“Mund të ngriheni në detyrë.Horoskopi për datën 29 shtator nga Russell Grant”

Dashi

Disa angazhime do t’ju marrin më shumë kohë dhe vëmendje sesa doni, por jeni të vetëdijshëm për përgjegjësitë tuaja dhe kur të ketë punë për të bërë, duhen bërë. Megjithatë, së shpejti do të jetë nevoja për të gjetur mënyra për të balancuar punën dhe kohën personale.

Demi

Idetë do të diskutohen dhe megjithëse mund të mendoni se disa njerëz po tregohen shumë jorealistë në të menduarit e tyre, do t’i dëmtonte ata që t’ua thoni këtë. Dikush do të ofendohet nëse i hidhni poshtë sugjerimet që ai ka bërë me qëllim të mirë. Një shans për të nisur me dikë një biznes të përbashkët, nuk duhet të nënvlerësohet.

Binjakët

Do t’i qaseni një debati me mendje të hapur, por të tjerët nuk janë aq fleksibël. Perspektiva e ngurtë e një miku ose kolegu do të lërë pak hapësirë për kompromis apo edhe diskutim. Nuk e kishit pritur që kjo të ishte e lehtë. Ju prisnit një lloj sfide, por nuk është e drejtë që disa njerëz janë kaq të ngurtë në pikëpamjet e tyre.

Gaforrja

Do të zbuloni interesa të reja, mundësi të reja dhe mënyra të reja për të bërë gjëra, duke kaluar kohë me një koleg, mik apo fqinj të ri. Një mik i vjetër do të këmbëngulë t’ju tregojë se si ndihet për diçka në të cilën jeni përfshirë. Mos i merrni fjalët e tyre shumë për zemër.

Luani

Mirënjohja që ju vjen për të ndihmuar dikë që mezi e njihni do t’ju bëjë të kuptoni se sa shumë ju ka përdorur një person mosmirënjohës në jetën tuaj kohët e fundit. Do të ndiheni mirë të dini se përpjekjet tuaja vlerësohen. Nëse shefi ju kërkon të merrni përsipër detyra që duhet t’i shkojnë një tjetri, vini në dukje se preferoni t’i përmbaheni punës për të cilën jeni punësuar.

Virgjëresha

Ju e urreni kur njerëzit ju tregojnë ç`të bëni. Shefi juaj ose një koleg i vjetër do të tregojnë mënyra të ndryshme për t’iu qasur punës suaj. Ju keni metodat tuaja dhe ato funksionojnë. Do të jetë e vështirë t’i mbani për vete komentet tuaja.

Peshorja

Qëndroni të qetë kur dëgjoni disa lajme emocionuese që konfirmojnë ndryshime pozitive përpara jush. Ju keni disa ide të shkëlqyera që dëshironi t’i zbatoni, por nuk është ende koha për të trajtuar specifikat e mendimeve tuaja. Së pari, diskutojeni çështjen me ata që janë në një pozicion autoriteti.

Akrepi

Ajo që ju thuhet dhe ajo që vëzhgoni rreth jush nuk ka lidhje me mënyrën se si e ndjeni situatën. Buzëqeshjet mund të fshehin shqetësimet dhe ankthet e njerëzve të tjerë ose sekretet që ende nuk janë zbuluar. Qëndroni të qetë dhe lëreni situatën e çuditshme të kalojë, përpara se t`i shprehni ndjenjat tuaja me fjalë.

Shigjetari

Jeni të acaruar dhe të zemëruar me një mik apo koleg. Mos reagoni keq. Nëse e kuptoni se ju dhe ky njeri vazhdoni të përplaseni dhe s`ka gjasa të përmirësohet marrëdhënie, atëherë vendosni një distancë mes jush.

Bricjapi

Mund të ngriheni në detyrë. Mund të keni disi atë stresin e detyrave të reja, por do t`i kaloni pa problem. Më e mira është rrugës.

Ujori

Fokusi juaj është i lartë. Ju keni fuqi të mirë përqendrimi, por do të ketë disa njerëz që nuk janë aq të vëmendshëm apo analitikë. Do të jetë e pamundur të vini në veprim të gjitha idetë tuaja. Zbuloni disa nga më të mirat. Nuk ka rëndësi të fitoni ju në një debat, por me rëndësi është të arrihet kompromis.

Peshqit

Me këshillën e një eksperti do ta keni më të lehtë nga sa e prisnit të kuptoni detaje të një çështjeje ligjore apo pronësore. Mund të duket sikur keni kaluar më shumë këtë muaj sesa të tjerët gjatë gjithë vitit. Pranojeni sa shumë keni mësuar nga këto përvoja, atëherë do të jeni gati të kaloni në një fazë të re të jetës suaj.

Author: horoscope