HOROSKOPI MUJOR, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë tetorit

DASHI

Mirë se erdhët në tetor! Fundi i shtatorit ka qenë i mbushur me drama të ndryshme për ju, teksa Mërkuri përfundon prapavijën më datë 2 tetor. Këto kanë qenë javë rraskapitëse dhe nëse trupi ju thotë të pushoni, dëgjojeni. Gjatë javës së parë të tetorit do të ndieni dëshirën të rregulloni dollapët apo edhe të ndryshoni mobiliet në shtëpi. Po mbusheni me energjinë që ju mungonte. Plutoni, edhe pse sundues i botës së nëndheshme, më së shumti ndikon te transformimet. Ndikimi i tij do t’ju shtyjë të ndryshoni ambientet familjare, të krijoni një hapësirë të rehatshme dhe të shenjtë për ju. Hëna e plotë mund të duket i bukur si fenomen, por juve ju ngarkon me emocione. Disa prej jush mund t’i japin fund marrëdhënies me një familjar apo partner e të shpërngulen diku tjetër. Më datë 9 shënohet edhe fundi i ciklit të ndryshimeve.Këtë muaj nuk e përfundon prapavijën vetëm Mërkuri dhe Plutoni. Saturni, planeti i përgjegjësive kalon direkt në Ujor e tanimë ju inkurajon të vendosni disa kufij mes miqve tuaj. Gjatë gjysmës së parë të tetorit do të jeni të përqendruar te shtëpia juaj, pasi shumë shpejt nis sezoni i Akrepit të frikshëm. Nuk jeni në humor të socializoheni. Kur Venusi, planeti i bukurisë, parave dhe dashurisë kalon në Akrep më 23 tetor, do t’i kushtoni më shumë rëndësi vetes me trajtime të ndryshme. Sezoni i Akrepit është periudha e transformimit për të lindurit në shenjën e Dashit. Javët në vazhdim do të sjellin transformim shpirtëror dhe emocional. Edhe ankthi nuk do të mungojë herë pas here, sidomos gjatë hënës së re dhe eklipsit diellor më datë 25 tetor. Rrini më shumë me kafshët tuaja shtëpiake, miqtë e besuar ose shijoni ushqimin tuaj të parapëlqyer në rehatinë e shtëpisë. Tetori do të mbyllet me Marsin që kalon në prapavijë, gjë që do të sjellë vonesa në nënshkrimin e marrëveshjeve apo në logjistikë. Ju jeni shenjë e zjarrit dhe si e para e zodiakut, doni t’i arrini gjërat sa hap e mbyll sytë. Ushtrojeni durimin duke medituar apo duke eksperimentuar me pasionet tuaja.

DEMI

Mirë se erdhët në tetor! Muajin e shkuar, kur Mërkuri, planeti i komunikimit kaloi në prapavijë, ju keni vënë në sprovë durimin. Një kompjuter i prishur, një mesazh i palexuar, ndoshta edhe një ish që ka shkruar pas shumë kohësh sa për t’ju vënë në siklet. Për fat të mirë, gjithçka merr fund në datën 2 dhe ju do të përqendroheni më shumë te kënaqësia, po, edhe te marrëdhëniet seksuale. Në momentin që ju dhe partnerët keni një komunikim të shëndetshëm, gjithçka tjetër shkon fjollë. Ju jeni shenja të tokës dhe kur jeta juaj sentimentale shkon mirë, atëherë edhe ju ndiheni të qëndrueshëm. Përgatituni për një nxitje miqësore dhe inkurajuese për të nisur diçka. Kur Plutoni u fut në prapavijë që në prill, u detyruat të ndryshonit shumë gjëra në jetën tuaj. U bëtë më të sinqertë me partnerët dhe me dëshirat tuaja, si romantike, edhe fizike. Hëna e plotë në Dash në datën 9 do t’ju inkurajojë të provoni shumë gjëra të reja. Sezoni i Akrepit që nis më datë 23 është emocionues edhe për ju, pasi energjia seksuale e tyre ju tërheq shumë. I gjithë muaji është periudhë fantastike që edhe të vetmuarit të gjejnë dikë. Sapo planeti juaj sundues, Venusi romantik të kalojë në Akrep po më datë 23, jini të lumtur. Ndonjëherë lumturia është më shumë çështje zgjedhjeje sesa rezultat i një situate. Eklipsi diellor për fat të keq sjell ndjesi ankthi dhe paranoje, ndaj merreni më shtruar në ato ditë. Fiks para Hallouinit, Marsi kalon në prapavijë në Binjakë më datë 30 e si agresiv që është, do ta keni më të vështirë të mbroni veten në situata të ndryshme. Më mirë ndizni qirinj dhe qëndroni me partnerët, pasi tetori ka si fokus vetëm dashurinë për të lindurit e kësaj shenje.

