Ujori
Tetori është muaj perfekt për të planifikuar një udhëtim. Pjesa e parë e muajit do të shkëlqejë si diamandët në diell dhe me Hënën e Plotë në Dash, në 9 tetor do të doni me çdo kusht të arratiseni për ajër të pastër, aktivitet fizik dhe për t’u relaksuar si fizikisht ashtu dhe mendërisht.
Mund të shkoni për hiking, kalërim ose camping ose nëse do të rezervoni në një resort, konsideroni notin dhe tenisin. Hëna e Plotë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të udhëtimeve të shpejta, prandaj s’është e thënë të bëni shumë rrugë për t’u argëtuar.
Krejt papritur do të ndjeni nevojën e ca netëve luksoze, me mëngjese që vijnë në shtrat apo spa sa herë ta ndjeni të nevojshme. Mund ta bëni këtë, por jo më shumë se 2 netë sepse karriera juaj kërkon të ktheheni në shtëpi sa më parë të jetë e mundur.
Arsyeja pse mund të dëgjoni lajme të reja pune këtë kohë është eklipsi diellor në Akrep që ndodh në 25 tetor. Mund të dëgjoni një mundësi për një pozicion të ri pune, ose mund të promovoheni aty ku jeni aktualisht. Nëse punoni për veten tuaj mund të fitoni atë klientin që donit aq shumë. Plutoni do të jetë në kënd të vështirë me eklipsin, por disa njerëz të rëndësishëm në profesion mund të mos jenë 100% të bindur që ti je njeriu i duhur për punën që duhet të bëhet. Kjo, gjithsesi varet nga ju: nga pasioni, energjia dhe fokusi që do të tregoni. Mund t’ju pëlqejë puna që bëni, por duhet të zbuloni fiks nëse doni të rriteni profesionalisht apo keni nevojë për më tepër motivim. Nëse këta njerëzit e rëndësishëm duan që t’i të marrësh kurse dhe leksione të ndryshme për t’u kualifikuar edhe më shumë në punën tuaj duhet ta pranoni nëse sigurisht, pagesa kryhet prej shefit tuaj.
Saturni është planeti juaj i lashtë udhëheqës, kurse Urani udhëheqësi juaj modern. Këtë vit, të dy këta do të jenë në konflikt me njëri-tjetrin. Kurse ju, do të ndjeni dilemën e shqetësimit për të shkuarën dhe krijimit të së ardhmes. Do t’ju duhet të rishihni strukturën e jetës suaj. Duhet të shihni nëse stili aktual i jetës ju shërben apo jo. Nëse jo, çfarë ndryshimesh mund të bëhen që gjërat të funksionojnë më mirë?
Kjo kërkon pak kohë meditimi nga ana juaj, por duhet të vendosni diçka para fundit të janarit. Kuptoni se po ju jepet një shans për të krijuar një mënyrë të re jetese, prandaj shfrytëzojeni. Ristrukturojini gjërat në një mënyrë që të reflektojnë njeriun që jeni bërë së fundmi.
Do të keni mjaftueshëm kohë për të shijuar edhe romancën, gjatë tetorit dhe në muajt që pasojnë. Marsi, do të shkëlqejë në sektorin e dashurisë së vërtetë, prandaj do të mund të takoni njeriun tuaj këtë periudhë. Shënoni datën 18 tetor. Dilni në takim me dikë të ri ose bëni një “date night” me të dashurin tuaj. Eshtë kohë për të bërë qejf dhe për t’u ndjerë të dashuruar.
Peshqit
Tetori juaj nis pa ndrojtje! Datat 8-9 mbajini mend mirë sepse mund t’ju sjellin burime të reja të ardhurash. Paratë mund të vijnë nga dikush që ju ka borxh një shumë të caktuar, një bonus, apo një klient i ri që do të punojë me ju.
Nëse punoni për të tjerët mund të mësoni se shefi ka aprovuar një rritje rroge për ju. Hëna e Plotë do t’ju gjejë me fatura të paguara dhe madje do të mbetet diçka për të shpenzuar për veten tuaj. Nëse po shihnit për blerë një shtëpi apo të investonit diku, ëshë periudhë e mirë pasi njerëz të rëndësishëm mund t’ju japin një dorë për t’ja dalë me financat. Gjithashtu, një situatë e paqartë do të arrijë në një përfundim dhe Hëna e Plotë sjell lajme të mira, sidomos përsa i përket parave dhe shtëpisë.
Mund t’ju jepet një mundësi e re pune në një kompani me bazë jashtë vendit, por nëse që tani punoni jashtë shënoni diku datën 25 tetor dhe shihni si mund të ndryshojnë gjërat në anën profesionale. Mund t’ju jepet gjithashtu një shans për të studiuar në një universitet të mirë dhe për të jetur në kolegj.
Përsa i përket jetës romantike, Afërdita do të lëvizë drejt Akrepit në 23 tetor deri në 16 nëntor për ta bërë më të gjallë jetën tuaj sociale. Eshtë periudhë e mirë për të dalë dhe mbi të gjitha për të bërë shopping. Sezon i ri, rroba të reja. Do t’ju komplimentojnë mjaftueshëm.