DASHI: Në aspektin e ndjenjave situata parashikohet e mirë. Dikush do të kuptojë se ka humbur mendjen për një person që e sheh mjaft shpesh, ndoshta një koleg ose një shok klase. Ata që janë të përkushtuar në një lidhje do të përjetojnë momente pasioni të shfrenuar. Puna do t’ju duket e mërzitshme. Fundjava do të jetë emocionuese dhe e mbushur me udhëtime.
DEMI: Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes. Nëse keni debate në familje, është më mirë të mos reagoni dhe të mos humbni durimin. Mbrëmjet do t’i kaloni bukur, edhe nëse do të preferoni të qëndroni në shtëpi duke parë televizor dhe duke gërhitur në divan për një kohë të gjatë. Do të lakmoni shumë në të ngrënë, por përpiquni të lëvizni dhe të pini sa më shumë ujë.
BINJAKËT: Do të ndjeni një ngacmim në zemër për një person të veçantë. Ata që janë të martuar ose kanë vite që bashkëjetojnë do të donin që partneri i tyre të ishte më pak debatues dhe më shumë romantik. Ndoshta marrëdhënia është konsumuar ose shijet tuaja kanë ndryshuar. Kujdes me shpenzimet këto ditë, mbani nën kontroll dëshirën për të bërë blerje të panevojshme. Fundjavën do ta kaloni me familjen. Do të bëni takime të paharruara.
GAFORRJA: Kohët e fundit duket se me zor e toleroni partnerin ose ndjeni që nuk ju kupton. Mundohuni të mos mbylleni në vete dhe të rigjallëroheni, duke u marrë me gjërat që i keni lënë pas dore prej kohësh. Në aspektin profesional i keni vënë vetes një synim dhe prisni që t’ju hapen rrugë të reja të suksesshme. Bëni më pak thashetheme dhe jini optimistë. Lexoni më shumë dhe kujdesuni për dietën tuaj. Në fundjavë do të argëtoheni.
LUANI: Në dashuri do të jeni të pasionuar dhe të kuptueshëm. Hijeshia juaj do t’i bëjë për vete të tjerët. Do t’ua hapni zemrën familjarëve ose miqve tuaj. Një person që e njihni mirë ka ndjenja të fshehta karshi jush. Në aspektin profesional do t’ju duhet të bëni plane afatgjata dhe gjithashtu do t’ju duhet të krijoni kontakte të reja, sepse do t’ju ndihmojnë në të ardhmen.
VIRGJËRESHA: Kjo javë e fundit e tetorit do të kërkojë disa përpjekje nga ana juaj. Mund të lindin pengesa, ngjarje të paparashikuara apo vonesa, për këtë arsye do të ishte mirë t’i mbani sytë hapur. Nuk duhet të nënvlerësoni askënd dhe asgjë, as në dashuri, as në zyrë apo shkollë. Ata që merren me krijimtari do të kenë një periudhë bllokimi, por nga nëntori situata do të ndryshojë për mirë.
PESHORJA: Ju pret një javë tjetër e ngarkuar me punë dhe angazhime, por do të ndiheni mjaft energjikë. Motivimi nuk do t’ju mungojë, ndoshta sepse ëndrra juaj e fshehtë do të bëhet realitet në nëntor. Mes punëve tuaja të shumta nuk duhet të lini pas dore të dashurit tuaj. Mos rrini zgjuar deri vonë dhe lexoni më shumë libra. Kujdesuni për shëndetin, pasi hera herës do të ndieni dhembje koke.
AKREPI: Yjet ju këshillojnë që këto ditë të merreni më shumë me shtëpinë dhe familjen. Jeni në pritje të diçkaje që do të vijë shumë shpejt dhe më në fund situata do të qetësohet. Për t’i bërë ballë çdo të papriture, mundohuni të planifikoni me kujdes çdo gjë. Mbani parasysh që të bëni vizita mjekësore, kontrolle, analiza të përgjithshme. Dikush mund të kontaktojë me ju për një çështje të rëndësishme.
SHIGJETARI: Mund të keni këtë javë probleme shëndetësore, por asgjë alarmante. Për shkak të stresit që po përjetoni dhe problemeve të shumta, mund të keni dhembje të forta koke ose dhembje stomaku. Po hasni vështirësi për t’ia dalë mbanë, por mos e humbni durimin dhe përpiquni më shumë. Nëse ndjeni që nuk ia dilni dot, delegoni detyrat, veçanërisht punët e shtëpisë.
BRICJAPI: Gjatë javës gjithçka do të shkojë mirë, edhe nëse ndonjë vonesë apo e papritur mund t’ju prishë planet. Ju jeni të përpiktë, kështu që mund të zemëroheni nëse gjërat nuk shkojnë siç shpresoni. Ata që janë të papunë duhet të bëjnë përpjekje për të bërë përpara. Në aspektin e ndjenjave do të keni fat. Do të arrini ta gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin.
UJORI: Gjatë kësaj jave do të jepni maksimumin tuaj, për ta mbyllur tetorin me rezultate të mira. Do të mendoni për një person të caktuar, që nuk e keni parë për një kohë të gjatë, Por mos u bëni shumë nostalgjikë dhe organizoni diçka emocionuese për të bërë në fundjavë ose për Hallouin. Në punë situata parashikohet e mirë.
PESHQIT: Ju pret një javë shumë interesante. Keni pasur shpenzime të mëdha, të cilat jua zbrazën llogarinë. Mundohuni t’u rezistoni tundimeve dhe të ruani ekuilibrat. Do më shumë se një muaj që të vijë Krishtlindja, por më mirë përgatituni paraprakisht për të kursyer para. Një anëtar i familjes suaj do të ketë nevojë për ju. Fundjavën do ta kaloni këndshëm.