BINJAKËT

Mirë se erdhët në tetor, Binjakë! Ju jeni një shenjë që njiheni për sharmin tuaj, por muajin e kaluar, planeti juaj sundues, Mërkuri nisi atë prapavijën e tij të famshme. Kjo ka shkaktuar vonesa në udhëtime, probleme me shefat, një mesazh dërguar gabimisht. Për fat, gjithçka merr fund që në fillim të tetorit dhe futemi në sezonin e Akrepave sensualë. Plutoni, planeti i transformimit ju ka shtyrë që këtë muaj të jeni të fokusuar më shumë te shëndeti. Hëna e plotë e datës 9 do të shënojë fundin e një cikli. Pra, tani që diçka po merr fund, nisni me kujdesin e mirëqenies suaj. Shumë ftesa do t’ju vijnë deri në fund të muajit. Ai që do të ndikojë te ju është edhe Saturni, planeti i rregullave dhe i kufijve personalë. A mund të tregoheni ju egoistë në çështjet e dashurisë? Nuk jeni shumë të gatshëm të dëgjoni problemet apo traumat e partnerit tuaj, por duhet t’i ulni pakëz këto mure dhe të jeni më të gatshëm nga ana emocionale. Sezoni i Akrepave nis së shpejti dhe po dhe përpos reputacionit të frikshëm që ka, kjo është periudha e duhur për të dashur veten. Bëni banja të gjata, trajtime, llastojeni veten në shoqëri të miqve. Ditë stresuese ju presin pas 25 tetorit, me hënën e re dhe me eklipsin diellor. Astrologët na paralajmërojnë se evenimente qiellore si eklipset shtojnë ankthin tek të gjithë, ndaj më mirë rrini brenda shtëpisë suaj.

GAFORRJA

Erdhi tetori, Gaforre të dashura. Këtë muaj tre planetë përfundojnë periudhën e prapavijës, ndodh një eklips dramatik dhe sigurisht, Hallouini. Gjatë shtatorit keni pasur një intuitë të jashtëzakonshme dhe hëna e re në Peshq ju ka bërë shumë të ndjeshëm. Ndërsa ndikimi i Mërkurit u ndje kryesisht në ngatërresat me mesazhet apo keqkuptimet në biseda. Pas datës 2 tetor, kanalet e komunikimit do të jenë më të lehta. Nuk ka rëndësi në i keni dhënë fund një lidhjeje toksike, në keni ndërtuar një të shëndetshme apo në keni vendosur të dilni në takime pas shumë kohësh, këtë tetor do të dëgjoni vetëm zemrën. Vlerësojini këto ndryshime dhe pyesni veten në janë përmbushur nevojat tuaja romantike. Kur jeta juajpersonale është në rregull, gjithçka në jetën tuaj funksionon më së miri. Familja është e rëndësishme dhe nëse aty s’ka probleme, shkëlqeni në çdo fushë tjetër. Në aspektin financiar, punët do të jenë paksa të vështira, për shkak të problemeve të viteve të fundit. Hëna e plotë do të sjellë lajme të reja në lidhje me karrierën. Yjet duan që ju të shkëlqeni dhe të rrethoheni nga njerëz që ju inkurajojnë për më lart. Ndaj, më datë 22, kur Saturni kalon në shenjën tuaj, fokusi do të kalojë te jeta juaj sociale. Nëse keni miq të ngushtë që ju kanë mbështetur gjithmonë, tregojuani hapur sa i vlerësoni. Me nisjen e sezonit të Akrepit, të gjithë të vetmuarit do të hapin zemrën për njohje të reja. Mos harroni se intimiteti është thelbësor në një marrëdhënie. Eklipsi i datës 25 mund të sjellë drama dhe mbyllje të papritura për të gjitha shenjat, por dihet lidhja juaj me Hënën, ndaj dhe ndikimi do të jetë më i madh. Fundi i muajit do t’ju gjejë disi dembelë dhe pa motivim për shkak të Marsit që kalon në prapavijë në Binjak më datë 30 tetor.

