Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e premte, 23 Shtator 2022

Dashi
Gjeni mënyrën e duhur për t’i kërkuar partnerit tuaj me shume liri dhe pavarësi. Sot ai do jete me humor te mire dhe do iu kuptoje. Beqaret do kenë vetëm disa takime sipërfaqësore nga te cilat nuk mund te filloje kurrsesi një lidhje serioze. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit.

Demi
Venusi do ndikoje mjaft pozitivisht sot ne jetën tuaj ne çift. Marrëdhënia juaj me partnerin do thellohet edhe me tepër dhe do përjetoni emocione pa fund. Edhe beqareve çdo gjë do iu shkoje ashtu si e kishin ëndërruar. Përgatituni për disa ndryshime. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni sa me te matur qe te mundeni. Investimet lërini për pak me vone.

Binjaket
Lidhja ne çift do përforcohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do kuptoheni me se miri me partnerin dhe do qëndroni me shume kohe pranë njeri-tjetrit. Beqaret nuk do e kenë shume mendjen tek jeta sentimentale dhe do i kushtojnë me tepër rëndësi miqve. Ne planin financiar do përballeni me sfida te vështira, por me pak durim mund t’ia dilni mbanë me sukses.

Gaforrja
Do jeni plot gjallëri dhe dinamizëm gjate kësaj dite dhe jeta ne çift do jete me e bukur se kurrë. Do provoni eksperienca te reja dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret duhet t’ia lënë gjerat kohës dhe nuk duhet te bëjnë asgjë me ngulm. Financat do kenë disa probleme te vogla te cilat mund te rregullohen shpejt nëse tregoheni te matur.

Luani
Do bashkëpunoni për gjithçka sot me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia juaj do jete shume e mire. Disa do i zgjidhin edhe mosmarrëveshjet e vogla qe kane pasur. Beqaret do kenë takime te shumta, por do e kenë te vështirë te bëjnë një zgjedhje. Ndikimi i planetëve tek financat do jete i dyzuar. Mos e teproni me shpenzimet sepse do futeni neper probleme te mëdha.

Virgjeresha
Mbani përgjegjësitë tuaja ne jetën ne çift dhe mos e kërkoni gjithë kohës fajin tek tjetri. Mendoni edhe për gabimet qe ju mund te keni bere. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri dhe nuk do kenë mundësi te shumta për ta gjetur personin e përshtatshëm. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje për mrekulli. Do kryeni edhe shpenzime me te mëdha sesa zakonisht.

Peshorja
Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e qëndrueshme gjate kësaj dite dhe debatet me partnerin do jene te njëpasnjëshme. Beni shume kujdes me çdo gjë qe do thoni sepse do ndikoje tek e ardhmja juaj. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë hap te nxituar sot nëse nuk duan te vuajnë për gjithë jetën. Prisni edhe pak kohe! Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me vigjilente.

Akrepi
Ata qe janë ne një lidhje nuk do i kushtojnë rëndësinë e duhur personit qe kane ne krah dhe kjo mund ta përkeqësojë marrëdhënien mes tyre. Për çdo peng qe te keni duhet te flisni sa me hapur me te, jo t’i anashkaloni gjerat. As beqaret nuk do jene te gatshëm te fillojnë një histori dashurie. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri, madje do ketë edhe përmirësime te mëdha.

Shigjetari
Rutina do e pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ju nuk do ndiheni shume mire. Beni çmos qe ta ndryshoni sa me pare situatën nëse nuk doni qe lidhja juaj te shkatërrohet. Beqaret ka shume gjase te fillojnë ta shohin me sy tjetër një mik te ngushte. Mos ngurroni t’ia shprehni simpatinë. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë duhet te vazhdoni te tregoheni te matur.

Bricjapi
Jupiteri do iu mbështesë fort ne sektorin e dashurisë dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Do bëni edhe me tepër tolerime gjate kësaj dite. Beqaret do kenë një takim vendimtar i cili do ua ndryshoje përgjithmonë rrjedhën e jetës. Financat do kenë nevoje për një riorganizim te shpejte. Ju mund t’ia dilni mbanë!

Ujori
Dite e mbushur me momente emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e lini veten tërësisht te lire dhe nuk do mendoni aspak se fare do thonë te tjerët. Beqaret duhet ta heqin njëherë e mire turpin dhe duhet te përfitojnë sa te mundin nga ftesat qe do iu bëhen. Financat nuk do jene aspak te këqija. Përfitoni nga kjo për te hequr disa para mënjanë.

Peshqit
Yjet nuk do mund t’iu garantojnë lumturinë ne çift gjate kësaj dite dhe qielli i dashurisë do ketë disa re. Megjithatë edhe pse kjo nuk do jete dita me e bukur për ju, mos e humbni shpresën se gjerat do përmirësohen shpejt. Beqaret do jene më me fat dhe do takojnë një person shume interesant. Edhe financat do jene goxha te ekuilibruara. Do jeni te qete tashme.

Author: horoscope