Muaji tetor shënon kalimin e Marsit në retrogradë. Si do të ndikojë kjo në jetën tonë dhe cilat janë shenjat që do të preken më tepër?
Marsi mbizotëron instinktet “kafshërore” të mbijetesës, zemërimit, agresivitetit dhe seksit. Shenjat që do të ndikohen më tepër nga ky kalim i Marsit në retrogradë janë binjakët, virgjëresha, shigjetari dhe peshqit.
Gjatë muajit tetor, këto shenja mund të përjetojnë frustrim, të përfshihen në debate dhe të ndihen të bezdisur edhe nga gjërat më të vogla. Nuk ka vend për panik. Planeti Mars futet në retrogradë çdo dy vjet. Këtë vit, ai del nga retrograda në muajin dhjetor.
Çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjmë këtë periudhë?
– Nuk duhet të nisim projekte të reja.
– Nuk duhet të nisim asnjë konflikt.
– Nuk duhet të fillojmë asnjë aktivitet ligjor.
– Duhet të gjejmë mënyra për të kontrolluar zemërimin.
– Duhet të zgjerojmë rrethin e miqve tanë.