LUANI

Mirë se erdhët në tetor! Si mbretërorët e zodiakut, këtë muaj do të keni shumë mundësi për të treguar pamjen tuaj të mrekullueshme. Problemet e komunikimit për shkak të Mërkurit në prapavijë morën fund e tani mund të përqendroheni te gëzimet e momentit, te dashuria dhe të mos e ktheni fare kokën pas. Duhet të pyesni veten në janë përmbushur fantazitë tuaja më intime, pasi me nisjen e sezonit të Akrepit, gjithçka do të fokusohet te dashuria për veten dhe kënaqësitë me partnerin. Nëse dikush nuk ia vlen, nuk do të humbni kohën kot. Fundjavën e datës 9 tetor shënojeni në kalendar, pasi është e favorizuara për kënaqësitë e trupit. Ndonjëherë edhe luanët e madhërishëm janë të ndrojtur! Në datën 25 tetor vjen hëna e re dhe eklipsi diellor në Akrep. Kur dëgjoni fjalën “eklips” me siguri ju vijnë ndër mend syzet dhe xhamat e zinj për të parë këtë eveniment kozmik që kur ishit fëmijë. Megjithatë, astrologët ju këshillojnë të qëndroni brenda, pasi këto ndodhi të fuqishme në qiell mund të nxitin ankthin dhe paranojën. Të dashur Luanë, meqë planeti juaj sundues është Dielli, do të jeni më të ndjeshëm ndaj energjisë së eklipsit. Ndaj, tërhiquni paksa në atë periudhë, pasi izolimi do t’ju bëjë mirë. Marsi do të kalojë në prapavijë më datë 30 tetor në Binjakë. Nëse trupi ju sinjalizon se duhet të pushoni, besojini instinktit. Qëndroni dhe dilni vetëm me miq të besuar!

VIRGJËRESHA

Mirë se erdhët në tetor! Përveç Mërkurit që mbyll prapavijën e tij më datë 2 tetor dhe problemet e komunikimit zgjidhen, edhe Plutoni kthehet në gjendje të mirë. Ky i fundit do t’ju nxisë të plotësoni nevojat tuaja në punë, por edhe në jetën tuaj personale. Planeti i transformimit do të kalojë në Bricjap më datë 8 dhe ky kalim do t’ju japë më shumë vetëbesim. Virgjëreshat shpesh quhen perfeksionistet e zodiakut për detajet, por si vetmitare, shpesh fshihni edhe talentet që keni. Këtë periudhë do të tregoni dhëmbët, ndaj armiqtë tuaj të bëjnë kujdes se nuk ka shenjë më të fuqishme sesa një Virgjëreshë që tregon guximin. Edhe hëna e plotë do t’ju nxitë të çoni deri në fund këtë transformim drejt vetëbesimit. Me nisjen e sezonit të Akrepit, duhet të përqafoni seksualitetin, të zgjidhni miqtë, partnerët, që ju duan për atë që jeni. Gjatë muajve të fundit, keni krijuar shumë miqësi të reja dhe keni marrë pjesë në shumë festa, ndërsa tani doni vetëm të flini. Por, jo, e vetmja natë që duhet të mbylleni brenda në shtëpi është ajo e hënës së re dhe eklipsit diellor, e cila do të sjellë drama të vërteta. Ato ditë do të karakterizohen nga zënkat dhe ankthi. Në javën e fundit të muajit të gjitha shenjat do të festojnë. Askush s’do t’ju gjykojë nëse ju do ta festoni festën e frikshme të fund muajit në një darkë intime me pak miq e jo nëpër klube nate.

