Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet gjatë datave 3-9 tetor

DASHI

Do të keni ndjesinë se keni kapërcyer një pengesë të madhe dhe kjo për faktin se do të përfitoni nga një kuadër yjor më i qetë në krahasim me tri ditët e fundit, veçanërisht në dashuri. Nëse ndarja me partnerin është e pashmangshme, atëherë mos mbani më shpresa se lidhja do të shpëtohet. Por ata që janë beqarë mund të përjetojnë emocione të bukura. Kujdesuni më shumë për formën tuaj fizike.

DEMI

Do të përjetoni këtë javë momente stresuese. Përpiquni të shmangni diskutimet në familje. Keni pasur luhatje humori gjatë gjithë javës së kaluar, prandaj është e rëndësishme që të mendoheni mirë para se të flisni dhe të mos thoni diçka për të cilën të pendoheni më pas. Bëni kujdes në marrëdhënie me të tjerët, pasi disa raporte rrezikojnë të prishen.

BINJAKËT

Në këtë fazë të jetës suaj do t’ju duhet të jeni më praktikë. Zakonisht nuk jeni shumë të apasionuar pas punës tuaj dhe nuk i shikoni shumë paratë, por tani yjet ju këshillojnë të bëni kujdes me shpenzimet dhe t’i shtrini këmbët sa keni jorganin. Tani do të duhet të vendosni se cilën rrugë do të ndiqni, jo vetëm nga pikëpamja profesionale. Marsi dhe Dielli në pozicion të favorshëm ju nxitin të ndërmerrni iniciativa, sidomos në dashuri.

GAFORRJA

Dëshironi të flisni për dashurinë pa dorashka. Shumë do të kenë dëshirën për të hequr nga qafa një ‘gur’ të madh që ju rëndon prej disa kohësh. Në përgjithësi jeni njerëz shumë besnikë, por ndryshimet e humorit mund t’ju shtyjnë të gaboni. Kjo është një javë e mirë për takime dhe për të lidhur miqësi të reja.

LUANI

Do të ndiheni këtë javë disi të rënduar. Ndokush do të ndihet i lodhur, të tjerët s’do ta bëjnë të qetë gjumin e natës. Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm dhe mos e ngutni partnerin për t’ju kthyer një përgjigje. Disa marrëdhënie mund të mos shkojnë ashtu si dëshironi. Nëse keni planifikuar takime të rëndësishme, ato gjithashtu mund të anulohen ose të shtyhen për më vonë.

VIRGJËRESHA

Do të krijoni këtë javë raporte të sinqerta. Megjithatë, pritet që të keni disa probleme, për shkak se Dielli është në disonancë. Mund të keni paqartësi në lidhje me diçka dhe prandaj çdo vendim që do të merrni duhet ta peshoni mirë. Ka nga ata që do të përjetojnë momente kaosi ose tensioni, gjatë të cilave do t’ju duhet të tregoheni shumë të duruar.

PESHORJA

Kjo do të jetë një javë e rëndësishme për ju mbi të gjitha në aspektin financiar. Në këto kohë nuk është e lehtë të fitoni para, por mund të filloni të bëni plane për të ardhmen. Keni në mendje ide të mëdha, të cilat mund t’i konkretizoni gjatë javëve të ardhme. Do të keni mbështetje edhe nga njerëzit që ju rrethojnë. Nëse një dashuri duket se nuk po funksionon, shikoni se si do të ecin gjërat deri në fund të muajit.

AKREPI

Jupiteri në shenjën tuaj ju jep liri të madhe veprimi. Jeni të gatshëm për të krijuar lidhje të reja dhe nëse mendoni se keni gjetur personin e duhur, kjo është periudha e përshtatshme për të vepruar. Jeni shumë intuitivë dhe mundësitë për të goditur në shenjë dhe për të shënuar janë shumë të larta.

SHIGJETARI

Dielli është në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj dhe kjo i ngadalëson negociatat dhe marrëveshjet. Kur i vini vetes një qëllim, i shkoni atij deri në fund. Tetori do të jetë një muaj i rëndësishëm dhe javën e ardhshme mund të përfitoni edhe nga Hëna në shenjë. Ju gjithashtu do të bëni zgjedhje që do të rezultojnë fitimprurëse për ju, veçanërisht nëse jeni punonjës të pavarur.

BRICJAPI

Shumë prej jush do të kenë këtë javë një gjendje të rënduar fizike. Megjithatë, do të mund të rikuperoheni dhe nuk duhet ta lini pas dore shëndetin. Yjet ju këshillojnë që t’i besoni instinktit tuaj. Do të merrni përsipër projekte të mëdha, por rrugës do të ndesheni me shumë kundërshtues e ziliqarë. Dikush do të mundohet të hedhë baltë mbi punën tuaj, por nuk do të arrijë t’ju dëmtojë.

UJORI

Kjo do të jetë një javë e veçantë për ju që jeni paksa të “çmendur” dhe që arrini të vini në jetë idetë që për të tjerët janë të pamundura. Forca dhe aftësia juaj krijuese, që nxiten nga planeti i dytë që drejton shenjën tuaj, Saturni,  ju ndihmojnë që të bëni përpara. Por do të ketë raste që me gjithë përpjekjet tuaja, lodhja dhe disa pengesa që do të hasni rrugës do të shkaktojnë ngadalësime dhe vonesa.

PESHQIT

Për një sërë arsyesh, kryesisht të lidhura me punën, disa prej jush nuk kanë pasur kohë t’i kushtojnë vëmendje të dashurit. Fundjava do të jetë periudha e përshtatshme për të kompensuar kohën e humbur dhe dashuria mund të jetë sërish protagoniste. Është koha për të hequr dorë nga mendimet negative. Mos u zhytni në apati, siç ju ndodh shpesh. Duhet të përpiqeni të jeni më të fortë, duke përfituar edhe nga kuadri i mirë yjor.

Author: horoscope