DASHI: Viti 2022 është viti i sprovave të lidhjes në çift. Do të keni shumë diskutime, pasi roli i njërit prej të dyve ka ndryshuar dhe duhet të përballoni së bashku probleme ekonomike. Zemrat e vetmuara mund të kenë takime interesante. Ndonëse Dashi është shenjë e fortë dhe e vendosur, këtë periudhë vihet re një prirje për t’i marrë gjërat me maturi, ka një rritje të mosbesimit. Kujdes me tradhtitë, sepse kjo pasiguri mund t’ju shtyjë të jetoni një marrëdhënie paralele vetëm për një hakmarrje të kotë e të padobishme.
DEMI: Është muaji i duhur për t’u martuar ose për të bashkëjetuar. Ka nga ata që mund t’u rikthehen dashurive të vjetra e të rëndësishme. Demi nuk i harron kurrë njerëzit që ka dashur, edhe pse mund të jetë ndarë shumë keq. Kush nuk e ka gjetur dashurinë dhe është ende vetëm, duhet të bëjë një analizë të vetes. Favorizohen takimet e datës 14.
BINJAKËT: Dashuria do të vihet në provë mes së hënës, më datë 17, dhe së martës së datës 18. Shumica e çifteve do ta kapërcejnë me sukses si krizë, por ata që kanë shumë dyshime në zemër do të gjenden para një pengese të pakapërcyeshme, ndaj më mirë të sqarohet menjëherë çfarë nuk shkon. Peshoret e divorcuara do të kenë debate për çështje financiare ose në lidhje me fëmijët. Tetori është provë e vështirë për të gjitha çiftet, por ata që i rezistojnë këtij muaji do të jenë edhe më të fortë në nëntor.
GAFORRJA: Ndjenjat që kanë lindur rishtazi mund të shërbejnë si një rezervë e mirë për një të ardhme, pasi jeta e të lindurve nën shenjën e Gaforres përmirësohet nëse kanë dashurinë në krah. Janë kushte të favorshme për lidhjet e reja, tetori është muaj i mirë në fushën e ndjenjave dhe të pasionit. Shmangni njohjet në internet ose ato virtuale, që nuk janë të prekshme.
LUANI: Nuk jeni të më gatshëm të kuptoni, prisni ose të falni partnerin. Debatet do të jenë goxha të ndezura, sidomos në dy të dielat e fundit të muajit. Tetori nuk paraqet pengesa në fushën e ndjenjave, por nuk është as muaj i zjarrtë. Me gjasa, do të përfshini në lidhje edhe problemet profesionale. Duhet të shmangni provokimet, sidomos nëse jeni të lidhur me një Ujor, Akrep ose Dem.
VIRGJËRESHA: Dashuria do të jetë më intriguese në tetor. Kjo është periudha ideale për ata që duan të kenë një histori të bukur. Kohë e favorshme për çiftet që duan të martohen. Yjet janë favorizuese, sidomos më 14 tetor. Për të gjithë ata që janë munduar në të shkuarën, ky është muaji në të cilin do të shpërblehen.
PESHORJA: Tetori është muaji i rimëkëmbjes në planin sentimental, pavarësisht tensioneve dhe pakënaqësive të kohëve të fundit. Çiftet e forta rezistojnë. Prej kohësh keni probleme në familje, por tani do të kaloni në një fazë ku nuk do të përjetoni më presione të kota. Vazhdojnë debatet me fëmijët, sidomos ata që kanë sipërmarrje familjare dhe kërkojnë më shumë bashkëpunimin e tyre. Favorizohen çiftet që duan të bëjnë një fëmijë. E meritoni këtë fazë qetësie, pas vështirësive që keni kaluar. Fundi i muajit është më i mirë për ata që kërkojnë një pasion të ri, sidomos pas datës 28.
AKREPI: Të gjithë ata që janë vetëm prej kohësh do të kenë mundësinë për njohje të reja të këndshme. Vendoseni vetë nëse doni të keni një shoqëri të fortë ose një dashuri të madhe. Mund të ndahen çiftet që kanë pasur probleme që në fillim të vitit, ndërsa ata që kanë një lidhje më të qëndrueshme duhet të sqarojnë disa gjëra.
SHIGJETARI: Në planin sentimental, tetori nuk është edhe aq i fortë sa dy muajt e fundit. Për historitë e qëndrueshme nuk do të ketë asnjë problem. Por nëse keni paralelisht dy lidhje, ose nëse nuk ju bind dikush, ruhuni nga polemikat që mund të lindin në datat 17, 18, 24 ose 26. Çiftet e ndara në pranverë do të debatojnë për para. Çiftet që janë dhënë pas punës dhe fëmijëve, tani duhet të gjejnë pak qetësi, intimitet dhe bashkëpunim. Martesat në krizë duhet të bëjnë shumë kujdes, pasi do të rikthehen momentet e tensionit të fortë.
BRICJAPI: Do të kapërceni vështirësi dhe mosmarrëveshje të vogla, pasi dashuria nuk do të ketë më pengesa. Tetori është muaji i duhur nëse doni të përjetoni një pasion të zjarrtë. Data 19 është fatsjellëse për ju, por edhe ditët e fundit të tetorit do të ndodhë diçka emocionuese ose e rëndësishme në fushën e ndjenjave. Historitë e forta nuk kanë pse druhen, por do të kenë një surprizë të vogël. Tetori është muaj interesant për ata që duan të martohen ose të bëjnë një fëmijë.
UJORI: Ujori kërkon të sistemohet në planin sentimental. Ata që kanë një lidhje të bukur duan ta zyrtarizojnë atë, ndërsa ata që janë vetëm do të vazhdojnë me këtë status deri kur të gjejnë dikë për një lidhje serioze. Atyre që bashkëjetojnë prej vitesh me një Ujor, do t’u duket papritur ndryshe nga zakonisht. Po ndryshon diçka jo vetëm në sjellje, por edhe në mënyrën si e përjetoni dashurinë dhe jetën në përgjithësi. Tani Ujori është më i parashikueshëm, përllogaritës, më pak i shpërqendruar, vëzhgues i gjithçkaje që ndodh rreth tij. Madje është edhe më xheloz.
PESHQIT: Për marrëdhëniet kalimtare nuk ka shumë probleme, mjafton të mos i merrni shumë seriozisht e të argëtoheni. Por ata që kërkojnë dashurinë e jetës mund të ndihen të zhgënjyer ose të pasigurt nga njohjet e reja. Gjithsesi, nëntori do të jetë më i favorshëm në këtë drejtim. Mundohuni të mos e vini në dyshim një ndjenjë që do të lindë në javët e ardhshme. Bëni durim, pasi gjërat do të ndryshojnë gjatë dy muajve të fundit të vitit.