PESHORJA

Të dashura Peshore, muajin e shkuar i keni mbijetuar shumë problemeve për shkak të Mërkurit në prapavijë. Vonesa në punë, mesazhe të çuara gabimisht apo jeni ndier në siklet në një eveniment të rëndësishëm. Ndoshta u jeni kthyer edhe mesazheve të vjetra me një ish thjesht sa për të kaluar kohën. Gjatë tetorit do të përqendroheni më shumë te bukuria e së tashmes. Plutoni që mbyll prapavijën nënkupton se po afrojnë momente ndryshimi të mëdha. Ndonjëherë, gjërat e mira ndodhin ngadalë, dhe ju s’e keni vënë re këtë rritjen tuaj të brendshme. Ndaj, më datë 8 tetor, uluni dhe reflektoni sa shumë gjëra keni arritur dhe përgëzoni veten. Këtë fundjavë vishuni, dilni dhe kremtoni jetën me miqtë tuaj të ngushtë. Hëna e plotë e datës 9 do t’ju shtyjë ta ktheni vëmendjen te jeta juaj sentimentale. Në evenimente të tilla qiellore, astrologët këshillojnë të mos hidhni hapa vendimtarë, por thjesht të ruani një profil të ulët. Venusi, planeti juaj sundues e çon fokusin te bukuria juaj, përveçse e jashtme, edhe tek ajo shpirtërore. Më datë 23, sezoni juaj mbyllet dhe nis ai i Akrepave. Kujdesuni më shumë për veten, ushqehuni më mirë, ushtrohuni, nisni trajtime për lëkurën. Mos harroni se trupi juaj është një tempull, që ju mund ta dekoroni si të dëshironi. Eklipset mund të jenë të bukur për t’u parë, por mos harroni se nxitin paranojën. Gjatë hënës së re dhe eklipsit diellor ju këshillojmë të qëndroni në shtëpi dhe të shikoni filmat e preferuar. Në fund të muajit, sigurohuni që të tjerët po respektojnë kufijtë që keni vënë. Shijoni ushqimin e mirë dhe s’ka problem nëse refuzoni ndonjë ftesë e parapëlqeni të rrini vetëm.

AKREPI

Gëzuar muajin tetor dhe kthimin e Diellit, të dashur Akrepa, teksa këtë muaj nis edhe sezoni juaj. Ka kaq shumë arsye për të festuar. Muaji i shkuar ka qenë shumë stresues, megjithatë, Mërkuri nuk është më në prapavijë dhe ju do ta hidhni ankthin pas krahëve. Kur Plutoni të kalojë në Bricjap më datë 8 tetor do t’ju shtyjë të merreni më shumë me veten dhe të përmbushni nevojat tuaja. E meqë ndikimi do të jetë i madh në miqësitë që do të krijoni, edhe statusi juaj shoqëror do të ndryshojë. Nëse jeni tërhequr nga miq mendjemëdhenj apo nga ata që s’ju japin asgjë, ndryshimet e miqve ju lëndojnë më shumë sesa kur mbyllni një marrëdhënie romantike. Plutoni është planet i drejtpërdrejtë, ndaj do të vlerësoni miqtë që kanë qenë me ju në çdo moment. Hëna e plotë në Dash më datë 9 tetor do t’ju nxitë të përqendroheni më së shumti te shëndeti dhe pushimi. Ka ardhur momenti ta merrni më shtruar, të bëni një banjë të ngrohtë dhe t’i kushtoheni krijimtarisë. Punët nuk janë më aq të qeta pas datës 23, me kthimin diellor. Akrepa sensualë, misteriozë dhe krijues, në këtë periudhë të vitit të gjithë duan të jenë si ju, ndaj jeni të lirë të shisni mend. Në po të njëjtën datë, Venusi, planeti që sundon dashurinë, bukurinë dhe paratë kalon në shenjën tuaj. Bëni kujdes të vendosni një ekuilibër mes errësirës dhe dritës. Datën 25 shënojeni në kalendar si ditë pushimi, jo festimi. Hëna e re dhe eklipsi diellor sjellin ngjarje dramatike, të lidhura me paranojën dhe përfundime të papritura. Në fund të muajit do ta keni të vështirë të gjeni motivimin e duhur për të bërë përpara në aspektin profesional. Duket se gjithçka këtë muaj do të jetë e fokusuar te kënaqësia dhe te marrëdhëniet intime,

