre e kanë aq të thellë ndjenjën e mëmësisë sa e njohin ende pa lindur. Janë shumë të dhembshura dhe të ndjeshme, por shpesh mund të kenë luhatje humori dhe të bëhen shumë protektive.

Luani




Mamatë e lindura në shenjë e Luanit janë super argëtuese, jo më kot fëmijët e adhurojnë energjinë e tyre.  Janë shumë të zgjuara dhe shtyjnë fëmijët e tyre të lexojnë shumë.

Virgjëresha

Të organizuara, të mençura dhe praktike mamatë Virgjëresha kanë zakonet më të shëndetshme nga të gjitha shenjat e tjera.




Peshore

Nënat Peshore janë shumë të duruara dhe i japin fëmijëve mjaftueshëm hapësira për të gabuar. Ato rrënjosin moralin dhe kulturën, por mund të jenë të paqëndrueshme dhe snobe sa i takon aftësive prindërore.

Akrepi




Fëmijët e tu janë të predispozuar të ndjekin shpirtin tënd të lirë dhe të ecin sipas zemrës së tyre, megjithëse të tjerët shpesh mund t’i quajnë të çuditshëm.

Shigjetari

Sa aventuriere, aq edhe të gatshme për të ndërmarrë rreziqe, nënat Shigjetar janë gjithnjë gati për sfida të reja dhe argëtim.




Bricjapi

Je gur i fortë në familje dhe të gjithë të shohin ty për frymëzim, sepse punon fort dhe gjithmonë i mbaron punët kur dhe si duhet. Fëmijët të shohin si shembull dhe do të bëjnë gjithçka për të qenë pasqyra juaj.

Ujori

Kur një grua e kësaj shenje bëhet nënë, do të nxjerrë në pah cilësitë e saj më të mira në funksion të mëmësisë. Do të sakrifikonte çfarëdo për të krijuar një ambient të sigurt për fëmijët, pasi e ka të qartë ç’lloj qytetari do të rrisë.




Peshqit

Gjithmonë do të vendosni familjen para gjithçkaje, por shpesh mund të dilni si pasivo-agresive kur gjërat nuk shkojnë siç doni.

Author: horoscope