Ata flasin shumë.
Kjo shenjë sundohet nga Mërkuri i cili është planeti i komunikimit, prandaj gjëja që ata pëlqejnë më shumë të bëjnë është të flasin. Ata mund të kenë një mendim për çdo gjë dhe do të mundohen në çdo mënyrë ta ndajnë atë mendim me të tjerët. Kjo gjë ndonjëherë mund të bëhet për ju shumë e bezdisshme nëse keni planifikuar thjesht të kaloni një mbrëmje të qetë.
Nuk do të keni më kohë të lirë për vete.
Duke qënë se Binjakët janë shumë të komunikueshëm, ata kanë një rreth të madh shoqëror. Kjo sjell ftesa të shumta për aktivitete të ndryshme dhe madje mund të jenë aq shumë sa juve nuk do iu ngelet një ditë e lirë për vete.
Jeta e tyre bazohet tek spontaniteti.
Mos u habisni nëse planet që keni bërë me një Binjak ndryshohen në moment të fundit. Ata i ndyshojnë vazhdimisht planet dhe këtë gjë mund ta bëjnë edhe nëse tashmë jeni rrugës për diku. Nëse një Binjaku i lind papritur ideja për të bërë diçka tjetër, ju nuk do të keni shumë liri zgjedhjeje midis dy alternativave.
Ata kanë nevojë për hapsirën e tyre.
Pavarësisht se janë persona shumë socialë, Binjakët ndonjëherë kanë nevojë thjesht të bëjnë diçka vetë. Në atë moment fakti nëse janë në një marrëdhënie me dikë apo jo, nuk përbën shumë diferencë.
Kanë shumë imagjinatë dhe janë shumë kuriozë.
Binjakëve iu pëlqen shumë të pyesin për gjithçka. Ata duhet të dijnë patjetër çdo detaj të historisë dhe nëse ju nuk ia tregoni, atëherë do të venë në punë imagjinatën. Do të ishte më mirë të bënit të parën, pasi imagjinata e tyre mund të shkojë shumë më larg sesa realiteti.
Ju pëlqen të flirtojnë.
Binjakët janë nga ata persona të cilët nuk presin shënja nga të tjerët, por flirtojnë gjithmonë vetë të parët. Por, pasi kanë krijuar një marrëdhënie me dikë, do të përqëndrohen vetëm tek personi që kanë në krahë.
Ju pëlqen të eksperimentojnë.
Atyre iu pëlqen të provojnë gjithmonë gjëra të reja, kryesisht në krevat. Binjakët kanë dëshirë të eksperimentojnë me lodra seksi dhe një nga gjërat që nuk e pranojnë kurrë t’iu ndodhë është që intimiteti juaj të kthehet në një rutinë.
Burimi: Cosmopolitan