SHIGJETARI

Mirë se erdhët në tetor! Ju jeni shenja e udhëtarëve, e dijetarëve e qoftë nëse po vizitoni një qytet apo po mësoni një gjuhë të re, jeni në rritje të vazhdueshme. Ja pse jeni ndier shumë të irrituar kur Mërkuri kaloi në prapavijë dhe ju hapi probleme me komunikimin. Për fat të mirë, gjithçka merr fund më 2 tetor, ndaj tetori do të jetë më pak stresues se shtatori. Duket se gjërat do të ecin më parë edhe kur Plutoni, sunduesi i botës së nëndheshme, përfundon prapavijën e tij dhe shkon te Bricjapi punëtor. Ky kalim do t’ju ndihmojë në komunikimin profesional. Hëna e re në Dash do të iluminojë aspektin e kënaqësisë. Tregohuni më të hapur me partnerët dhe mos kini frikë të provoni gjëra të reja. Kohët e fundit keni pasur disi probleme me gjumin, të cilat duhet t’i kompensoni. Saturni do të kalojë në Ujor më datë 22 dhe do t’ju shtyjë të bëni atë që dini të bëni më mirë, të vini kufijtë e duhur me miqtë. Kjo nuk do të thotë të bëheni vetmitar, pas kush nuk do të dëgjojë historitë tuaja? Nëse respektoni kohën që duhet t’i kushtoni vetes dhe të gjeni ekuilibrin në jetën sociale, do të ndiheni më të lumtur. Ju jeni shenjë e zjarrit, ndaj sytë kthehen sapo kaloni. Data e vetme problematike do të jetë 25 tetori, gjatë së cilës ndodh hëna e re dhe eklipsi diellor, ndaj bëhuni gati për drama. Zakonisht i shpërfillni dramat që dëgjoni, por ankthi këtë herë s’do t’ju lërë të qetë. Beqarët janë të favorizuar të flirtojnë në fund të muajit pasi Marsi do t’i ndihmojë. Përpiquni të krijoni sa më shumë kujtime.

BRICJAPI

Mirë se erdhët në tetor! “Luaj fort dhe puno fort” është motoja për shumë të lindur të kësaj shenje. Muajin e kaluar jeni lidhur ngushtë emocionalisht me personat që ju rrinë afër. Mërkuri nuk është më në prapavijë që prej datës 2, ndaj dhe do të ndiheni si të rilindur. Yjet ju kanë nxitur që muajt e fundit të tregoheni më egoistë, të përqendroheni te vetja, të kanalizoni energjitë te pasionet dhe projektet profesionale që ju dhurojnë kënaqësi. Përse? Sa më të lumtur të jeni, aq më të përmbushur ndiheni. Bricjapët shpesh herë janë kritikë edhe në situata të papërshtatshme, ndaj në një marrëdhënie përqendrohuni te ëndrrat që keni, jo se çfarë bën gabim partneri. Fundjavën e datës 8 kalojeni me miqtë tuaj të dashur. Nuk keni pse të shkoni në klube për të festuar arritjet tuaja. Një darkë e qetë duke parë filma mund të jetë nata e përsosur. Saturni, planeti juaj sundues përfundon prapavijën më datë 22 tetor. Ekuilibri do të jetë thelbi këtë muaj, pasi duhet të kuptoni se të gjithë kanë nevoja të ndryshme. Do ta gjeni veten duke kërkuar punë me orar më fleksibël. Jeni një shenjë ambicioze, që priret të punojë shumë. Shumë mirë që angazhoheni kaq shumë, por kujdes se po dëmtoni jetën personale. Mes të gjitha shenjave që duhet të bëjnë kujdes më datë 25 tetor, është edhe juaja, pasi hëna e re dhe eklipsi diellor do të sjellë paranojë, ankth dhe debate. Gjatë fundit të muajit do të ndiheni disi letargjik.

