Shigjetari
Tetori është një muaj i rëndësishëm për ju, pasi planetet po ndjekin një trajektore vendimtare dhe kjo trajektore sjell shumë mundësi të reja në gjysmën e parë të muajit.
Mërkuri kthehet në vendin e vet dhe ju do të përjetoni një lehtësim të madh. Nuk do të vazhdoni më të kontrolloni makinën nëse ka diçka që nuk shkon, apo të kontrolloni 30 herë e-mailin, pasi Mërkuri nuk bën më lojëra të tilla. Ka shumë gjasa që pas datës 2 tetor të keni një shpërthim energjie që do t’ju surprizojë.
Nëse ditëlindja juaj bie më 25 nëntor, plus ose minus katër ditë, do të përfitoni nga kjo hënë mahnitëse dhe tejet miqësore. Në këto data, kalendari juaj i eventeve do të mbushet dhe do të keni më shumë mundësi për të njohur njerëz të rinj dhe për të krijuar kontaktet e duhura.
Ndërsa ditët kalojnë, mos harroni t’i kushtoni vëmendje të veçantë Hënës së plotë në Dash, ndikimi i së cilës do të ndihet për plot 2 ditë, duke cekur dashurinë e vërtetë dhe duke ju sjellë një përvojë të befasishme.
Dielli i fuqishëm në Peshore do të pozicionohet në këndin e duhur për t’ju rezervuar një mbrëmje romantike dhe transformime perfekte, të cilat do t’i kujtoni për shumë gjatë.
E ndërsa Marsi, planeti i aksionit ju shtyn të krijoni një lidhje të pathyeshme në dashuri, si dhe një raport shumë të shëndetshëm me një ortak biznesi.
Në përgjithësi, ky muaj do të jetë ai i talentit dhe vendimeve të rëndësishme. Kushtojini kujdesin e duhur punës dhe karrierës, që të shihni frytet në të ardhmen.
Periudha më e favorshme për të nënshkruar një marrëveshje apo për të përfunduar një projekt është pikërisht kjo e gjysmës së parë të muajit, pasi Marsi është në pozicionin e përshtatshëm. Më pas, ai kalon në prapavijë për të ngadalësuar jetën tuaj. Keni plot 2 javë kohë për të bërë më të mirën!
Forca të dashur Shigjetarë, mund t’ia dilni me sukses!
Bricjapi
Kemi një lajm shumë të mirë për ju!
Hëna e re e 25 shtatorit ju solli një dhuratë të madhe, pasi u shfaq në shtëpinë tuaj të arritjeve. Kjo ju ndihmoi në karrierën dhe profesionin tuaj. Nisur nga kjo shtysë, duhet ta kuptoni rëndësinë tuaj në vendin e punës dhe të merrni situatën në dorë.
Mërkuri, i cili e ngadalësoi pak procesin tuaj të punës, u kthye në trajektoren e tij normale, për t’ju lënë hapësirën e duhur për të punuar në realizimin e qëllimeve tuaja, ndaj mbani parasysh që periudha deri në 15 tetor do të përkojë me një lulëzim produktiviteti për ju.
Afërdita dhe Plutoni gjithashtu, kanë një marrëdhënie miqësore, nga e cila ju do të përfitoni. Gjatë këtij momenti do të jeni më fuqiplotë dhe të pandalshëm, gati për të përjetuar metamorfozën e duhur. Kjo dyshe mundëson që të reflektoni në brendinë tuaj dhe gjatë këtij procesi magjik, do të njiheni me shumë sfera që ndoshta nuk i njihnit më parë. Pra, do të përballeni me humbjen e njerëzve dhe me gjetjen e vetes.
Megjithëse, duhet të gjeni ekuilibrin, pasi nëse themi që jeni të zënë në sektorin e punës, po themi vetëm të vërtetën. Mund ta gjeni veten duke punuar 2-3 projekte në të njëjtën kohë dhe për këtë mund të fajësoni Marsin te Binjakët. Kjo do të sjellë edhe shumë lodhje fizike për ju.
Tani për tani, prapavija e Marsit, ndonëse nuk është aq famëkeqe sa e Mërkurit, sërish ndikon në normalitetin e jetës suaj, duke ju kaluar nga një periudhë shumë e zënë në një moment pauze të gjatë. Nëse keni punuar shumë, mund të përballeni me një heshtje nga klientët, të cilët do të hezitojnë të marrin një vendim të caktuar dhe do të mbeten të mbërthyer në skepticizëm dhe pritje.
Ndërsa në 9 tetor, Hëna e plotë në Dash cek çështje familjare që po përpiqeni prej kohësh t’i zgjidhni. Si rezultat i kësaj ngjarjeje qiellore, mund të bëni ndryshime në shtëpi, të investoni në një pronë të re, apo të gjeni një mik/e për të ndarë apartamentin. Kaq shumë mundësi arredimi dhe blerjeje, të gjitha gjatë kësaj periudhe.