Ora e të vërtetës! Bëhuni gati ta përtypni të vërtetën e hidhur në rast se jeni ndër shenjat më pak të preferuara. Eh, e dimë…paragjykime, por ç’të bëjmë.
Pyetëm ndjekësit në Instagramin e Anabel Entertainemt se cilat janë shenjat që preferojnë më shumë dhe më pak, referuar raporteve që kanë me të tjerët. Shumë prej jush ndoshta mund të surprizohen kur të lexojnë se Dashi i zjarrtë dhe Demi kokëfortë renditen si dy shenjat më të pëlqyera. Dashi dhe Demi kanë grumbulluar plot 68% vota pozitive.
Me një diferencë të vogël, pas tyre vjen Peshorja. Duket se Peshorja – që karakterizohet nga simboli i peshores – di t’i mbajë mirë balancat me njerëzit dhe jo më kot është votuar me 67% vota pozitive.
Gaforrja, Luani, Shigjetari dhe Peshqit gjithashtu duken se kanë raporte të mira me shenjat e tjera, pasi siç mund ta shihni janë renditur me vetëm 36% vota negative. Pra, njerëzit nuk shqetësohen aspak nga dramat, vëmendja, hallakatjet apo shpërthimet emocionale, sepse këto shenja janë më shumë se kaq.
Pranë tyre, me një diferencë të vogël në përqindje renditen “njerëzit akull” të zodiakut, dora vetë: Virgjëresha, Bricjapi dhe Ujori.Siç duket, pavarësisht të qenit (në dukje) të ftohtë, natyra racionale dhe të prerë në mendimet dhe gjykimet e tyre, këto shenja gëzojnë pëlqim nga pjesa dërrmuese.
Tani futemi në zonën e nxehtë. Nëse jeni Binjakët, na vjen keq t’ju themi se nuk jeni ndër të preferuarit. E dimë, as ne nuk e kuptojmë, por kjo është jeta.
Dhe i fundit, me përqindjen më të lartë të votave negative, i madhi, misteriozi, dominanti, thumbuesi…Akrepi. Ne nuk duam ta komentojmë këtë. Ju e dini vet ju ku çalon puna dhe pse njerëzit nuk ju pëlqejnë zakonisht.