UJORI

Gëzuar tetorin, Ujorë! Astrologët ju quajnë “jashtëtokësorët e zodiakut” për shkak të prirjes që keni për të menduar jashtë kornizave dhe të mos bëheni palë me askënd. Bëhuni gati, se në tetor tre planetë përfundojnë periudhën e prapavijës dhe të gjithë janë gati të vishen bukur, të dalin, të dëfrejnë dhe të marrin lajme të mira. Në shtator vendosët të shkëputeshit nga mediat sociale për të ndërtuar një marrëdhënie më të shëndetshme, por ne ju sugjerojmë të mos e ktheni kokën pas duke parë se çfarë bën një ish-partner apo një “armik”, pasi do të stresoheni më shumë. Plutoni ju ka shtyrë të reflektoni për marrëdhënien që keni me paratë. Nuk është nevoja t’ju themi se e gjithë bota ka probleme financiare, ndaj kjo mund të jetë arsyeja pse pagesa nuk i shkon për shtat punës që bëni. Krijoni zakone të shëndetshme financiare, por mos harroni se jeni të mrekullueshëm, pavarësisht se sa para keni në llogarinë bankare. Rrethohuni nga miq mbështetës që ju duan edhe kur nuk keni para në xhep. Periudha e hënës së plotë zakonisht është stresuese, por këtë herë mund t’ju ndihmojë t’i jepni fund diçkaje që po e zvarritni prej shumë kohësh. Hëna e plotë mbyll një cikël, ndaj jepini fund një raporti që më shumë ju shqetëson sesa gëzon. Duajeni më shumë veten. Me nisjen e sezonit të Akrepit të frikshëm, bëhuni gati që edhe agjenda juaj të jetë plot e përplot. Muajt e fundit keni bërë një jetë disi të izoluar, ndaj tani duhet të visheni dhe të dilni për të festuar me miqtë. Shijojeni vëmendjen që do të tërhiqni. Marsi, planeti i ambicies, do të kalojë në Binjakë në datën 30 dhe për ju do të nisë ajo periudhë ku do të preferoni përkëdheljet dhe jo raportet e zjarrta, dremitjet në vend të drekave të punës. Bëni qejf këtë muaj, Ujorë!

PESHQIT

Gëzuar tetorin! Mund të themi se ju keni qenë shenja më pak e prekur nga Mërkuri në prapavijë. Problemet e komunikimit ju kanë shtyrë t’i jepni fund një marrëdhënieje romantike apo një kontrate pune. Si shenjë uji, keni shumë intuitë dhe plot emocione. Por sikurse simboli i shenjës suaj, peshqit, edhe ju doni të notoni larg përballjeve dhe debateve. Po, e keni të vështirë të flisni për punën e re apo për raportin intim, por nuk mund t’i bëni bisht përgjithmonë. Plutoni, planeti i transformimit, ju ka ndihmuar të identifikoni nevojat tuaja që t’ua komunikoni të tjerëve. Kërkoni çfarë të doni, qoftë kjo në një marrëdhënie, në një martesë apo edhe nëse bëhet fjalë për para. Nëse nuk kërkoni, s’keni për të marrë kurrë çka doni. Me ardhjen e hënës së plotë do të merrni lajme të mira në aspektin profesional. Manifestoni sa më shumë dhe bollëku do të vijë bashkë me ciklet hënore. E meqë po flasim për bollëk, edhe ngarkesa emocionale s’do të mungojë. Ju i gjeni gëzime jetës edhe kur gjithçka rreth jush duket toskike.Eklipsi sjell ndryshime të papritura dhe ankth. Bëni një orë më shumë gjumë, futuni nën batanije dhe jepini kohë vetes të pushoni. Planeti fatlum, Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj më datë 27 tetor dhe si me magji, gjithçka do të jetë më e lehtë për ju. Miq të mirë, kolegë profesionistë, familjarë të dashur, të gjithë këta do t’ju gjenden pranë.

Author: horoscope